[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 11:
Bërja e shenjës së Kryqit mbi veten tonë është shprehje shumë e thjeshtë e një lutjeje personale si edhe një dëshmie të besimit tonë të krishterë orthodhoks.
E bëjmë Kryqin për të shoqëruar lutjet tona të përbashkëta në kishë, por edhe lutjet personale në shtëpi, në kishë e kudo që ndodhemi. E bëjmë kur ngrihemi nga gjumi dhe kur biem në gjumë, kur dalim nga shtëpia, kur kalojmë para kishave, kur fillojmë dhe kur mbarojmë aktivitetet tona, para dhe pas ngrënies e pirjes, në çdo lajm dhe situatë: të vështirë, të hidhëruar, të frikësuar, të gëzuar, kohë e pa kohë, kur të duam dhe sa herë të duam. Dita dhe nata e besimtarit fillon dhe mbaron me bërjen e shenjës së Kryqit.
[[Skeda:Berja e kryqit.jpg|right|thumb|Berja e kryqit.jpg|160px]]
 
Fillimisht, bashkojmë tre gishtërinjtë e parë të dorës së djathtë (fig.1), duke pohuar kështu besimin tonë në një Perëndi, që është njëkohësisht tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Dy gishtërinjtë e tjerë, që takojnë tek pëllëmba (fig.1), simbolizojnë dy natyrat e Zotit tonë Jisu Krisht: atë hyjnore dhe atë njerëzore. Në këtë mënyrë bëjmë një pohim simbolik të besimit tonë të krishterë orthodhoks. Pastaj i vendosim tre gishtërinjtë në ballë (fig.2), duke treguar se e duam Perëndinë me të gjithë mendjen tonë dhe se i kushtojmë Atij të gjitha mendimet tona. Pas kësaj i vendosim në bark (fig.3), duke treguar në mënyrë simbolike se i kushtojmë Zotit të gjitha dëshirat dhe ndjenjat tona. Së fundi, i sjellim te supet, në fillim tek i djathti (fig.4), pastaj tek i majti (fig 5), duke pohuar kështu se edhe çdo aktivitet yni trupor i përket Atij.
Shenjën e Kryqit ta bëjmë saktë, jo mekanikisht, jo me nxitim, por me ndjenjë, me shpresëtari, me frymë lutëse dhe pa ndrojtje.