[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Republika e Veneciës: +harta e Republikë
Rreshti 101:
 
Pas pushtimit të Konstandinopojë në vitin 1453 nga [[Perandoria Osmane]], Venecia duhej t'ja lërë osmanëve në mënyrë graduale pozicionet e saja në lindjen të Detit Mesdhe. Rëndësia e saj u zhduk në vazhdimin të historisë sidomos nga zhvendosja e trafikut ndërkombëtar të tregtisë në [[Oqeani Atlantik|Oqeanin Atlantik]]. Monopoli mbi tregun të erëzave në [[Levanti|Levant]] u zhduk gjatë shekulli XVII përfundimisht. Si pikë kthese ishte [[Beteja e Lepantit]] në vitin 1571, ku Venecia luajti për herë të fundit një rol të rëndësishëm ndërmjet fuqive botërore dhe osmanëve. Humbjes së [[Qipro]]s (1571) ju rradhuan humbje të tjera, deri në vitin 1669 kur u lëshua edhe Kreta.
[[Skeda:Venezia c.1650.jpg|thumb|Venecia afër vitit 1650, gravurë 30x71 cm]]
 
Venecia e sundoi - veçanërisht prej vitit 1405 - të ashtuquajturën ''Terraferma'' dhe zotëronte në fund të shekullit XV mbi [[Veneto]]n e soçëm, [[Friuli-Venecia Xhulia|Friulin]] dhe një pjesë të madhe të [[Lombardia|Lombardisë]]. Arsyet e zgjerimit të pushtetit në kontinent ishte konkurenca e osmanëve, rëndësia në rritje të udhëve tregtare përmes rrafshinës së lumit [[Po (Lum)|Po]] dhe mbi [[Alpet]] në Evropën e mesme dhe veriore si dhe mundësia e prodhimit bujqësor në këto vende.