[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
== Historia ==
== Kuptimi dhe fuqia ==
{{pp}}
{{POV}}
{{joref}}
Kryqi është simbol i Jisu Krishtit, i Kishës dhe i të krishterëve. Me Kryqin kujtojmë dhe përjetojmë dashurinë e madhe të Perëndisë dhe flijimin e Zotit tonë Jisu Krisht për të gjithë njerëzit, prej të Cilit rrjedh hiri, shenjtërimi dhe shpëtimi i njeriut.
Kryqi ka shumë fuqi dhe hir, sepse fuqia dhe hiri shenjtërues i Krishtit, kur u kryqëzua, i kaloi në mënyrë mistike dhe të pakonceptueshme Kryqit të Tij të nderuar, “edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit tonë...”. Kryqi, nëpërmjet Krishtit, nga mjet dënimi u bë mjet shpëtimi, nga simbol mallkimi u bë “zhdukje e mallkimit të lashtë”, ku dhe na u falën mëkatet e fajet tona (Kol. 2:14), (Vep.13:38), (2Korint.5:18-20). Kështu Kryqi u bë shenjë e pajtimit tonë me Perëndinë, shenjë fuqie dhe mbrojtjeje, shenjë bekimi dhe shpëtimi, shenjë fitoreje mbi vdekjen, mbi sëmundjet dhe mbi demonët, prej të cilit edhe dridhen. U bë shenjë lutjeje dhe ndriçimi, shenjë paqeje dhe gëzimi, shenjë falënderimi dhe lavdërimi.