[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 95:
 
Një burim i rëndësishëm i pasurisë të qytetit në lagunë ishte monopoli mbi [[Kripa|kripën]], i cili kishte rëndësi të madhe në konzervimin e mishit dhe peshkut. Përveç kësaj, Venecia u ndez në importin e ushqimit kryesor të grurit, kështu që furnizimi i Italisë Veriore deri në kohën e re të hershme ishte e varur nga hajat e saj - një medium i prekshëm dhe shpesh i përdorur për të shantazhuar politikisht. Mallra të rëndësishme dhe prodhime luksoze nga [[Azia]] dhe [[Afrika]] si [[mëndafshi]], [[leshi]], fildishi, erëza, mjete ngjyruese dhe parfume u kthyen nga portet të [[Levanti]]t dhe [[Afrika veriore|Afrikës veriore]] në Venecia. Nga qyteti në këmbim kompletohej tregu me mallrat nga Evropa perëndimore dhe veriore - si [[ari]], [[argjendi]], qelibari, leshi, druri, [[kallaj]] dhe [[hekuri]], por edhe xhevahire të lëmuar, mallra xhami, medikamente dhe skllevër.
Për të siguruar tregun në det Venecia ndërtonte që nga viti 1104 një kantier detar, arsenalin, i cili shumë herë u zgjerua. Flotat këtu të ndërtuara shoqëronin konvojet të tregtareve dhe ishin në të njëjtën kohë mjet për të penduarulur piraterinë.
 
Në rrjedhën e [[kryqëzatat|kryqëzatave]] të para dhe e kushtëzuar nga privilegjet e saja tregtare, armiqësia ndërmjet venecianeve dhe bizantineve në [[Konstandinopoja|Konstandinopojë]] po rriteshin, deri në vitin 1171 kur venecianët duhej të largohen nga kryeqyteti bizantin. [[Kryqëzata e katërt|Kryqëzatën e katërt]] doxhi Enrico Dandolo ja drejtoj Konstandinopojës, e cila u pushtua dhe u plaçkit. Shumë thesare arti erdhën në këtë mënyrë në Perëndim, gjithashtu në vitin 1204 ''Quadriga'' në katedralen ''San Marco''. Po ashtu Venecia e përhapi perandorinë e saj koloniale me baza të shumta, sidomos [[Kreta]]. Nga kjo goditje megjithëse u hap një konflikt i gjatë me [[Gjenova|Gjenovën]], i cili ishte arsyeja për katër luftëra shkatërrimtare.
=== Fundi i Metropolit ===
Që nga ramja e Konstatinopolit (nga 1455, Stambolli), Vendeikut i duhej të bënte gjithënjë marrëveshje të reja me perandorin osmane, në të cilat i duhej të tërhiqej nga shumë pjesë lindore të Detit Mesdhe. Ndër marrveshje të njohura janë: Paqa e Shkodrës më 1479, me të cilën tërhiqet nga pjesa më e madhe e begdetit shqiptarë si Mali i Zi (Negroponte apo Euboa), Lemos, Shkodra (Skutari); Paqa e Konstatinopolit më 1502/03, ku humbë Durrësin (Durazzo) dhe Leopanto (Neupaktos); 1540: Naupila (Nauplion), Malvasia (Monemvasia);1573:Qipronë. Pas humbjes së Kretës (1645-69), pjesa e fundit në Mesdheun lindorë nën sundimin e Vendedikut mbetë Korfuzi, ishujt në Detit Jonë si dhe pjesa veriore e Dalmacisë dhe Istria. Gjatë viteve 1687-1715/18, Peleponei ishte përsëri pjesë e sunduar nga Vendeiku.
 
Pas pushtimit të Konstandinopojë në vitin 1453 nga [[Perandoria Osmane]], Venecia duhej t'ja lërë osmanëve në mënyrë graduale pozicionet e saja në lindjen të Detit Mesdhe. Rëndësia e saj u zhduk në vazhdimin të historisë sidomos nga zhvendosja e trafikut ndërkombëtar të tregtisë në [[Oqeani Atlantik|Oqeanin Atlantik]]. Monopoli mbi tregun të erëzave në [[Levanti|Levant]] u zhduk gjatë shekulli XVII përfundimisht. Si pikë kthese ishte [[Beteja e Lepantit]] në vitin 1571, ku Venecia luajti për herë të fundit një rol të rëndësishëm ndërmjet fuqive botërore dhe osmanëve. Humbjes së [[Qipro]]s (1571) ju rradhuan humbje të tjera, deri në vitin 1669 kur u lëshua edhe Kreta.
Në luftrat e zhvilluara për dominim mbi shtete/vendet italiane, Vendiku mbahet si një fuqi e pavarrur që nga 1494-ta, e mbështetur më së shpeshti përkrahë Francës, dhe ja arrinë të tregohet përball fuqisë së madhe të Habsburgëve, e posaqërisht të Habsburgëve të Austrisë në luften e Gradishës të zhvilluar gjatë viteve 1615-17.
 
