Dallime mes rishikimeve të "Rrethi i Dibrës"

ska përmbledhje të redaktimeve
Malësia e Dibres ndryshe quhej dhe Nëntë Malet e Dibrës e njohur me kete emer qe me shpalljen e ìHatt-I Sherifinî (Manifestin Perandorak) me 1839, ose sic u quajt ky rregull, reformat e Tanzimatit. Ne kuptimin e mirëfillte Nëntë malet e Dibres qenë një organizim ushtarak i ndërtuar mbi bazën e traditës, si domosdoshmeri mbrojtje kunder vershimeve osmane , qe nxirrnin nje sasi te caktuar ushtaresh (forcash te afta per lufte nga cdo ìMalî. Nente Malet e Dibres ishin: Reci, Dardha, Cidhna, Muhurri, Luznia ne Diber te Poshtme; Gryka e Vogel, Gryka e Madhe, Bulqiza dhe Selishta ne Diber te Eperme. Shpesh ìMalî futesh edhe Golloborda Perendimore. Sipas situatave qe krijoheshin perfaqesuesit e maleve mblidheshin ne kuvende. Ishin te caktuara dhe vendet ku mblidheshin si tek Varret e Shupenzes, Gjurre te Mazhices, Ferre te Pashes ne Cidhen, Varret e Delihasanit, Pjepi i Eger etj. Karakteristike e veçantë e kuvendit te Maleve ka qenë: Lënia e hasmërive, falja e gjakut dhe lidhja e
besës per ti bërë ballë agresionit kur Dibra sulmohej. Dibranët kanë përballuar luftra te shumta kunder turqve osman, serbeve e deri kunder nazifashizmit.
Nga 24 beteja qe zhvilloi Skenderbeu gjithesej, 19 te tilla numerohen ne Diber. ì Fushat e Pollogut, të Dibres, te Ohrit, te Domosdoves, grykat e luginat te Drinit, Matit, Shkumbinit që nga viti 1444-1448,1450-56; 1462-65 fushat e Ujit te Bardhe(1457), të livadhit pranë Ohrit, të Vajkalit(1465)etj. u bënë sheshi i disfatave të ushtrive osmane .¹ Nëntë vjet luftuan kunder serbëve(1912-1921). Dibranet dhanë kontribut ne disa kuvende lokale e kombetare si në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878, Kuvendin e Ornanicës, 1879, Kuvendin e Dibrës 1899, Kongresin e Dibres 1909, Kuvendin e Vlorës 1912 e tj.
 
== Gjeografia ==
* [[Komuna Zall-Dardhë]]
* [[Komuna Zall-Reç]]
 
== Referenca ==
1. Hylli I Dritës, Nr.1, f.12, v.1942. Perkth, I Karl Gurakuqit; rev.LEKA,v.1935, f.140-145 dhe 314-326,art. Mbi historinë e
Shqiperisë nga Dr. George Shtadmyler; perkth.Buletin USHT, seria Shkencat Shoqërore, Nr.1, v.1962, F.233, art.i B.Becit:
ìHulumtime gjuhesore ne Matî.
2. E.Cabej: Studime Gjuhësore, vol. VI, f.16.Prishtinë,1975
 
== Shiko edhe ==
26

edits