[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 4:
 
== Gjenealogjia ==
Nga viti 1481 deri në vitin 1538 sanxhaku i Vlorës është mbajtur për një "Serhad sançagi" dhe autoriteti i tij më i lartë si një "serhan bej" (serhad = turq. kufi). Sanxhakbeu ishte komandant i trupave turke të sanxhakut, sidomos të zonës bregdetare midis Durrësit e Prevezës; sepse atë kohë, administrata civile e përfaqsuar nga kadiu, kishte një peshë shumë më të vogël dhe Vlora ishte nën urdhrat e marinës ( të Kapidan-i Derga-it). Kur Sulejmani i Madh, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri (1538), organizoi administratën civile, sanxhaku i Vlorës u vu nën varësinë e zyrës së vezirit të madh. Sanxhakbeu quhej tani përfaqsues i Sulltanit (mëkëmbës). Këtë post e kanë mbajtur dhe trashëguar thuajse pa ndërprerje (nga 1481 deri në 1828) jo vetëm "de jure", por edhe "de facto" anëtarët e kësaj familje. Kjo vazhdimësi pushtetarësh e forcoi kaq shumë pozitën e familjes në sytë e popullit dhe të Portës, sa edhe kur njëri dhe tjetri anëtar i familjes ndëshkohej (Jusf pasha (Deli) dhe Ismail pasha (Velobishti) u varën më 1634 dhe 1763), pasardhësi i tyre zgjidhej pothuajse gjithmonë nga farefisi i tyre (më 1640 Hasan beu, nipi, më 1666 Jusuf pasha nip i Deli Jusuf Pashës së varur, më 1765 Mahmut beu, kushëri i Ismail pashës së dënuar)<ref name="ebv">Eqrem bej Vlora: Kujtime 1885-1925, botime "IDK", fq. 37-38.</ref>.
 
Shtatë vite para se bashkëkombësi i shumënjohur, emrin e të cilit jemi mësuar ta shkruajmë e themi në formën [[Ismail Qemali]], të bëhej kryetari i shtetit të parë shqiptar dhe për pasojë një person mjaft i rëndësishëm pushteti, zëvendëskonsulli austriak në Vlorë, Dr. Ranzi, ka hartuar Pemën Gjenealogjike të familjes Vlora. Kjo ka ndodhur në 18 prill 1905. Fakti që është hartuar nga një i huaj dhe para se vetë kryeministri të hipte në një poltron ndikimi, e bën këtë skemë lidhjeje gjinore shumë më të besueshme.
Ky dokument u gjet sëfundi në Arkivin e Vienës dhe zbulimin e bukur e ka kryer studiuesi nga Kosova por banues në Austri, prof.dr. Eqrem Zenelaj. Ai tashmë e ka përfshirë në faqen 381 të librit të botuar e promovuar këtë vjeshtë në Prishtinë “Çështja shqiptare nga kendvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë, 1699-1918”.
 
