[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 16:
== Jetëshkrimi ==
Gjyshi i Zef Jubanit, Illia në mbarim të shek. XVIII kur [[Mahmud Bushati|Karamahmud pashë Bushatlliu]] deshti t'i dalë dore Sulltanit, lidhi besë me Dukagjinin, ndoshta me kompetenca të bylykbashit. Më 1787, ndihmoi Ahmet pashë Bushatlliun kundër trupave turke, duke i ndjekë deri matanë lumit Mat (1786?). Për këtë shërbim ndaj Oxhakut të Bushatllinjëve, Veziri i dhuroi pasuri e çifligje, iu kënduan këngë në vargjet e të cilave gjejmë «''gjak e soj i Skanderbegut''»<ref>Kasem Taipi "Zana popullore" v.I fq.31-33, Shkodër 1933, Shtypshkronja «Ora e Shkodrës»</ref>
Illia kishte tre djem, Gjinin, Prenken (ose Prêçin), dhe Ndokën. N'artikullin «Kujtime të Zef NdokillisNdokillís» nga «Brezi i ri», Ersekë<ref>Botuar n'organin «Gazeta shqiptare» nr.195 f.1 Bari, 12.XII.1929</ref> lexohet «''të parët e tij rridhshin nga Lotajt e Shalës, ose nga Lotajt e Abatit ose Milotaj, fjalë që u tret në Milet, kur ramë në Babë të Zadrimës e Juban të Shkodrës, prej ku dhe muer llagapin. Gjenealogjia e tij dhe e familjes fillon me fitimin e luftës kundër Ali Serdarit, në kohë të Ahmet pashës, prej së cilës datë Miletajt u quejtën Illiaj, emën që sod e mbajnë në katundin Juban, por që më 1918, u ndamë me leçitje në kishë në dy degë: Gjergj e Ndokillijaj''».
 
I biri i Ndok Illisë, dhe i një gruaje nga Malta të quajtur Korina, u shkollua në vendlindje (1825-1829) ndër shkollat e mbajtura nga familjet reshpere, si shkolla e Gegë Kodhelit, Gjon Shkrumit, Zef Kamsit, Jak Krajës, etj. I ati i Zefit, Ndok Illia qe dërguar në shërbime zyrtare pre anës së Vezirit të Shkodres, Mustafa Pashës, herë në Vjenë, herë në Serbi, herë në Trieste etj, vise të jashtme. Meqenëse dajat i kishte në Maltë, qe dërguar për studime atje, ku kreu shkollën e mesme tregtare (1830-1838). Gjatë studimeve mësoi italishten, frëngjishten, anglishten. Zefi me kohë, ra në kontakte tregtare me anglezë e italianë dhe, i ndikuar nga idetë e kohës, nisen t'i ngjallen ndjenjat patriotike që me kohën ia forcuan dashurinë për vendin e dëshirën për lirinë e atdheut nga zgjedha e huaj. Mbasi iu vra i ati me 1840, Zefi në 1841 ktheu në atdhe dhe në Shkodër qe ngarkuar me dëtyra të ndryshme nga ana e qeverisë. Zuri vend në zyrën postare që çdo 10 ditë dërgonte një njeri të besuar me letra dhe pare për në Smilova Uglica, që ishte pika e kufirit mes Perandorisë Austriake e asaj Otomane, në rrethinat e Kotorrit. Prej ku merrte dorëzim postën tregtare drejtuar Shqipërisë nga qytetet austriake e italiane të Adriatikut Qednror e Verior. Përkrahë [[Hamza Kazazi|Hamz Kazazin]] në rrafshimin e seminarit jezuit t'etënve italianë, në Shkodër.<ref>Arkivi Qendror Historik, Fondi i Arqipeshkvisë së Shkodrë nr.8/68 Relacion i Ipeshkvit të Shkodrës dërgue kardinal G. Fransonit të Propaganda Fidae 29.VII.1851. Shkëputë nga monografia e Jup Kastratit: Zef Jubani, jeta dhe vepra, Tiranë 1987</ref> Më 1847 ngarkohet me ble 100 barrë drithë në tregjet e Tiranës, Kavajës e Durrësit me rastin e një zie buke në Shkodër.<ref>Dafrende-i bujrulldi, turqisht, 13 maj 1265 hixhri (1847)</ref> Më vonë qe ngarkuar me dëtyrën e krye-intendentit të nozullimeve të Rumelisë deri në Edrene. Për njohuritë e tij tregtare, Porta e Lartë i dha fuqi të pakufshme në kohë lufte. Në vitin 1848 Zef Jubani hyni në shërbim të konsullatës franceze. Konsulli Hecquard e kishte Zefin në patronazh. Të cilin Zefi e ndihmoi me materiale për vëllimin e tij «Historire et descripttion de la Haute Albanie ou Guégarie» Paris 1858. Ngaqë Zefi qysh me 1850, bashkë me mikun e vet shkodran, Halil Koplikun kishte nisë me mbledhë folklorin nga hinterlandi. Zefi do shkruajnë «''zoti Hekard e përshkroi Shqipninë e Veriut mbi gjurmët e veprës sime të pabotueme, e futi mbrendë disa kangë, që ia dhashë hua për nder, vetëm në përkthimin italisht. Tekstin shqip e rueja me zili për veprën time, që mendojshe ta botoj''»<ref>Giuseppe Jubani «Raccolta di canti e rapsodie di poemi albanesi» Trieste, 1871 f.4</ref>
Rreshti 22:
Që më atë kohë ai e kishte psikologjisë mirë popullin e Shkodres. Veprimtaria patriotike e tij nuk përkonte me mendësinë e shtresës feudale, prandaj përbuzej; veprat e tij për shumë kohë mbeten në heshtje, kontributi i tij në lamën historike, folklorike e letrare u vlerësuan me rezerva në presionin e disa qarqeve konservatore e antikombëtare.<ref>"Shkodra dhe motet" nga [[Hamdi Bushati]], vëllimi I, faqja 571-572</ref>
 