Venecia e sundoi - veçanërisht prej vitit 1405 - të ashtuquajturën ''Terraferma'' dhe zotëronte në fund të shekullit XV mbi [[Veneto]]n e soçëm, [[Friuli-Venecia Xhulia|Friulin]] dhe një pjesë të madhe të [[Lombardia|Lombardisë]]. Arsyet e zgjerimit të pushtetit në kontinent ishte konkurenca e osmanëve, rëndësia në rritje të udhëve tregtare përmes rrafshinës së lumit [[Po (Lum)|Po]] dhe mbi [[Alpet]] në Evropën e mesme dhe veriore si dhe mundësia e prodhimit bujqësor në këto vende.
Gjetja e udhëve të reja detare për në Indi, tregëtarëve levant, që nga shekulli i XVIII-të, ju kishte mundësuar zhvillimin e industris së prodhimeve të luksusit nga qelqi, emaili, filigranti, ari, argjendi e mëndfshi. Vendediku pozicionohej rreptësisht neutral në lufrate e konfliktet që ndodhnin në Evropë. Diplomatët venetian kishin një rrespekt të lartë në oborret e sunduese evropiane. Në pikpamjet politike, Vendediku nuk luante ndonjë rolë të madh. Në shekullin e XVIII-të Venedikun e veçon, jeta shoqërore e nivelit të lartë.
 
Republika vendoste në politikën e jashtme në diplomati dhe një sistem informimi efikas. Pragmatizmi, kalkulimi i saktë dhe racionaliteti ishin zakonisht bazat të veprimit politik. Nga konfliktet ideologjike dhe fetare qëndrohej jashtë ku ishte e mundur. Venecia s'kishte probleme të përhershme as me [[Myslimani|myslimanë]] e as me [[Judaizëm|çifutë]], dihej të sigurohej më tepër përfitimi nga këto. Probleme kishte në rastin më të mirë me [[Papa|Papën]] në përpjekjet politike për epërsi dhe në politikën territoriale të karriges së shenjtë.
=== Humbja e Pavarësisë ===
 
Gjatë Revolucionit Borgjez Francez Venediku pushtohet më 14 maj 1797 si pjesë e fushatës së marshimit të Napoleon Bonopartit në Itali. Thirret ''Republika'', dhe sipas marrëveshjes së Paqes së Kampofornisë (Campoformio), më 1797, Venediku iu dha Austrise, si pjesë e cila duhej të shkëputej nga Mbretëria Italiane e Napoleonit e përbërë dhe nga Istria dhe Dalmacia. Që nga Kongresi i Vjenës ne 1814-1815, Venediku ishte pjesë e Langobado-Venedikut të Mbretërisë Austriake. Me 1848 thirret Republikën e Shën Markut (Repubblica di San Marco), dhe pas nje viti merret sërisht nga Austria. Më 1866, pas një referendumi popullor në Venedik, Austria heq dorë nga Venediku në të mirë të Mbretërisë së Italisë, ndërsa Istria dhe Dalmacia si ish-pjesë të Vendedikut (2008, pjesë të Kroacisë), mbesin nën territorin Austriak deri më 1918, kur iu dhane Jugosllavise, edhe pse Italia asnjëherë nuk kishte hequr dorë nga këto vise.
Asnjë qytet i dytë i Evropës nuk e përdorte ndarjen e punëve në sistemin feudal të saj aq e vendosur si Venecia. Fisnikëria merrej me politikën dhe administratën e lartë si dhe me kryesinë e luftës dhe flotës. Cittadinët, tregtarët borgjezë (afërsisht 3 deri 4 % e popullsisë), kujdeseshin për fondet dhe vlerën e shtuar nga tregtia dhe prodhimit të mallrave luksove. Populanët, domethënë shumica e popullatës, siguronte ushtarë, marinarë dhe bënte punë dore, por mundej si punonjës anije të bënte në llogarinë e vetë në një farë mase tregti.
 
Nga fundi i shekullit XVI konkurrentët nga Evropa veriperëndimore dhe perëndimore zhvilluan teknika të larta në kredi dhe tregti. Politika ekonomike e tyre morri megjithatë karakter [[Proteksionizmi|proteksionist]]. Tani e morri industria luksoze (sidomos prodhimi i xhamit) rolin e tregtisë levante, që ishte në ulje, dhe po ashtu turizmi. Venecia mundej ta mbante në sovranitetin e saj [[Dalmacia|Dalmacin]] dhe për një kohë të shkurtër po ashtu [[Peloponezi]]n, por të cilën e humbi në vitin 1718 përfundimisht. Rënia ekonomike e qytetit në shekullin XVII dhe XVIII është megjithatë më tepër një mbetje pas ndaj konkurrentëve me rritje më të shpejtë sesa një proces tkurrjeje.
 
