Dhimitër Tutulani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Dhimitraq Tutulani''', (1875-1937) i njohur ndryshe Taq Tutulani ose Dhimitër Tutulani ishte avokat shqiptar nga [[Berati]]. Ai ishte nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë]].
 
Përfundoi gjimnazin “Zosimea” në Janinë e më tej vazhdoi studimet për jurist në Athinë. Pas përfundimit të shkollës, u kthye në Berat, ku filloi të punojë si avokat. Këtu ndihmoi lëvizjen patriotike, duke u bërë bashkëpunëtor i veprimtarëve dhe idealeve kombëtare. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Dh. Tout.”. në dhjetor 1918 ishte delegat në Kongresin e Durrësit, ndërsa afërsisht dy vjet më vonë mori pjesë si delegat në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]]. Në vitet `20 të shek. XX, përkrahu politikën e Fan Nolit dhe më 1925 u zgjodh kryetar i [[Bashkia Berat|Bashkisë Berat]]. Mori pjesë edhe në formimin e kishës autoqefale shqiptare, që doli nga Kongresi i Beratit, më 1922. Vdiq në Berat, duke lënë të shkruar në testament se një pjesë të pasurisë së tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, mirëqënie, etj.
 
Dhimitër Tutulani ishte kryetar i [[Bashkia Berat|Bashkisë Berat]] në vitin 1925.
 
[[Kategoria:Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë]]