Më 1862 bashkëpunoi në organizmin e lëvizjes antiosmane të [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]]. Autor i veprave: "Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare", "Aktualiteti i popullit të Shqipërisë së Veriut", "Kundrime mbi gjendjen morale dhe intelektuale të popullit shqiptar", etj. Në shkurt të 1868 i kushton një poezi [[Elena Gjika|Elena Gjikës]], me titullin "Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë - Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d'Istria", ku autori nënshkruan ''Sepi Ndokë Illija-Jubani''. Përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar shqiptarë e arbëreshë. Ajo do të shkruajë për të në një artikull të "Revista Europea", numri gjegjës i të cilës s'ekziston, por njihet nga burime të tërthorta. Poezia e Jubanit u botua për herë të parë në veprën "Dora d'Istrias - Shqiptarët" me 1870, përmbledhje poetike. Përfaqësues të inteligjencës nga Shqipnia, arbëreshët e Italisë dhe Greqisë mblodhën në këtë vëllim disa poezi të tyre kësaj shkrimtareje të përmendur për përkrahjen e çështjes kombëtare. Vëllim që dëshmon gjërësinë që kishte marrë shkrimi i poezive në shqip, e ndokush kishte nusur me shkrue edhe vargje të mira. Manifest i parë, i përbashkët i lëvizjes letrare kombëtare, që po rritej në këto vise<ref>USHT, Historia e Shqipërisë, II fq. 13, Tiranë 1965 ─ marrë nga Jup Kastrati fq. 62-66 vepër e cituar</ref>. Në shenjë falenderimi, princesha Gjika i nisën një foto me autograf. Më 1871, botoi në Trieste "Përmbledhje këngësh popullore dhe rrapsodish shqiptare": Rëndësia e këtij libri qëndron në atë se është përmbledhja e parë e folklorit nga një autor shqiptar brenda vendit. Këngët historike me temë patriotike e kanë vlerën e vet të veçantë, të cilat frymëzonin masat e gjëra popullore për çlirimin kombëtar. Në libër autori ka përfshi edhe disa krijime të autorëve tjerë, si dhe një poezi të bukur nga një autor anonim me titull "Zâni i kasnecëve", kjo vjershë ishte një kushtrim kundër pushtuesve turq, e ndërtuar bukur artistikisht dhe me porosi të qarta atdhetare. Ishte e përkthyer edhe frengjisht dhe kishte pasur ribotime. Prej saj u frymëzua edhe [[Pashko Vasa]] dhe shkroi poezinë "O moj Shqypni", Jubani shkroi edhe libra tjerë me tema historike e ekonomike, por edhe librin "Histori e Gjergj Kastriotit", që i mbeti i pa mbaruar dhe pa botuar. Me 1878 ne Venedik botoi vepren "Projekt lundrimi me avulloret italiane ne Adriatik, tregtia e [[Venediku]]t me Shqiperinë". Zef Jubani ishte për zhvillimin ekonomik të vendit, për ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave, për krijimin e shoqërive ekonomike, për themelimin e ndërmarrjeve publike, për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë së jashtme. Kërkoi që mësuesit të ishin vendës, që arsimi të kishte karakter kombëtar, demokratik e laik. Njihet si krijues i një alfabeti të posaçëm me bazë latine. Si atdhetar dhe mendimtar i dha një ndihmëse të vyer Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dhe pak para se të ndërronte jetë i jep testamentin e tij mikut [[Pjetër Gurakuqi]]t<ref>Kolec Çefa: Luigj Gurakuqi në një optikë të re, Instituti i Historisë, Prishtinë 2011</ref>. U nda nga jeta më 1 shkurt 1880 në Shkodër<ref>[http://www.nasergashi.com/gjuha-dhe-letersia-shqipetare-f10/zef-jubani-t699.htm Gjuha dhe letërsia shqipe]</ref> <ref>[http://www.presheva.com/biografi/bio-zefjubani.html Biografi Z. Jubani]</ref>.
 
== Burimet ==