[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
 
== Kostaq Cipo ==
'''Kostaq Simon Cipo*''' lindi në Elbasan më [[25 dhjetor]] të vitit [[1892]]. Është i biri i Simonit dhe i Agnijes. I ati ishte zanatçi, por e mbylli jetën si nëpunës i rangut të ulët në bashkinë e qytetit. Agnija, e ëma, ishte e bija e Jan Xhuvanit, priftit të varfër të fshatit Shtërmen dhe e motra e patriotit të shquar dhe gjuhëtarit të madh [[Aleksandër Xhuvani]].
Në moshën 6 vjeçare, më 1898, u regjistrua në shkollën 7-vjeçare të qytetit, që ishte në gjuhën greke. Më 1906, pasi kreu mësimet në këtë shkollë, u regjistrua në një gjysmëgjimnaz turqisht i cili ishte hapur në Elbasan. Më 1910 vazhdoi dy vitet e fundit të gjimnazit në Manastir (Bitola e sotme). Në këtë kohë u njoh me patriotë të shumtë si: Gjergj QirjaziQirjazin, Muço Qullin (Minella Gërmenjin i cili drejtonte gazetën "Drita") dhe Shahin Kolonjën. Vitin e fundit të gjimnazit Cipo-ja nuk arriti ta përfundonte për shkak të Luftës Ballkanike dhe u kthye në Elbasan (1912). Gjatë periudhës së pushtimit serb shërbeu si bibliotekar pranë familjes së Aqif Pashë Elbasanit, për të sistemuar dhe kataloguar librat e bibliotekës së tij të pasur. Në vjeshtë të vitit 1913 (në moshën 20 vjeçare) iu dha një bursë për në Shën Mitër Korona, në kolegjin e Shën Adrianit, pikërisht në atë shkollë ku kishte dhënë mësim për tre vjet rresht (1906-1909) daja i tij, Aleksandër Xhuvani. Shkollën e filloi në shtator 1913 dhe e ndoqi pa shkëputje për 4 vjet. Në vjeshtë të vitit 1917 regjistrohet në Fakultetin e Letrave dhe të Filozofisë në Romë, në grupin e filologjisë klasike.
Për pak kohë Cipoja ishte redaktor i jashtëm i gazetës "Kuvendi" që botohej në italisht nga S. Gjika dhe shkruante kryesisht rubrikën për letërsinë me pseudonimin "Skampensis" (Elbasanasi). Ndër artikujt e shkruar në këtë periudhë spikat komenti i gjatë për vjershën e Fishtës "I dëbuemi". Po kështu ai shkruan një seri artikujsh për krijimtarinë e Naim Frashërit dhe të De Radës, ndërsa në fushë të gjuhësisë spikat artikulli studimor "Studime etimologjike të gjuhës shqipe të krahasuar me atë greke, latine, gjermane e persiane". Të gjithë këta artikuj janë shkruar në italisht. Në krye të artikullit për etimologjinë spikat një shprehje e Foy " I lumtur ai shkrimtar që i ngre një monument vendit të tij".
Më 1919 me rastin e vizitës në Itali të Presidentit amerikan Wilson, një grup i vogël shqiptarësh, midis tyre edhe Cipo, i dërgon atij një mesazh proteste për shkak të ndërhyrjes së Italisë në punët e brendshme të Shqipërisë. Në këtë periudhë u njoh me personalitete të politikës dhe letrave shqipe si: Padër Gjergj Fishta, Mehdi Frashëri, Dhimitër Berati, Imzot Bumçin etj. Këtu forcoi edhe më shumë miqësinë me Luigj Gurakuqin. Miqësi të veçantë pati me një bashkëstudentin e tij, Mustafa Krujën, me të cilin do të prishej vitet e pushtimit fashist.
Rreshti 22:
Vdiq në 6 Janar të vitit 1952.
Deri më sot nuk ka asnjë institucion shkencor apo arsimor, qoftë edhe në qoshen më të humbur të Shqipërisë, që të mbajë emrin e këtij personaliteti të shquar të shkencës dhe kulturës shqipe.
 
== Veprat. ==
[Morfologjia historike e shqipes (1947)]