=== Pushtimi francez dhe austriak ===
[[Skeda:Sanesi - La proclamazione della Repubblica di San Marco, Marzo 1848 - litografia - ca. 1850.jpg|thumb|Shpallja e pavarësisë së Republikës të Shën Markut në Venecia më 23 mars 1848]]
Në vitin 1797 Republika e Veneciës e humbi pavarësinë nga [[Napoleon Bonaparte]] dhe ju ngjit [[Austria|Austrisë]] deri në vitet 1805/06. Pasi nga viti 1805 deri në vitin 1814 ishte pjesë e Mbretërisë së Italisë napoleoniane, ju dha gjatë viteve 1814/15 përsëri Austrisë si pjesë e Mbretërisë Lombardo-Veneciane. Në vitin 1830 qytetit ju dha një port i lirë dhe u lidh në vitin 1845 nga Ura e Lirisë (''Ponte della Libertà'') me kontinentin. Në vitin revolucionare 1848 më 23 mars e shpalli Daniele Manin Republikën e Shën Markut, e cila gjatë një viti e mbrojti pavarësinë e saj nga Austria. Më 22 gusht 1849 kapituloi qyteti, i cili ishte i ndikuar edhe nga [[Kolera]], dhe më 27 gusht hyn ushtarë austriakë. Gjendja e rrethimit ishte e pranishme deri në vitin 1854.
 
=== Mbretëria e Italisë, industrializmi, turizmi dhe Lufta e Parë Botërore ===
Si pasojë e humbjes së luftës të Austrisë kundër [[Prusia|Prusinë]] në vitin 1866, në të cilin Mbretëria e Italisë, e themeluar në vitin 1861, ishte aleate e Prusisë, Venecia sipas Paqes së Vjenës të 3 tetorit 1866 ju ngjit Italisë.
 
Në të gjithë Italinë Veriore erdhi stagnim shoqëror dhe një rënie e gjatë ekonomike. Deri në vitin 1890 vetëm nga Veneto emigruan 1.4 milion njerëz. Nga viti 1895 deri 1919 sipërfaqja e komunës së qytetit u rrit dhe në vitin 1917 u hap porti Marghera.
 
Në [[Lufta e Parë Botërore|Luftën e Parë Botërore]] Venecia u bombardua dy herë nga ajri nga trupa austriake.
 
=== Fashizmi, Lufta e Dytë Botërore, shkatërrimi i bashkësisë çifute ===
[[Fashizmi|Fashistët]] provuan ta bëjnë Venecinë metropol industrial dhe pranë Gjenovës në portin më të rëndësishëm të Italisë. Kështu ato i zgjeruan kufijtë të qytetit deri larg brenda kontinentit (Venecia e Madhe). Në vitin 1929 u ndërtua ura për automjete me një ndërtesë për parkingje (''Piazzale Roma''), një stacion hekurudhor dhe ishuj artificiale si ''Tronchetto''. Me përmbysjen e [[Benito Mussolini]] e morri pushtetin mbi Veneciës [[Gjermania Naziste]], të cilët e deportuan bashkësinë çifute të qyteti drejt kampet të vdekjes.
 
=== Koalicionet pasluftëtare, përmbytjet, katastrofa ekologjike ===
Pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] nga viti 1945 deri 1946 luftëtari i rezistencës Giovanni Ponti ishte kryetar bashkie, pasardhësi i tij ishte [[Komunizmi|komunisti]] dhe [[partizani]] Giobatta Gianquinto deri në vitin 1951. Pas tij erdhën disa qeveri të qendrës së djathtë, dhe në mesin të viteve '70 u zëvendësuan nga të tillë [[Socializmi|socialistë]]. Deri në vitet '70 po ashtu kishte politika industriale prioritet, kështu që nga laguna u bë një kloakë, e cila nga pasazhet të zgjeruara për në Adriatik dhe nga shkatërimi i balancës ekologjike ju ekspozua përmbytjeve, si për shembull në vitin 1966. Në të njëjtën kohë popullsia e qytetit të vjetër po zvogëlohet deri më sot dhe plakja po rritet.
 
Në mandatin e Massimo Cacciari (1993-2000 dhe 2005-2010) qeveria subvencionoj restaurimin e shtëpive, zhvilloj projekte për mbrojtjen nga përmbytja, pastroj të gjithë kanalet dhe mundohej për ardhjen e institucioneve evropiane në Venecia. Po ashtu zgjerimi i universitetit ndihmoj në përtëritjen e popullatës.
 
== Demografia ==