Gavril Dara i Riu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti largoj: hu:Gavril Dara (deleted)
v Jeronim De Rada -> Jeronim de Rada, replaced: Jeronim De Rada → Jeronim de Rada using AWB (7910)
Rreshti 21:
Dara u mor me drejtësi, gazetari e [[poezi]], duke pasur interes të veçantë për [[filozofi]] e [[Arkeologjia|arkeologji]]. Ai u mor me jetën e me kulturën italiane. Po si trashëgimtar i brezave të kulturuar të familjes, ai u mor me folklor dhe letërsi shqipe. Veprat i mbetën në dorëshkrim. Në dorëshkrim mbeti edhe kryevepra ''[[Kënga e sprasme e Balës]]'', që u botua e plotë më [[1906]] në Katancaro. Më parë [[Zef Skiroi]] kishte nisur botimin e poemës më [[1887]], mirëpo një botim në vazhdime u bë në ''La Nazione Albanese'' gjatë viteve [[1900]]-[[1902]]. Dara kishte shkruar edhe ''Alcune Poesie'' ([[1848]]) dhe ''I nostri mali'' ([[1870]]).
 
''[[Kënga e sprasme e Balës]]'' është pandan i ''Milosaos'' të [[Jeronim Dede Rada|De Radës]] : ka figurën poetike të freskët si ajo, por ka një strukturë artistike më të lidhur. Është një kryevepër e poezisë romantike shqipe.
 
{{pp}}
Rreshti 48:
Këtë tematikë dhe problematikë, këto ide i patëm ndeshur edhe te De Rada. Elementi i ri që sjell në këtë drejtim Dara është forcimi i frymës aktuale, e cila jepet në mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë sesa te De Rada në pjesët lirike, kryesisht rritja e frymës luftarake e karakterit aktiv militues. Ndonëse pasqyron në poemën e vet edhe tragjizmin e luftës së pabarabartë të shqiptarëve me një fuqi të madhe ushtarake si Turqia, përmes përshkrimit të tablove rrënqethëse të betejave dhe fati tragjik të herojve kryesorë, poeti e vë theksin te qëndresa e madhërishme e atdheut, te fitorja. Heroikja këtu jepet nëpërmjet tablove të betejave të cilat kanë edhe bazë objektive historike , si beteja e Beratit, dhe ajo e Valkalit. Dhe mbirja simbolike e pemëve në fund të veprës mund të kuptohet si pohim i një vitaliteti të pashtershëm, vitalitetit të një populli në luftë të përhershme me ata që duan ta shuajnë. Dara shpreh dhe tragjedinë e arbëreshëve të mërguar jashtë atdheut duke i dhënë letërsisë sonë përmes figurës së plakut Balë një tip të ri, tipin e arbëreshit të mërguar në dhè të huaj. Idetë e veta patriotike autori i ka mishëruar te personazhet kryesore, Niku dhe Pali, te personazhet e Balës dhe të Darës si dhe te Skënderbeu, i cili, megjithëse personazh episodik, luan një rol të veçantë në poemë. Niku dhe pali janë heronj të frymëzuar nga folklori, që kanë marrë veçoritë e heronjve romatikë atdhetarë. Që të dy janë trima dhe patriotë. Kështu, Niku i thotë Darës me vendosmëri:
 
:Sa shpalosur në er' mbi kodrat
:Të valoj' flamur i Arbrit
:Gjersa n'vesht e mi të mbrijë
Rreshti 77:
Dara është mjeshtër i madh i artit të fjalës. Vepra e tij shquhet për pasuri mjetesh artistike, për gjuhë të gjallë e të bukur e mbi, të gjitha, për mbështetjen e gjerë e të gjithanshme në folklorin arbëresh.
 
[[CategoryKategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
 
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Arbëresh]]
[[CategoryKategoria:Lindje 1826]]
[[CategoryKategoria:Vdekje 1885]]
 
[[en:Gavril Dara the Younger]]