Ismail Qemali: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1124577 i bërë nga 79.106.106.61 (diskutimet)
Rreshti 26:
Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (epopeja e [[Rapo Hekali|Hekalit]], [[Zenel Gjoleka|Gjolekës]] - 1847), [[Mahmud bej Vlora]], si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Konjë, ndërsa gratë në [[Selaniku|Selanik]] - kur Ismail beu ishte katër vjeç. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1852, kur u liruan, Mahmud beu, «fisnik dhe idealist» ─ siç e quan [[Eqrem Bej Vlora|Eqrem bej Vlora]], e regjistroi të birin në gjimnazin «[[Zosimea]]» pranë të ungjit Mustafa pashë Vlorës, në [[Janinë]] më 1855, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar europian. Mustafa Pasha ish në at kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt (Ismail Pash Tepelenës) që ish bërë ndërkohë Valí.
Edhe i ati, Mahmut beu nuk qëndroj dot në Vlorë. Për të përballuarë shpenzimet (Ylefet) e vullnetarvet që mblodhi (ngjarja e Grivës 1854) me urdhër të qeverisë, që nuk e pagoj, u detyrua të shesi pasurinë e fundit që i kish mbetur (çifliqet Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj, Picar edhe shkoi në Stamboll për të siguruarë këthimin e të hollave që kish për të marrë. Nuk bëri dot gjë.
Shkoi në Athinë. Atje gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qëndroi gati dy vjet. Vdiq në Stamboll më 1866.
Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frengjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas rregjistrave të «[[Zosimea]]s», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në [[Janinë]], me mesues privat, mësoi arabishten dhe persishten.
 
[[Skeda:Ismailqemal01.jpg|thumb|left|300px|Ismail Qemali në moshë të re]]
== Fillimet e karrierës në administratën shtetërore ==