Nikollë Kaçorri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 20:
== Jetëshkrimi ==
 
Dom Nikoll Kaçorri u lind në fshatin Krejë, Lurë në vitin [[1862]]. Fshat ky që ndan dy krahina të mëdha: atë të [[Rrethi i Dribrës|Dibrës]] dhe [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]], dhe si për ironi të dy besimeve fetare që perfaqsoheshin në këto dy krahina<ref name="DN">[http://www.revistakuvendi.net/Personalitete/1008.html]</ref>. Rridhte nga një familje, me babain katolik, ndërsa nëna me besim mysliman.
 
Falë zgjuarsisë dhe dëshirës për t’u shkolluar, Nikolla i vogël ra në sy t'arkipeshkvit të Durrësit n'atë kohë, imzot Ambrosio, gjatë një vizite në Lurë, i cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshtar.
 
Më 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Me kalimin e kohës kompletohet me shkollë të rregullt, kulturë të lartë duke mbaruar në vitin 1890 në Zvicër për teologji, politikë, filozofi e magjistraturë me nota të shkëlqyera, kjo gjithçka me ndihmën e kishës dhe priftërinjve<ref name="K">[http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=10456 Dom Nikollë Kaçorri, prifti katolik që festonte Pashkë e Bajram]Nga Gjin Kaçorri</ref>. Ai ishte sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër asokohe në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “''Kryqin e artë''”, “''Për Kishë dhe Papë''”. Emërohet Ipeshkv. Shpejt avancon, ishte ndër të parët në organizimin e shoqërive patriotike "Vllaznia", "Bashkimi" Durrës (1907 -1909). Atje takoheshin intelektualët më me zë duke veçuar bashkëpunimin e ngushtë me [[Abdi Toptani]]n dhe [[Mustafa Kruja|Mustafa Merlikën]]<ref>«Shqiptari» i 1912-s e shqiptarizma në qarkun e Durrsit, Mustafa Kruja; marrë nga «Shêjzat» 1973</ref>, duke patur si problem primar dhe imediat – rilindjen e Shqipërisë, arsimimin dhe gjuha shqipe. Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Pajis popullin me 500 armë, armë që u shpërndanë në Kthellë të Mirditës. Në bashkërendim me [[Gjin PjetrinPjetri]]n e Skurajve, si askush tjetër, i paraprin shpalljes së pavarësisë, duke udhëhequr me pushkë e penë kryengritjen mbarëkombëtare nga veriu në jug, në gjithë Shqipërinë etnike.<ref name="K" />
Më 1908, Kaçorri mori pjesë në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]]. Në vitin [[1909]] mori pjesë në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin Kombëtar të Elbasanit]] i cili synonte të korigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kaçorrit, sulltanit iu bë ferrë në sy dhe ai e priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta burgosur. Edhe pse i ndjekur e i përndjekur, Imzot Kaçorri nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me çetat kryegritëse, sidomos ato që vepronin në zonën e Kurbinit dhe në Malësitë e Kthellës, ku përfshihej edhe vendlindja e tij, Lura<ref name="Dg">[http://tribunashqiptare.com/news/136/ARTICLE/5218/2010-11-21.html Imzot Nikollë Kaçorri, nënkryetari i harruem i Qeverisë së Vlonës 1912], nga [[Daniel Gazulli]].</ref>. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla boton gazeta “Dielli”<ref name="NK">[http://www.revistakuvendi.net/Personalitete/1004.html Imzot Nikollë Kaçorri - figurë e ndritur e Kombit Shqiptar] nga [[Paul Tedeschini]]</ref>.
Gazeta “Dielli” e dates 8 Nentor 1911 shkruan:
:”''Me 15 të Dhjetorit u knduen në gjykatore të Durrësit letrat që paten ardh të prishuna preji temizit të Stambollit, me 17 vazhdoi gjygji përsëri porë pa lën shum me folë të ndershmin prift atdhetar, dhe pa thirr njeri si dëshmitar. E dënuen përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobe. Avokati mbrojtes, zoti Talib Efendiu nga [[Gjirokastra]] kërkoji të zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit, dhe e bâni temiz (apel) për së dyti por gjygji nuk e liroji''.”
Rreshti 36:
Në Durrës gjendja e tij bahej gjithmonë e ma e vështirë: Ishte një paradoks, po ai u gjend në mes dy zjarrëve, pushtetarëve otoman, që e kishin përherë nën mbikqyrje, e në bashkpunim me ta edhe nga dhespoti i Kishës Ortodokse, Jakovi. Popullsia muslimane e Durrësit dhe e Shijakut, edhe pse e ndërsyeme liksht kundër tij nga turqit, nuk e tradhëtoi kurrë, po përkundrazi, e mbështeti, e mbrojti, shpesh herë edhe me armë.
Ishte Imzot Kaçorri ai që priti delegacionin e mërgatës, që arriti nga Trieste me datë 22 Nëntor 1912. Durrësi ishte parashikuar nga atdhetarët si qyteti ku do të bëhej Shpallja e Pavarësisë. Por trazirat dhe trupat serbe n'afrim nuk lejonin qetësi. Bashkëkohësit e përshkruejnë si një klerik jo fort paqësor: Ishte kohë kryengritjesh për liri dhe meshtari nuk i shmangej as luftës së armatosun<ref name="Dg" />.
Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmosi [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|dokumentin e pavarësisë]] me siglën “Kaçorri”“''Kaçorri''”. Në mbledhjen e 41 delegatëve që kishin mbërritur në Vlorë, atdhetari Nikollë Kaçorri ngrihet e thotë:
:"''Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o dekë''!"
Këto thirrje u bënë himn për të gjithë pjesëmarrësit. Në këtë moment mund të themi se del si figurë më lart se bashkëpunëtorët e tij dhe ka plotësisht të drejtë historiani dhe studiuesi i mirëfilltë, lurasi Sali Ajazi që e ka përcaktuar si "politikan të nxehtë", por rezultativ në momente sfide dhe kritike. "''Sot'', – përgjigjet me lot në sy plaku i nderuar Ismail Bej Vlora, – ''në mes të një gëzimi të papërshkruar shpallet pavarësia e Shqipërisë''."<ref name="K" />