[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{joref}}
{{pp}}
{{Vini Re!}}
{{dyshim}}
{{Fiset Ilire}}
'''Atintanët''', një ndër fiset e mëdha të ''Ilirisë së Jugut'', banorë të [[Atintanisë]]. Shtriheshin në krahinat e sotme të [[Mallakastrës]] e të [[Skrapari]]t. Në Perëndim kishin [[Apolonia|Apoloninë]] dhe [[parthinët]], në Veri [[desaretët]], në Jug lumin [[Aous]] ([[Vjosa]]) i ndante nga [[amanët]] e [[epirotët]]. Përmenden për herë të parë në burimet historike në shek. V p.e.r. si aleatë të [[molosëve]]. Patën lidhje të ngushta me [[aleancën Epirote]] ; rreth vitit 312 p.e.r. një personalitet atintan është nderuar nga shteti epirot me dekret të posaçëm të skalitur mbi gur. Disa autorë të lashtë i quajtën epirot, duke u nisur nga lidhjet me [[molosët]] e më pas me shtetin e [[Epiri]]t. Më 229 paria e [[Atintanëve]] mori anën e Romës në luftën kundër shtetit ilir të [[Teutës]]. Sipas marrëveshjes romako-maqedone më 205 në [[Foinike Atentana]] iu lëshua [[Maqedoni]]së, përveç tokave të [[bylynëve]], që mbetën si bashkësi ([[Koinon]]) më vete nën kontrollin romak. Me ndarjen administrative që bënë romakët në [[Maqedoni]] pas vitit 168 p.e.r. '''Atianta''' u përfshi në krahinën e IV maqedone. Pjesa Perëndimore e Atiantisë ([[Mallakastra]] e [[Skrapari]]) ishte më e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilat më të rëndësishme ishin [[Bylisi]] e [[Nikaia]].
 
{{hist-cung}}
{{Ilirët}}