Ndryshimi mes inspektimeve të "George Berkeley"

v
r2.7.3) (roboti shtoj: ky:Беркли, Жорж; Ndryshime kozmetike
v (r2.7.1) (roboti shtoj: oc:George Berkeley)
v (r2.7.3) (roboti shtoj: ky:Беркли, Жорж; Ndryshime kozmetike)
[[FileSkeda:George Berkeley Bishop of Cloyne.jpg|thumb|left|00px|George Berkeley]]
'''George Berkeley''' (shqipërimi: Xhorxh Berkli) djali i një pronari tokash, u lind më [[12 mars]] [[1685]] në Kilkeni në jugperëndim të [[Irlanda|Irlandës]]. Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare filloi të studionte në Trinity College të Dublinit teologjinë, filozofinë, logjikën, matematikën dhe gjuhët. Pasioni i tij për filozofinë vërtetohet nga Ditari filozofik i tij, mbajtur gjatë dy viteve të fundit të studimeve dhe që përmban pothuaj nëntëqind shënime dhe vërejtje. Ai mori më 1707 gradën magisterartium, pak kohë para se të bëhej prift. Berkli dha mësim deri më 1713 në Trinity College. Të gjitha veprat e tij më të rëndësishme filozofike u botuan, kur nuk i kishte mbushur ende të tridhjetat. Vepra e tij e parë, Sprovë për një teori të re te vizionit, 1709, përmban themelet e teorisë së tij të perceptimit. Më 1710 u botua Traktat mbi parimet e njohjes njerëzore. Më 1713 botohet vepra e tij e tretë e madhe, Tre dialogë midis Hilasit dhe Filonusit, një ilustrim i tezave të tij të paraqitura më përpara, vepër që u bë shumë shpejt popullore. Midis viteve 1713 dhe 1720, Berkli përshkoi Francën dhe Italinë; në Paris takoi filozofin francez Nikolas Malbransh (1638-1715). Më 1723, u emërua dekan i Derrit. Por për vite të tëra, Berkli u lidh me projektin e tij për të filluar të themelonte në arkipelagun e Bermundeve një kolegj të misionarëve, i caktuar për të shkolluar nga bregu në breg fëmijët e kolonëve anglezë, indianë dhe zezakë. Më 1729, shkoi në Amerikë, por duhej të priste më kot tre vjet në Rod Island, ndihmat në të holla të premtuara nga Parlamenti anglez për të çuar në fund projektin e tij. Kohën e mbushte me veprimtari prej misionari dhe themeloi një shoqëri filantropike. Më 1732, u kthye në atdhe pasi ia kishte dhuruar bibliotekën dhe fermën e tij të Rod Islandit Universitetit të Jales, themeluar më 1701 në Nju Haven, institucioni i tretë më i vjetër i arsimit të lartë të asaj që do të bëhej Shtetet e Bashkuara të Amerikës (dhe që zotëron sot një nga bibliotekat universitare më të mëdha). I kthyer në Irlandë, krijoi veprën e tij më të gjerë, Alsifroni ose Filozofi i vogël, në shtatë dialogë polemikë dhe satirikë kundër mendimit të lirë.
Më 1734, Berkli u bë peshkop i Klojnit në Irlandën e Jugut, detyrë që e ruajti deri kur vdiq në Okxford, më 14 janar 1753. U varros në katedralen e Christ Church.
Veprat kryesore: An Essay Towards a New Theory of Vision (1709); A Treatise concering the Principles of Human (1709); Three Dialogues between Hylas and Philonuous (1713); Alciphron or the Minute Philosopher (1732); Siris, a Chain of Philosophical Reflexions and Inquiries (1744).
 
== Kureshti nga jetea e filozofit ==
* Një empirizëm konsekuent kërkon që të mos ekzistojë asgjë jashtë përceptimit. Përveç kësaj, ai është vetëm e vetëm shpirtëror dhe varet vetëm nga shpirtrat tanë.Prandaj Zoti është garanti i vetëm i përceptimit tonë. Nëpërmjet këtij arsyetimi, Xhorxh Berkli kërkoi të ndante - ad majorem Dei gloriam - empirizmin nga aleati i tij i vjetër, materializmi.
 
* Idealizmi subjektiv i Berklit drejtohet nga fanatizmi religjioz dhe nevoja e luftës kundër tezave ateiste të cilat gjithnjë e më shumë depërtojnë në frymën evropiane të kohës së tij. I menduar në mënyrë konsekuente, ky idealizëm - ndonëse ipeshkvi Berkli u përpoq t'i shmangte këtij dhe bile edhe ta mohonte - përfundoi në solipsizëm. Pavarësisht, pra, nga disa konstatime lucide para së gjithash kur është fjala për paraqitjen jokonsekuente të Lokut lidhur me tezat e të ashtuquajturave kualitete primare dhe sekondare dhe pavarësisht nga fakti se shumë autorë (p.sh. Harisi) pohojnë për pamohueshmërinë e argumenteve të Berklit filozofia e Berklit në esencë mbetet një përpjekje origjinale i mbrotjes së pozitave joorigjinale dhe të kota filozofike dhe religjioze.
 
== Referenca ==
[http://www.syri3.com/index.php?id_kat=17&shkrimi=868]
 
[[Kategoria: Filozofi]]
 
[[ar:جورج بيركلي]]
[[ko:조지 버클리]]
[[ku:George Berkeley]]
[[ky:Беркли, Жорж]]
[[la:Georgius Berkeley]]
[[lmo:George Berkeley]]