Siç mund ta shihni të publikuar edhe në shoqërim të këtij shkrimi pemënPemën gjenealogjike të familjes Vlora dr. Ranzi e ka ndërtuar nga paraardhësi i parë, themeluesi i kësaj dinastie, Sinan Pasha, deri tek brezi i Ismail Qemalit. Gjeneratën e mëpasshme e ka regjistruar shkurt, vetëm me numrin e fëmijëve. Për tetë breza (Sinan Pasha, Sulejman Pasha, Jusuf Pasha, Ali Pasha, Jusuf Pasha, Ali Pasha, Sulejman Pasha-Selim-Ali, Kapllan Pasha) edhe pse niveli i hierarkisë në Perandorinë Osmane dëshmon kuotë të lartë, deri tani nuk ka të dhëna. Protagonizmi i spikatur i kësaj famileje jep më në fund informacion në gjeneratën e njëmbëdhjetë. Kështu Ibrahim Pashë Vlora nga viti 1787 deri më 1810 ka qenë sanxhakbej i qytetit të Vlorës. Për të kanë dëshmuar pozitivisht në libra e dokumente konsullorë Pouqueville, Alexandre Dumas (babai) si edhe Sami Frashëri. Ky shkruan se “Është nga familja e vezirëve të kasabasë së Vlorës të Shqipërisë..” Më tej e vlerëson si “personalitet shumë të çiltër, të ndershëm e të moralshëm”. Saktëson se dy nga vajzat e tij u martuan me dy djemtë e Ali Pashë Tepelenës, Myftarin dhe Veliun.
Ismail Bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit) në 7 nëntor 1828 ka qenë në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Madh Ndërkrahinor të Beratit. Sipas studiuesit Dritan Egro (“Rrënjët e nacionalizmit shqiptar”) “Në një letër të datës 29 nëntor 1828, drejtuar pjesëtarëve të elitës shqiptare të kohës, Ismail bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit) i drejtohet Sulejman bej Konicës, Tahir aga Abazit (një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ali Pashës), Veli bej Grebenesë dhe krerëve të tjerë shqiptarë të viseve të jugut të Shqipërisë dhe u propozon që ata të mos merren me shtypjen e kryengritjes greke, siç ishin urdhëruar nga Porta e Lartë, por u kërkon që të takohen në qytetin e Beratit “për të diskutuar për avenirin e Shqipërisë me kushtin që atje të bisedojmë si bij të denjë të këtij vendi”. Ismail bej Vlora u vra pabesisht nga një hierark dhe i dërguar i lartë i Perandorisë në 5 janar 1829, në Janinë.
[[Mahmud bej Vlora]] (babai i I.Q.) ka qenë një ndër krerët kryesorë të kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit. Pas shtypjes së saj u arrestua dhe u internua në Konia të Azisë së Vogël. Ndërkaq familja e tij bashkë me Ismail Qemalin u internua në Selanik. Selim Pashë Vlora po ashtu ka spikatur si një ndër krerët kryesorë të kësaj kryengritjeje. Edhe ai u internua në Thesali. Nuk mungon me veprimtarinë e tij kombëtare as Mustafa Pashë Vlora, një nga eksponentët kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, anëtar i Komitetit të Fshehtë të Janinës dhe i Komitetit Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare (i njohur me emrin “Komiteti i Stambolli”). Ka qenë po ashtu anëtar i delegacionit që do të paraqiste dhe mbronte përpara Portës së Lartë rezolutën e nënshkruar nga Kuvendi i Dibrës (1 nëntor 1878), e cila përmbante po ato kërkesa që shtroheshin në programin e Komitetit të Stambollit. Mustafa Pashë Vlora ka vepruar për Lidhjen e Prizrenit edhe si kryetar i degës saj në Vlorë. Pas shtypjes se Lidhjes u arrestua dhe u internua ne Çarmakkala, ku u mbajt në një kështjellë për tre vjet i mbyllur.
Janë shumë të dukshme kontributet për çështjen kombëtare dhe pavarësimin e Shqipërisë edhe nga Syrja bej Vlora dhe i biri i tij, i dituri Eqrem bej Vlora. Një pjesëtar tjetër i familjes Vlora, Ferid Pashë Vlora, në vitet 1903-1908 ka qenë Vezir i Madh i Perandorisë Osmane, dhe para kësaj qe ministër i brendshëm. Ndërkohë njëkohësisht edhe anëtar i Shoqërisë i të Shtypurit të Shkronjave Shqip. Nuredin bej Vlora, patriot i shquar edhe ky, ka vepruar si kryetar i bashkisë së Vlorës në 1920. Duke i qendruar në krah babait të tyre për të gjithë periudhën më intensive në dobi të çështjes shqiptare (1900-1919) nuk mund të veçohen nga prestigji i lartë kombëtar edhe dy djemtë e Ismail Qemalit, Et’hem dhe Qazim bej Vlora. Edhe më pas atdhetarët e kësaj familjeje nuk mungojnë. Vijnë të plotë e të pajisur me këtë dinjitet të paktën dyqindvjeçar edhe ata që jetojnë sot. Kurrkush prej tyre nuk i ka thyer shpinën atdheut të vet.<ref>[http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=89438 Gjenealogjia e Vlorajve]</ref>
 
== Burimet ==