[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: st:Chile
No edit summary
Rreshti 8:
Kili ka një popullsi prej 17 milion banorësh dhe kryeson vendet e Amerikës Latine në listat të cilat masin indeksin e zhvillimit ekonomik, mirëqënien sociale, lirinë e medias, dhe renditet më ulët nga çdo vend tjetër i rajonit në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Në Maj të 2010 Kili u bë vendi i parë anëtar i OECD nga Amerika e Jugut.
 
== HistoriaVeçoritë Natyrore ==
 
Kili është shteti më i shtrirë në botë në drejtimin veri-jug, duke u zgjatur përreth 4300 km nga zonat e nxehta e të thata tropikale, në veri, deri në kepin Horn (pika jugore e kontinentit) ku klima është shumë e ftohtë.
 
Territori kilian zihet, në pjesën më të madhe, nga malet e Andeve, ku ndërmjet vargjeve të tyre ndodhen shumë rrafshnalta të rrethuara nga maja malesh të lartë (në Andet veriore, ato ngrihen shpesh mbi 6000 m). Në pjesën veriore të Kilit, në një rrafshnaltë me sipërfaqe të madhe, shtrihet shkretëtira e [[Atakama|Atakamës]] ; në pjesën qendrore zgjatet për rreth 1000 km një luginë ndërmalore; në jug Andet, që zbresin butësisht në drejtim të oqeanit, janë të copëtuara nga fjorde të mëdha.
 
== Politika ==