[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: fa:مالیشوو; Ndryshime kozmetike
Rreshti 34:
*Komuna e Malishevës, edhe pse është komuna më e pazhvilluar e vendit, ka potenciale natyrore për të zhvilluar një degë të veçantë të ekonomisë - turizmin.
Disa nga pikat ku mund të orientohet zhvillimi i turizmit në komunë janë: Hapësira përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, e cila, përkundër infrastrukturës së pazhvilluar përcjellëse, ka shumë visitorë të vendit dhe nga jashtë. Relievi i rrjedhjes së lumit, me ujëvarat unike që krijon, është një xhevahir i vërtetë turistik. Shpella e flladit në fshatin Panorc, e cila gjendet në afërsi të lumit Mirusha, është tjetër xhevahir turistik i komunës. Aktualisht vetëm 945 m gjatësi të kësaj shpelle janë hulumtuar Stalaktitet dhe stalagmitet e saj, me bukurinë që kanë, mahnitin vizitorët e rastit, të cilët gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje. Në fshatin Ngucat ekziston edhe një shpellë tjetër e pa hulumtuar ende, për të cilën mendohet se do të jetë atraksion tjetër i madh për turistët.
*Në fshatin Banjë gjendet burimi i ujit termal me kapacitet 250-300 l/sec. Mbi këtë burim të ujit është ngritur pishina me sipërfaqe 2000 m2, e cila çdo sezon vere është në shfrytëzim për freskim dhe organizim të garave të notit nga të interesuarit. Pishina ka vizitorë të shumtë, jo vetëm të komunës por edhe nga mbarë vendi. Uji i kësaj pishine ofron edhe mundësi shërimi nga një numër i caktuar i sëmundjeve të lëkurës. Temperatura konstante e ujit gjatë tërë vitit është 22º °C. Mendohet që në të ardhmen e afërt ky vend të shndërrohet në vend turistik për rekreacion, sport dhe rehabilitim. Malet e Berishës janë atraksion tjetër turistik, jo vetëm për banorët e komunës. Me llojllojshmërinë e florës dhe faunës së tyre, tërheqin shumë vizitorë për piknik malor.
Vende interesante për tu vizituar
*Pishina e Banjës në fshatin Banjë; Shpella e Flladit, në fshatin Panorc; Ujëvarat e Mirushës, në fshatin Llapqevë; Ura e Rabaxhive, në fshatin Bubël; Malet e Berishës, në fshatin Berishë; Varrezat e Dëshmorëve, në Malishevë dhe në fshatin Kleçkë, etj.
Rreshti 47:
44 vendbanime, përfshirë këtu edhe vetë qendrën komunale. Komuna e Malishevës shtrihet në anën
perëndimore të Kosovës. Meqenëse ka largësi përafërsisht të njëjtë nga të gjitha qendrat tjera regjionale, mund të thuhet se ajo shtrihet në pjesën qendrore të saj.
Bazuar në këtë fakt, banorët e saj nuk gabojnë që e thërrasin qytetin e vet “ Zemra e Kosovës”.. *Qendra Regjionale për Malishevë është Prizreni, me një distancë prej 44 km. Largësia nga kryeqendra e Republikës së Kosovës-Prishtina është 49 km. Pozita në qendër të Republikës së Kosovës dhe konfiguracioni i përshtatshëm i terrenit, komunës së Malishevës i mundëson të ketë lidhje komunikimi të mira me tërë vendin. Territori i komunës është kryesisht kodrinor-malor. Format më të shpeshta të hasura në relievin e saj janë hurdhat dhe shpellat. Atë e përshkon pellgu i lumit Mirusha, me toka të rrafshëta e pjellore në të dy brigjet e saj. Komuna rrethohet edhe me masivin malor të Drenicës, me pikën më të lartë mbidetare të saj prej 1,057 m tek Maja e Kosmaqit dhe 1,006 m tek maja e Koznikut. Në territorin e komunës së Malishevës dominon klima e mesme kontinentale, që karakterizohet me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Temperaturat maksimale arrihen gjatë verës, mesatarisht +24.6 °C, ndërkaq ato minimale shfaqen në janar, në vlera mesatare -10 °C. Të reshurat atmosferike sillen prej 511-1108 mm në vit.
 
== Demografia ==
Rreshti 193:
[[en:Mališevo]]
[[es:Malisevo]]
[[fa:مالیشوو]]
[[fr:Mališevo]]
[[hr:Mališevo]]