Gjon Nikollë Kazazi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
Gjatë një vizite më 1743 në Romë, Kazazi si ipeshkvi i Shkupit, në biblotekën e Kongregacionit për Përhapjen e Fesë ([[Congregatio de Propaganda Fide]]) kishte hasur në ekzemplarin e vetëm të Mesharit të Gjon Buzukut. Kazazi veprën e vjetër e përshkruante si "një libër të përdorur ndër vite për mesha". Pastaj ai bëri një kopje të cilën ia dërgoi themeluesit të Seminarit të Shqipes në Palermo, Gjergj Gjyzetës (Giorgio Guzzetta - (1682-1756)) dhe nga fundi i shekullit XVIII, Meshari gjendej te Kardinali Stefan Burgia (Stephan Borgia) e më vonë, në Biblioteken e Vatikanit.<ref>[http://www.elsie.de/pdf/articles/A2007BuzukuOpfer.pdf Gjon Buzuku: Opfer der Inquisition?]</ref>
 
Gj. N. Kazazi eshte i pari studiues shqiptar, qe beri hulumtime ne [[Arkivin Sekret te Vatikanit]] gjate vitit 1744. Qe prej ketij viti deri ne vitet '90 te shekullit XX, nuk ka pasur studiues te tjere shqiptare ne kete arkiv
 
Nga katekizmi i Kazazit :
 
: Lutjet e Mëngjesit
: Po të falem o Zot i vërtetë,
: e po të bindem,
: e po të due me gjith zembër. Po të falem
: nders se më ke kriuom e më
: ke çperblem e më ke ruojtun këtë natë
: prej ndonji mortje së pakujtueshme.
: Ty, o Zot po t’i falinj gjith(a) kujtimet e mija
: e po të lutem të më ruojsh
: sod e për gjithë herë prej gjith fajesh
: e mpkatesh...
 
Megjithate, i lartpermenduri deshmitari Feliks Mandini, deshmon me rastin e emerimit te Kazazit si kryeipeshkv te Shkupit, se ai kishte 16 vjet qe kryente detyren e priftit. Nga kjo deshmi mund te mesojme se Kazazi i mbaroi studimet ne vitin 1727, dhe se po ate vit u shugurua prift.
Line 23 ⟶ 24:
Duke perfunduar studimet, Kazazi doktoroi ne filozofi dhe teologji. Me t'u kthyer ne kryeipeshkvine e Shkupit, kryeipeshkvi Mikel Suma, e emeroi ate misionar ne Prizren. U transferua nga Prizreni ne Gjakove per sherbim pastoral, te cilin e kreu se bashku me don Anton Teodorin. Me pas, Mikel Suma e emeroi Gj. N. Kazazin si vikar gjeneral, ngaqe dallohej per zgjuarsi dhe mencuri te vecante, ndersa ne nje relacion nga viti 1735, kryeipeshkvi Suma shkruan se don Gjoni ishte misionar dhe vikar gjeneral ne Gjakove. Pas largimimit te Mikel Sumes me nje pjese te besimtareve nga kryeipeshkvia e Shkupit, ishte Kazazi ai qe e drejtoi ate kryeipeshkvi nga viti 1737. Me siguri me propozimin e V. Zmajeviqit, Kazazi u emeruar vizitator apostolik i kryeipeshkvise se Sofjes dhe ipeshkvise se Nikopolit ne Bullgari.
 
Propaganda Fide e dekretoi Gj. N. Kazazin kryeipeshkv te Shkupit me 12 maj te vitit 1743. Me dekretin e dates 23 shtator 1743, papa Benedikti i XIV te, e njohu Gjon Nikolle Kazazin si kryeipeshkv te Shkupit. Ishte kardinal Portokarrero, ai qe e shuguroi ate si kryeipeshkv te Shkupit, me 29 shtator te vitit 1743, ne Rome. Pallium in e mori me 16 dhjetor 1743. Gjate qendrimit ne Rome, ne vitin 1743, Gj. N. Kazazi zbuloi ne Biblioteken e Propagandes Fide te vetmin ekzemplar te ruajtur deri me sot te Mesharit te Gjon Buzukut, te botuar ne vitin 1555. Po ate vit, 1743, botoi edhe katekizmin e tij : "Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l'utilita, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione" shtypur ne Rome nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide.". Kryeipeshkvi Gj. N. Kazazi u perpoq, kur kishte mundesi, te kryente personalisht vizitat "ad Limina Apostolorum" keshtu qe personalisht ka vizituar "pragun e bazilikes se Apostolit te Pare,", me 14 prill 1744. Te njejten dite vizitoi edhe Baziliken e Shen Palit ne rrugen e Ostias. Kryeipeshkvi Kazazi ishte ne Rome ne vitin 1750 per here te fundit dhe me ate rast beri personalisht viziten "ad Limina" ne Baziliken e Shen Pjetrit me 2 prill te vitit 1750. Po te njejten dite ka vizituar edhe Baziliken e Shen Palit ne rrugen e Ostias. Gj. N. Kazazi, kryeipeshkvi i Shkupit, vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lene gjurme te pashlyera ne historine e albanologjise si zbuluesi i pare i librit me te vjeter te shtypur, te njohur deri me sot.
 
Marrë nga: [http://www.gjakova.us/sq/index.php/personalitete/53-gjon-nikolle-kazazi]
 
== Referenca ==
* Marrë nga : [http://www.gjakova.us/sq/index.php/personalitete/53-gjon-nikolle-kazazi]
 
== Burimi i të dhënave ==
{{ref}}
 
Line 34 ⟶ 35:
 
[[Kategoria:Gjakovë]]
[[Kategoria:vdekjeLindje 17521702]]
[[Kategoria:Priftërinjë shqiptarë]]
[[Kategoria:lindjeVdekje 17021752]]
[[Kategoria:vdekje 1752]]