Ndryshimi mes inspektimeve të "Nikollë Kaçorri"

ska përmbledhje të redaktimeve
 
Tragjedia personale e Imzot Kaçorrit do të vazhdonte. Një mur heshtjeje, i plumbtë, u vendos përreth tij. Deri më 1962, që përkonte me 50-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, emni i tij u harrue plotësisht. Në atë përvjetor u përmend për herë të parë qysh prej vitit 1944. E si shpërblim e fyen deri në palc: Për veprimtarinë e tij atdhetare ndër ma të shquemet e dekoruen me urdhënin fyes "''Për veprimtari patriotike e klasit të dytë''"! Në përmendoren e Pavarësisë nuk u paraqit truporja e tij. Në asnjë vepër arti, aq të shumta për Pavarësinë, nuk u pikturue fytyra e tij. Në faksimalin e Aktit të Pavarësisë u arrijtë deri atje sa iu hoq firma. Në filmin “Nandori i dytë”, kushtue Shpalljes së Pavarësisë, del vetëm një herë, po jo në ballkonin ku u valëvit Flamuri i shejtë. Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, faqe 440, Imzot Nikollë Kaçorrit i kushtohen vetëm 27 gjysma rreshtash, prej të cilëve katër rreshta për një shpifje bajate ndaj Klerit Katolik. Vetë zani “Shpallja e Pavarësisë” (faqe 1031) ka vetëm 17 rreshta të një kolone.<ref name="DN" />
 
[[Figura:Busti i Nikoll Kacorrit.jpg|thumb|150px|left|Busti i Nikoll Kaçorrit]]
 
== Çështja e eshtnave ==