[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Kostaq Simon Cipo''' lindi në Elbasan më [[25 dhjetor]] të vitit [[1892]]. Është i biri i Simonit dhe i Agnijes. I ati ishte zanatçi, por e mbylli jetën si nënpunës i rangut të ulët në bashkinë e qytetit. Agnija, e ëma, ishte e bija e Jan Xhuvanit, priftit të varfër të fshatit Shtërmen dhe e motra e patriotit të shquar dhe gjuhëtarit të madh Aleksandër Xhuvani.
në moshën 6 vjeçare, më 1898, u regjistrua në shkollën 7-vjeçare të qytetit, që ishte në gjuhën greke. Më 1906, pasi kreu mësimet në këtë shkollë, u regjistrua në një gjysmëgjimnaz turqisht i cili ishte hapur në Elbasan. Më 1910 vazhdoi dy vitet e fundit të gjimnazit në Manastir (Bitola e sotme).në këtë kohë u njoh me patriotë të shumtë si: Gjergj Qirjazi, Muço Qullin (Minella Gërmenjin i cili drejtonte gazetën "Drita") dhe Shahin Kolonjën. Vitin e fundit të gjimnazit Cipo-ja nuk arriti ta përfundonte për shkak të Luftës Ballkanike dhe u kthye në Elbasan (1912). gjatë periudhës së pushtimit serb shërbeu si bibliotekar pranë familjes së Aqif Pashë Elbasanit, për të sistemuar dhe kataloguar librat e bibliotekës së tij të pasur. në vjeshtë të vitit 1913 (në moshën 20 vjeçare) iu dha një bursë për në Shën Mitër Korona në kolegjin e Shën Adrianit, pikërisht në atë shkollë ku kishte dhënë mësim për tre vjet rresht (1906-1909) daja i tij, Aleksandër Xhuvani. Shkollën e filloi në shtator 1913 dhe e ndoqi pa shkëputje për 4 vjet. në vjeshtë të vitit 1917 regjistrohet në Fakultetin e Letrave dhe të filozofisë në Romë, në grupin e Filologjisë klasike.
në moshën 6 vjeçare, më 1898, u regjistrua në shkollën 7-vjeçare të qytetit, që ishte në gjuhën greke. më 1906, pasi kreu mësimet në këtë shkollë, u regjistrua në një gjysmëgjimnaz turqisht i cili ishte hapur në Elbasan.
për pak kohë Cipoja ishte redaktor i jashtëm i gazetës "Kuvendi" që botohej në italisht nga S. Gjika dhe shkruante kryesisht rubrikën për letërsinë me pseudonimin "Skampensis" (Elbasanasi). ndër artikujt e shkruar në këtë periudhë spikat komenti i gjatë për vjershën e Fishtës "I dëbuemi". Po kështu ai shkruan një seri artikujsh për krijimtarinë e Naim Frashërit dhe të De Radës, ndërsa në fushë të gjuhësisë spikat artikulli studimor " Studime etimologjike të gjuhës shqipe të krahasuar me atë greke, latine, gjermane e persiane". Të gjithë këta artikuj janë shkruar në italisht. në krye të artikullit për etimologjinë spikat një shprehje e Foy " i lumtur ai shkrimtar që i ngre një monument vendit të tij".
(do ta vazhdojmë redaktimin e kësaj faqeje në pak kohë sa të mbledhim burimet e nevojshme) vdiq në vitin [[1952]], ishte autor i veprave shkencore: "[[Gramatika e gjuhës shqipe]]", "[[Sintaksa 1 dhe 2]]", etj.
Më 1919 me rastin e vizitës në Itali të presidentit amerikan Wilson, një grup i vogël shqiptarësh, midis tyre edhe Cipo, i dërgon atij një mesazh proteste për shkak të ndërhyrjes së Italisë në punët e brendshmë të Shqipërisë. në këtë periudhë u njoh me personalitete të politikës dhe letrave shqipe si: Padër Gjergj Fishta, Mehdi Frashëri, Dhimitër Berati e Imzot Bumçin etj. Këtu forcoi edhe më shumë miqësinë me Luigj Gurakuqin. Miqësi të veçantë pati me një bashkëstudentin e tij, Mustafa Krujën, me të cilin do t prishej vitet e pushtimit fashist.
Kostaq Cipo (1882-1952)
Në dhjetor të vitit 1921 cipoja u kthye në Tiranë dhe po atë ditë u emërua mësues në shkollën Normale të Elbasanit. kur ishte në vitin e dytë të punës e pezullojnë 6 muaj nga puna me preteksin se po prishte zakonet e mira të vendit duke qenë se dilte në rrugë alla europiançe dhe pa qylafin turk në kokë. Për shkak të aktivitetit demokratik, në mënyrë të veçantë, për shkak të propogandës progresiste që zhvillonte te studentët konviktorë të Normales, kundër tij filloi një fushatë shpifjesh të cilat sollën si rrjedhim transferimin e tij me motivacionin "për kokfortësi dhe pikëpamje antiqeveritare", për një periudhë dyvjeçare (1923-1925), si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Shkodrës. Në Shkodër e forcoi edhe më tepër lidhjen me Padër Fishtën dhe së bashku me të u caktuan në komisionin për përzgjedhjen e Himnit Kombëtar.
Në vjeshtë të vitit 1925 transferohet në Korçë si profesor në Liceun Francez në të cilin ndenji plot 14 vjet, deri më 1939. ai nuk mund të pajtohej me gjendjen në të cilën ndodhej vendi dhe si patriot demokrat nuk druhej që ta shprehte këtë edhe në klasë madje duke hyrë në konflikt edhe me Ministrinë e Arsimit të asaj kohe. jashtë shkollës veprimi i tij ishte antiqeveritar dhe kjo dihej nga të gjithë. kjo mënyrë sjelljeje pati si rezultat burgosjen për 12 ditë në burgun e tiranës duke gjetur si shkak vrasjen e Ceno Begut.
Në këtë kohe i kushtoi vëmendje të madhe jo vetëm mësimdhënies së shqipes si e vetmja lëndë që i lidhte drejtpërdrejt studentët me vendin e tyre (mësimet zhvilloheshin të gjitha në frëngjisht), por edhe letërsisë dhe folklorit shqiptar. mendimet për këtë, krijimtarinë gojore të popullit të vet, i jep në formë të përmbledhur në artikullin "Biblioteka e punëtorit intelektual". kjo krijimtari e vyer e popullit e tërhiqte, por edhe e shqetësonte pa masë. Ai mendonte se ajo, që të mos humbte, duhej mbledhur,sistemuar dhe studiuar me rigorozitet shkencor. Këtë ide filloi ta vinte në jetë me detyrat e veçanta që u jepte nxënësve për të mbledhur krijimtarinë gojore të trevave nga vinin, më pas iu fut punës për sistemimi e skedimin e saj. kjo punë etij gati 14 vjeçare shkoi e humbi kot pasi biblioteka e tij e pasur u plaçkit dhe u dogj në kohën e luftës italo - greke, gjatë qëndrimit të ushtarëve grekë në Pogradec. Biblioteka e tij ishte vendosur në shtëpinë e prindërve të gruas Margarita Papajani, e bija e Dr. Filip Papajanit, shkrimtar rilindas i njohur me pseudonimin "Lipi", me të cilën ishte martuar më 1929.
 
Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE MicrosoftInternetExplorer4
Ishte veprimtar i shquar i arsimit shqiptar dhe lëvrues i dalluar i gjuhësisë shqiptare. Studimet e larta për filologji i kreu me sukses në Universitetin e Romës. Në vitet 1921-1939 punoi si mësues i gjuhës dhe i letërsisë në shkollat e ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në Liceun e Korçës. Gjatë pushtimit fashist u internua dy vjet në Itali si antifashist. Në vitet 1945-1946 ushtroi detyrën e ministrit të arsimit e pastaj, deri në fundin e parakohshëm, në vitin 1952, iu kushtua tërësisht arsimit të lartë dhe shkencës gjuhësore shqiptare, duke zhvilluar një veprimtari të dendur pedagogjike e studimore në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (e para shkollë e lartë në Shqipëri) dhe në Institutin e Shkencave si anëtar i tij.
 
Veprat.
Hartoi tekstet e fonetikës e të morfologjisë së shqipes së sotme dhe historike, ndër veprat e para shkencore në këto fusha. Qe bashkautor dhe drejtues i hartimit të "Fjalori i gjuhës shqipe“,(1954). Me kolegët A .Xhuvani dhe E .Çabej, punoi për hartimin e udhëzuesit të ri drejtshkrimor të gjuhës shqipe (1948-1950) dhe për njësimin e terminologjisë kryesore të përdorur në tekstet shkollore. Ka hartuar një gramatikë të shqipes në dy vëllime (Fonetikë e morfologji dhe sintaksë, 1952), të vlerësuara me Çmimin e Republikës. Një vend të veçantë zënë shkrimet e tij në lidhje me fjalët e përbëra të shqipes, botuar në „Buletin për Shkencat Shoqërore“ të Institutit të Shkencave (1952-1957). Është nderuar me titullin e lartë „Mësues i Popullit“.
 
Morfologjia historike e shqipes (1947)
 
Fonetika (1947)
 
Rreth disa kompozitave (1948)
 
Kompozitat determinative (1948)
 
Gramatika për klasat e V,VI e të VII të shkollës shtatëvjeçare (1948)
 
Vërejtje fonetike, morfologjike e sintaktike mbi “Doktrinën e Krishtenë” të Budit (1618) e pabotuar.
 
Fillimet e stilistikës e letërsisë A. Xhuvani, K. Cipo (1930)
 
Gramatika (fonetikë e morfologji) 1949
 
Sintaksa (1952) botuar pas vdekjes
 
Shënime e shpjegime të veprës “Historia e Skënderbeut” (1953) botuar pas vdekjes
 
Fjalori i gjuhës shqipe (1954) bashkautor