Pjer Abelardi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.6.4) (roboti ndryshoj: bs:Pierre Abélard
v r2.7.3) (roboti shtoj: tt:Пьер Абеляр; Ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
[[FileSkeda:Heloïse et d'Abélard.jpg|thumb|250px|ABÉLARD]]
'''Pjer Abelardi''' (ABÉLARD, Pierre), filozof francez (1079 -1142), u lind më 1079 në Pale, pranë Nantës, në një familje të fisnikërisë së vogël. Formimin e tij "universitar" e nisi që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Në fillim shkoi në shkollën filozofike të "nominalistit" të famshëm Roselën dë Kampienjë, para se të shkonte më 1100 në Paris, në shkollën e kundërshtarit të tij intelektual, "realistit" Gijom dë Shampo (1070-1121). Kritika e mprehtë ndaj mësimeve të mësuesit të tij të ri e detyroi shumë shpejt ta braktiste edhe këtë shkollë, për të dhënë vetë mësim në Melën, pastaj në Korbeil. Abelardi shkoi në Paris rreth moshës tridhjetëvjeçare dhe hapi në malin Sent Zhenevievë, në zemër të lagjes së sotme "Latën", shkollën e vet filozofike. Më 1115 u bë drejtori i shkollës së katedrales Notre-Dame, ku dha me shumë sukses mësim. Këtu filloi dhe lidhja e tij me njërën nga nxënëset e tij të shkëlqyera, Heloizën, mbesën e kanonikut Fylber.
Nga kjo lidhje lindi një djalë, Astrolabi, dhe dy të dashuruarit u martuan fshehurazi. Por mbasi futi Heloizën në manastirin e Arzhentëilit, xhaxhai i saj, Fylberi, e kujtoi si të ndarë dhe, për të vënë në vend nderin që mendonte se ishte përdhosur, në një nga netët e vitit 1118, urdhëroi që Aberaldi fatkeq të kapej dhe të tridhej. Filozofi, i trajtuar në këtë mënyrë, u tërhoq në manastirin e Sen-Denisit, pranë Parisit. Historia e fatkeqësive të mia (Historia calamitatum mearum), shkruar nga Abelardi më 1135 dhe letërkëmbimi i tij me Heloizën, i bënë një nga çiftet më të njohura të letërsisë. Historia e tyre frymëzoi shumë vepra në shekujt që pasuan. Abelardi e vazhdoi veprimtaritë e tij shkencore në manastir. Në përpjekjen e tij për të pajtuar besimin dhe arsyen në teologjinë e tij, u përplas shumë herë me armiqësinë e hapur të teologëve ortodoksë të Kishës dhe sidomos me kryemurgun me shumë ndikim (shenjtin e ardhshëm), Bernar de Klervo, që mbronte pastërtinë e doktrinës. Më 1121, në Suason, Bernari arriti ta dënonte për herë të parë Abelardin për herezi.
Rreshti 20:
Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por më vonë u përdor titulli Hyrje në teologji - introductio - nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, përkatësisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha veprat i botoi V. Kuzeni në Paris (1849-1859).
 
== Kureshti nga jeta e filozofit ==
* Abelardi në Paris dhe Kompjenj dëgjoi ligjeratat e realistit Gijom dë Shampo dhe të nominalistit Roscelini. Herët hapi shkollën e vet dhe në ligjëratat brilante të tij grumbulloheshin nxënësit nga të gjitha viset e Evropës. Duke luftuar në mënyrë të pasionuar kundër irracionalizmit dhe misticizmit (kundërshtari më i ashpër i tij ishte Bernari i Klervosë), përkrah tezën se feja duhet të bazohet para së gjithash në kuptimin racional, se dituria është para religjionit, arsyeja para autoritetit. Në debatin e njohur rreth universalieve mori qëndrim ndërmjetës, duke i konsideruar të njëanshme si tezat e realizmit ashtu edhe të nominalizmit. Diçka universale, e përgjithshme nuk ekziston si reale në vetvete (realizmi), mirëpo nuk është as fjalë boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues - dhe për këtë arsye pikëpamja e tij quhet konceptualizëm) para gjërave të veçanta në intelektin hyjnor, pastaj në këto gjëra si grumbull i cilësive të tyre të qenësishme dhe pas gjërave si koncept në arsyen njerëzore. Natyra e së përgjithshmes, pra, nuk qëndron në fjalë (voces) por në kuptimin, në domethënien e tyre, në thënien (sermo - kështu që pikëpamja e Abelarit herëherë quhet edhe sermonizëm).
 
Rreshti 33:
* Abelari theksoi edhe kërkesën për drejtësinë sociale dhe u kërcënohet njerëzve të fuqishëm shoqërorë me dënime dhe mundime ferri. Kërkoi gjithashtu reformën e shoqërisë, foli për shfrytëzimin dhe padrejtësitë, për nevojën e mbrojtjes së të varferve. «Në interpretimin e ndërgjegjes si mbështetje më të qenësishme të njeriut Abelardi mbrojti të drejtën e individualitetit të njeriut dhe me këtë theksoi kërkesën se megjjthatë të menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetës» . Koncili në Soason vendosi më 1121 të digjet vepra e tij Teologjia e krishterë, kurse Koncili në Sans në vitin 1141 dënoi tërë doktrinën e tij. Abelari për shkak të dashurisë ndaj Eloizës (është e njohur korrespondeca e tyre) është tredhur dhe është detyruar të tërhiqet në manastirin e St.Denis.
 
== Referenca ==
[http://www.syri3.com/index.php?id_kat=17&shkrimi=752]
 
Rreshti 92:
[[sv:Pierre Abélard]]
[[tr:Pierre Abélard]]
[[tt:Пьер Абеляр]]
[[uk:П'єр Абеляр]]
[[vi:Pierre Abélard]]