[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
v Jeronim De Rada -> Jeronim de Rada, replaced: Jeronim De Rada → Jeronim de Rada using AWB (7910)
Rreshti 18:
== Jetëshkrimi ==
 
U lind në Bulgër nga prindt Prend e Mrí në lagjen e Parasporit. Bulgri gjindet në rrjedhen e poshtme të lumit Fân, kreu studimet fillore në Kallmet ku ishte rezidenca ipeshkvinore e Lezhës, shkollën e mesme e kreu në Shkodër ku shkoi më 1856 pranë Kolegjit Papnor, kurse studimet teologjike në Romë prej nga u kthye në vitin 1871 mbas nji qëndrimi dhetë vjeçar<ref name="Abati">Jeta e Abatit të Mirdites</ref>, u caktue meshtar në Korthpulë të Pukës<ref name="dg">[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/18735/?highlight=daniel+g%C3%A0zulli&match Prengë Doçi - Kompleksiviteti i një figure ndryshe], nga [[Daniel Gazulli]]</ref>. Në Itali u njoh personalisht me rilindësin [[Arbëreshët|arbëreshin]] [[Dhimitër Kamarda|Dhimitër Kameardën]] dhe me rilindës tjerë. Përjeton pezmin e asaj periudhe n'qarqet nacionaliste italiane. Dhe duket se tek mendësia e tij lind ideali i krijimit të një nocioni kombëtar mbi atë fisnor apo krahinor. Mendohet se i kishte të njohur, që asokohe, dhe ua njihte shkrimet poetike Zarishit, [[Zef Jubani|Jubanit]], [[Ndue Bytyçi|Bytyçit]] e [[Leonardo De Martino|Martinos]]. E njihte mirë edhe literaturen fetare në gjuhën shqipe të pararilindjes shqiptare. Më 1872 ai caktohet sekretar i Abatit të Mirditës dom Gasper Krasniqit der më 1875.<ref name="dgAbati" /> <ref name="Abatidg" />
Luejti rol të randësishëm edhe në përhapjen dhe në gjanësinë e ''Kryengritjes së Mirditës'', më 1876. Madje u përpoq ta zgjanonte atë edhe në viset tjera ashtu që të plotësonte dhe begatonte programin e ngushtë të kryengritjets për autonomi të Mirditës me kërkesa për çlirimin e Shqipërisë. Për këtë qëllim më 1877, e lidhi për vedi kapedanin e Mirditës, [[Prênk Bibë Doda|Prenk Bibë Dodën]] (që e gjeti 14 vjeçar n'Abacinë e Mirditës; e e edukoj<ref name="dg" />), dhe u lidh me krerë e udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë, Dibër, Lurë, Malësi të Madhe, Shalë e Shosh. Këso kohe, në emër të kryengritësve shqiptar ra në kontakt edhe me Knjaz Nikollën e Malit të Zi, për luftë të përbashkët antiturke shqiptaro-malazeze. E vuri në ballë të kryengritjes P. B. Dodën, i cili ishte shumë i ri, morri arratinë dhe vetë i udhëhoqi betejat më vendimtare<ref>Dom [[Ndoc Nikaj]], Shoqnija "Bashkimi". Histori e veprim, ''Hylli i Dritës'', Vj. XV, Nr. 12, 1938, 684; ''M. E. Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike'', 105; ''Historia e popullit shqiptar II'', 112-113.</ref>.
Në atë periudhë (vitet 70 të shek. XIX) në Mirditë gjendja ishte edhe ma e randueme për dy arësye: Kapedani trashigimtar, Prengë Bibë Doda, ishte shumë i ri; një kahje parie mirditorësh, në atë kohë në sherbime të randësishme në ushtrinë turke, u përpoq të merrte Derën e Kapedanit tue eliminue kështu Gjomarkajt, dhe këte u përpoq ta bante ushtarakisht, me ndërhymjen drejtpërdrejt të Turqisë. Prandaj edhe raprezaljet turke të viteve 1876/1877 duhen pa me këtë sy, si një luftë për pushtet në dam të madh të çashtjes kombëtare në përgjithësi. Ai predikoj me forcë e konkretisht, në mes krenëve e në popull, shuemjen e kësaj ndasije të natyrës fisnore me konturime mesjetare e kapërcimin në një fazë mbikrahinore e aty edhe mbarëkombëtare. Ai bani gjithçka të afronte Mirditën e Pukën me Dukagjin e Malësi të Madhe në përgjithësi, po edhe Fan e Lurë me trevat fqinje, tue përdorë të gjitha mjetet, deri krushqit (martesat) në mes banorëve të maleve. Ky konceptim asht aq i vetëdijshëm, aq largpamës, sa asnjë tjetër në atë kohë nuk kishte arrijtë në një koncentrim të tillë. Asht shumë domethanëse kërkesa e tij drejtue Vatikanit që të çelte një mision në Epirin e Sipërm ([[Çamëria|Çamëri]]) ku nuk kishte asnjë katolik, apo edhe në trevat tjera të Epirit ku ishin të gjithë ortodoksë, pse, i drejtohet Vatikanit, muhamedanët janë gati ta lëshojnë besimin e tyne për hir të çashtjes kombëtare, se ortodoksët shqiptarë, të vetvdijshëm për qellimet e liga të Athinës, janë të gatshëm ta lëshojnë besimin ortodoks për hir të çashtjes kombëtare, pse e dinë të gjithë se ma parë kanë qenë katolikë. Nuk duem të predikojmë këtu nëse duhej të lëshonin apo jo muhamedanët apo ortodoksët besimin e tyne, por të evidentojmë konceptimin e jashtëzakoshëm të Doçit: '''Atdheu do t’i drejtonte shqiptarët kah besimi, jo e kundërta'''.<ref name="dg" />
Kur rezistenca u thye dhe ai u detyrue të merrte malet, Ipeshkvi i Lezhës Françesko Malçinski, austriak me origjinë ukrainase, e pezulloi nga funksionet fetare. I veshur me tesha prifti, së bashku me disa burra të lidhur me besë, qëndroi në arrati, mirëpo pas një lufte deri në fishekun e fundit në Vuthaj të Gucisë u zu rob dhe u dërgua në burgun e Stambollit. Atje, rroba e priftit me ndërmjetësinë e nji bashkëvendasi Nikollë Perlaskajt mundësuen<ref name="Abati" /> kontaktin e parë me Patriarkun Stefan Azarjan, i cili ishte mik i Sulltanit (e në këtë rast e tradhëtoi), dhe me ndihmën e tij, duke i dhënë emrin ''Pére Achile'', u lirua nga burgu me kusht të mos kthehej në [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipëri]], Së pari shkoi në Romë nga ku i nisë telegram arqipeshkvit të Shkodrës tue i diftue se shpëtoj mrekullisht nga duert e osmanëve dhe tashma gjindej në Kolegjin Urbano ku dhe kishte krye studimet<ref name="Abati" />, më vonë arriti të vinte të shkonte deri në Tivar ku takoi t'amën e të motrën për pak muaj<ref name="dg" />. Ai shërben në Newfoundland, Wayne, Pennsylvania, e ma vonë edhe në Brunswick, në Kanada. Përvoja amerikane do të lajnë gjurmë të thella në formimin e matejshëm të Imzot Doçit: atje ai pat rastin të njihte shtetin e së drejtës në kuptimin ma demokratik për kohën, sidhe rolin e kulturës në ndërgjegjësimin e një populli drejt lëvizjeve për liri. Pas dhjetë viteve u kthye në Romë, sekretar në disa [[Kongregatë|kongregacione]]. Vatikani, si dështuen përsëri përpjekjet për t’i nxjerrë faljen në Stamboll e të kthehej në Atdhe, e dërgon sekretar të Delegatit Apostolik në Bombei të Indisë të Kardinalit të ardhëshëm, Antonio Agliardi. Delegati Apostolik u befasue prej figurës erudite të prifit shqiptar e sidomos u prek prej dëshirës së tij të zjarrtë që të kthehej me çdo kusht në Atdhe. Ishte kjo lidhje shumë e fortë në mes prelati të naltë dhe Doçit, që e bani Agliardin të ndërhynte sërishmi pranë Patriarkanës në Stamboll, tek Patriarku Azarian, e të nxirte faljen për Doçin e lejen që të kthehej në Atdhe.
