Metush Krasniqi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 9:
* Në vitin [[1957]] pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në [[Shkup]]. Atje krahas punës në arsim me një përkushtim të veçantë vepron në organizatën "Partia Revolucionare..." Në nëntor të vitit [[1958]] Metush Krasniqin do ta burgosin dhe e dënuan me ''18 vjet burg'' të rëndë prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vite në fshatin e lindjes në Dajkoc. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metush Krasniqi më pas do të regjistrohet në Fakultetin Juridik në [[Prishtinë]], dhe në vitin [[1970]] u punësua në shkollën e mesme teknike "19 Nëntori" në Prishtinë. Mirëpo, xhaxha Metushin as këtu nuk e lanë të punoj qetë. Me një vendim të Dushan Ristiqit - Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në [[Gjilan]] Aleksandar Cana Periq, Metush Krasniqin e larguan nga procesi edukativo-arsimor.
 
* Meqë atdhetari ynë Metush Krasniqi gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në [[Kosovë]] e në [[Maqedoni]], ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik, ishin ata si : [[Hasan Dermaku]], [[Rexhep Mala]] e Skënder Kastrati, Njazi Korça nga Gëmica, [[Kadri Zeka]] nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit ; [[Rexhep Elmazi]] e Rafet Bajrami nga Gjilani ; [[Jusuf Gërvalla]], Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë, Shefqet Jasharin e shumë të tjerë.
 
* Në vitin [[1976]] Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës "Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi" LNÇKVSHJ. Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a përmes informatoreve shqiptar, dinte për aktivitetin e Metushit dhe më ''[[4 nëntor]] [[1981]] sërish burgoset, torturohet rëndë'' nga udbashi i Anamoravës [[Selim Brosha]] e shume të tjerë. Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore.