Vinçens Prennushi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 21:
Shkollën për teologji e filozofi e kreu në [[Tirol]] të [[Austrisë]]. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. “''Kangët''” e Prennushit u bënë themeli mbi të cilin më vonë do të ngrihej vepra monumentale kombëtare; “''Visaret e Kombit''”<ref name="VP" />. Ky botim pati një jehonë të gjerë në vend, por sidomos në emigracionin shqiptar. Me të ardhun në Atdhe përjetoi një nga ngjarjet ma të randa të qytetit të vet të lindjës, së Shkodres së rrëthueme nga malazezët dhe pushtimit të saj të përkohshëm në vitin 1913, ku preku me dorë “lugën e urisë” së cilës, pak ditë mbas fitimit të Lirisë dhe bashkimit të qytetit me Shqipninë e Pavarun, do t’ishte pikërisht Ky At Vinçenc, që me 14 Mars 1914, kur në [[Kalaja e Shkodrës|Kështjellën “Rozafat”]] u ngrit me brohoritjen e mbarë Popullit të Shkodres, i Lumnueshmi Flamur Kombëtar, do të ishte Ai frati i zgjedhun që do të mbante fjalimin e rastit aty<ref name="fr" />. Në vitin 1917, ishte anëtar i “[[Komisia Letrare Shqipe|Komisisë Letrare Shqipe]]” në Shkodër ku u përcaktuan rregullat e para të drejtshkrimit të gjuhës shqipe<ref name="VP" />.
Më 1918 botoi "''Fjala e Zotit''" si he "''Grueja shqyptare''" e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane<ref name="VP" />. Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën “''E tradhtuemja''”, një përshtatje e goditur nga T. A. Rolando. Në vitin 1921, në moshën 36 vjeçare, boton përmbledhjen e njohur poetike: “''Gjeth’ e Lule''”. Poezi të bukura, të ëmbla e delikate. Ai ishte pendë letrare dhe shkencore ndër fletoret ma në za të klerit, ishte një drejtues i “[[Hylli i Dritës|Hyllit të Dritës]]”, ”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout”<ref name="avp">[http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=110&t=615 Monsinjor Prennushi]</ref> por, ai ishte edhe një ndër thëmeluesit e bashkëpunëtorët e grupit ma me rëndësi të Opozitës Shqiptare, që në vitin 1923–24 formuen edhe fletorën e tyne “Ora e Maleve”, ku, At Vinçenci, ashtë ndër penat ma me vlerë të demokracisë që posa kishte lindë në [[Shqipëria|Shqipëni]]<ref name="fr" />.
Më 1924 boton broshurën "[[Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë]]", At Vinçenci jep mendime të sakta për një shtet të andrruem demokratik të tipit Përëndimor<ref name="avp" />. Botoi përkthimin e bukur “''Fabiola''” apo “''Kisha nën dhe e mbi dhe''” e Kardinalit Visseman. Përktheu gjithashtu disa vepra nga Dante. Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin “''Quo Vadis''” (Ku po shkon?) të E. Sienkievicz-it. Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio Pelico-s “''Burgjet e mia''”. Në vitin 1940, u emërua Argjipeshkëv i Durrësit. Me 19 Mars 1936 Selia e Shenjtë e emënon ipeshkëv i Sapës, detyrë që e mban deri në vitin 1940, kur emënohet Argjipeshkën Metropolitan i Dioçezit të Durrësit, duke pasë nën administrim kryeqytetin Tirana. Mbas vdekjes së Imzot [[Gaspër Thaçi]]t, në Shkoder me 26 Maji 1946 dhe arestimit të Don [[Mikel Koliqi]]t, famullitar i Shkodres, Imz. Prennushi ngarkohet me detyren e Primatit Katolik të Shqipnisë. Nuk duhet lanë pa theksue se mbas vitit 1940, kur ashtë edhe administrator i Tiranës, ai kishte përkrah Imz. [[Luigj Bumçi]]n, Don [[Shtjefën Kurti|Shtjefën Kurtin]], At [[Pjetër Meshkalla|Pjetër Meshkallën]], At [[Anton Harapi]]n, At [[Mati Prennushi|Mati Prennushin]], Don [[Lazër Shantoja|Lazër Shantojën]], të cilët kanë lanë mbresa të pashlyeshme në jetën e kryeqytetasve. Gjendja e keqe shëndetësore e Bumçit, në vitin 1945 ndoshta, randoi punën e Imzot Prennushit, por fatmirësisht ky jo vetëm e kreu me ndërë detyrën e klerikut të divoçëm, por edhe nuk i la kurgja mangut Imzot Bumçit edhe në fushën politike dhe, pikërisht, në fazën ma delikate të historisë përballë pushtimit fashist italian, atij gjerman dhe së fundit, atij sllavo-komunist jugosllav e rus, të vitit 1944<ref name="fr" />.
 
Gjithnji, duke ndjekur mësimet e [[Gjergj Fishta|Fishtës]], me fjalë të tjera, duke i pranuar modelet popullore, ai bëri që nëpër shkrimet e tij të rrjedhë gjuha e ambël e qytetit të tij të lindjes. Me një stil të hijshëm ai arriti të krijojë një aradhë shkrimtarësh që e imituan.<ref name="VP" /> Prennushi mblodhi kangët e vallet e “''Dasmës Shkodrane''” dhe pikërisht këtu ai tregoi më mirë se askund tjetër kumbimin e ambël të fjalës shkodrane. Në fakt, trajtat janë me të vërtetë shkodrane, por, përmbajtja është mbarëkombëtare.
 
Në vitin 1945 [[Enver Hoxha]], i kërkon një takim Imzot Prennushit dhe ky e pranon. Në atë takim asht kenë prezent edhe Imzot Gaspër Thaçi.[[Skeda:Tubiminekalà.jpg|400px|thumb|left|Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku Át Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij.]]
Me datën 19 maj 1947 Imzot Prennushi, arrestohët dhe si të tjerët fillon Kalvarin. Me datën 18 dhetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit e përberë nga: Kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Zhule Çiriako, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqin. Vëndimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqyrtim në Gjykatën e Naltë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, i quejtun Sotir Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947). Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë e përberë nga: Kryetar, major Niko Ceta, anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant Thoma Rino, me datën 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çeshtjën e të pandehurve….”refuzon kërkesen e tyre”….
Line 46 ⟶ 48:
[[Kategoria:Klerikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Folkloristë shqiptarë]]
[[Kategoria:PërkthyesëPërkthyes shqiptarëshqiptarë‏‎]]
 
[[de:Vinçenc Kolë Prennushi]]