Në vitin 1888, me 6 nëntor, me ndihmen e ''Azarjatit'' dhe ''Agliardit'', mori lejen e Sulltanit të vinte në Shqipëri ''abat nulius në Mirditë''<ref> [''Imzot Abat Prenk Dochi, Leka'', 73-75; N. N. D., Shoqnia "Bashkimi", 684-686]</ref> Abacia kishte në fillim vetëm famullitë e Oroshit e Spaçit, mandej nisen tue iu bashkangjitë famullí tjera të shkëputuna nga dioqezi i Lezhës (Ndërfana, Kalivarja, Qafa e Malit, Blinishti dhe Fâni). Ma tej u banë 16 famullí (+9). Më 1890 iu shtuen nga dioqeza Sapës: Vigu, Mnela e Gomsiqja. Më 1894, +5 famullí nga d. i Lezhës: Kashnjeti, Korthpula, Shëgjergji, Ungrej e Kaçinari. Më 1906 nga d. i Sapës famullia e grykës së Gjadrit. Abati, që ishte ba si sinonim e emnit të tij, aq sa sot e kësaj dite kur thuhet Abati nënkuptohet Imzot Prengë Doçi, kishte kuptue se tashma lufta kundër turkut nuk mund të bahej vetëm me armë: ai solli një mendësi të re në të gjithë klerin që, vërtetë nuk kishte ndejë kot, sidomos nga gjysma e shkelllit XIX e mbrapa, po tashti ai e shkundi mirë ate e fjala nuk ishte vetëm për meshtarët e Abacisë, po të mbarë vendit. Shumë nga ata që ma vonë do të baheshin figura të shqueme në lamin e dijes, e jo vetëm të dijes, prej Dom Ndoc Nikajt, At Gjergj Fishtës, At [[Shtjefën Gjeçovi]]t, Dom [[Ndre Mjeda|Ndré Mjedës]], shtysën e parë ia patën borxh Abatit. Ai dijti ma së pari t’i bante për vete e sidomos t’ i organizonte në shoqni kulturore që u banë shtyllë e veprimtarisë atdhetare e kulturore të kombit tonë në fillim të shek. XX.
Në janar 1899 ai bëhet themelues me Dom [[Ndoc Nikaj]], e me Át [[Pashk Bardhi]]n e Át [[Gjergj Fishta|Fishtën]], i [[Shoqëria Bashkimi|shoqërisë "Bashkimi"]], të cilën e drejtoi. Kjo shoqatë dha ndihmesë të madhe për botimin e një numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe dhe të fjalorit shqip-italisht Bashkimi më 1908, edhe sot e kësaj dite, fjalori më i mirë i [[Gegë|dialektit gegë]]. Me 17 fror të 1917 tue dalë prej odës së tij ndjeu një dobësi. Vizitohet nga dy mjekë austriakë që gjindeshin me ushtri n'Orosh dhe diagnoza âshtë: «''bronkopolmoni e dobësim zemre''». Thirret kleri e t'afërmit, e Abati kujtohet e thotë «''dies annorum nostrorum septuaginta anni''», (që jeta e nji nierit âshtë normalisht shtatëdhjetë vjet, (Ps. 89.10) që i kishte mbushë e kalue. Thërret Dom Zef Skanen; ai e rrëfen, ia ndan kungimin dhe Sakramentin e vajimit të shenjtë. Kështu i bërë gati shpirtërisht, vdekja i arriti me 22 shkurt 1917, në orën 14.30.
 
== Vepra atdhetare ==
 
Për Doçin dhe veprën e tij që kur qe gjallë e më pas janë shprehur njerëzit më të mëdhenj të kohës e të mëvonshëm, shkrimtar si [[Gjergj Fishta]], [[Faik Konica]], [[Asdreni]], [[Filip Shiroka]], [[Ali Asllani]], Dom [[Ndoc Nikaj]], [[Milto Sotir Gurra]], arbëreshë të shquar si [[Dhimitër Kamarda]], [[Zef Skiroi]] e [[Gaetano Petrota]] pa harruar dhe korrespondencën e tij me [[Jeronim Dede Rada]] n; gjuhëtarë si [[Justin Rrota]], [[Aleksandër Xhuvani]], [[Mahir Domi]]; politikanë si [[Ismail Qemali]] e [[Luigj Gurakuqi]]; publicistë si [[Shahin Kolonja]], [[Sotir Peci]] e [[Milo Duçi]]; dijetarë të njohur bashkëkohës e pasardhës si Át [[Pashk Bardhi]], Át [[Pal Dodaj (frat)|Dodaj]], Dom [[Nikoll Sahatçia]], [[Danjel Gjeçaj|Pal Dukagjini]]; studiues të letërsisë si [[Dhimitër Fullani]], [[Rexhep Qosja]], [[Jorgo Bulo]], [[Muhamet Pirraku]], [[Ëngjëll Sedaj]], [[Isak Ahmeti]]; prijës e krerë të Mirditës si [[Prênk Bibë Doda]], [[Preng Marka Prenga]]; personalitete të Europës si [[Edit Durham]], [[Franc Nopça]] e deri [[Peter Bartl]] në ditët tona; duke veçuar sidomos kontributin e e biografit të tij [[Pal Doçi]] në monografinë “Prend Doçi- Abati i Mirditës (jeta dhe vepra)” shkruar vite më parë e publikuar më [[1997]]. Megjithatë Prend Doçi është në “zbulim” e sipër si shumica e shkrimtarëve katolikë të [[Veriu]]t, deri më tash si një “brez i humbur”. Kemi të bëjmë me një personalitet të lartë që është folur si për rrallëkënd në kohën e vet dhe në ato të mëvonshme, nga vendas e të huaj, nga arbëreshë e kosovarë, nga myslimanë e katolikë, nga vendlindja e diaspora, nga qarqet intelektuale brenda dhe ato të europës. Vlerësimet dhe opinionet për Abatin janë të shumta dhe nga më të larmishmet: nga mirditasit e thjeshtë, nga bashkëpunëtorët –famullitarët e Mirditës e të tjerë, hierarkët e lartë të kishës në [[Shqipëri]], [[Stamboll]], [[Romë]], [[Austri]], konsujt e huaj në [[Shkodër]] dhe diplomatë të kancelarive perëndimore (në takime të drejpërdrejta dhe në korrespondencën e tyre diplomatike); shto këtu dhe kronikat e shtypit të kohës, ditarët (si ai i At [[Pal Dodaj|Pal Dodës]]), memorialët, epistolarët e autorëve të shumtë, relacionet kishtare drejtuar [[Vatikani]]t. Dhjetëra e dhjetëra dëshmi që përbëjnë një “vepër” më vete për njeriun me vepër të “munguar”. Për njeriun shumë të përmendun, por pak të njohur. Nuk është për t'u çuditur: Doçi që u kujdes për gjithcka të madhe në shërbim të kombit të tij, nuk u kujdes vetëm për një gjë të “vogël”; emrin e tij e aq më pak për kultin e tij. Dhe këtë e bën “një njeri në çdo kuptim i jashtëzakonshëm”, siç do t'a cilësonte Nopça e Durham.
 
== Poet tribunë në nismat e Rilindjes ==
Rreshti 43:
Shkrimet publicistike dhe relacionet kishtare që dërgon [[Vatikani]]t dëshmojnë një stil modern, ndonëse ka munguar deri tani një hulumtim i mirëfilltë i gjithë lëndës së shkruar prej tij, çka do të krijonte mundësinë për një gjykim më të plotë. Jo më kot disa herë është vënë në dukje se “''Emzot Doçi s'ka shkrue pak, por gjitherë pa emën''”. Doçi përmendet si një gojëtar i spikatur. Një kronikë përkujtimore e [[Hylli i Dritës|Hyllit të Dritës]] ([[prill]] [[1914]]) duke evokuar ditën e flamurit në [[Shkodër]] më [[1912]] në kështjellën e [[Rozafë]]s evidenton ligjëratën e Abatit të Mirditës me atë rast i cili “''foli bukur''”. Një panegjirik në kishën katedrale Doçi e pat mbyllur me epifemën “''Zoja e Shkodrës''” e “''Shkodra e Zojës''”. Si argument për zotësinë në improvizimin e fjalimeve nga ana e tij sillet dhe ceremonia e përmotshme e Imzot Guerinit, fjalimet e tij në popull e meshat në kishë. Publicisti dhe oratori gjenden të gërshetuar gjatë Rilindjes jo vetëm në personalitetin e Doçit…
 
: “''Edhe me kenë pak veprat e shkrueme prej Abat Doçit, nuk janë pak 32 vepra…të botueme në nandë vjet të Shoqnis “Bashkimi” themelue prej tij, as veprat e botueme me ndihmën financiare që dha për shtyp (Ligjërim në vdekjen e Abat Doçit, “Posta e Shqypnis”, nr 24, shkurt 1917-Gjergj Fishta)''”.
 
Ka ndodhur diçka disi e rrallë në fushën e letrave. Zë e shuhet autorësia e njeriut që i kishte parametrat e plotë të shkrimtarit, emri tingëllues i fillimeve aq të mbara poetike.
Rreshti 65:
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[KategoriKategoria:Lindje 1846]]
[[KategoriKategoria:Vdekje 1917]]
[[Kategoria:Klerikë shqiptarë]]
[[KategoriKategoria:Atdhetarë të shquar]]
[[KategoriKategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]