[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: se:Tuva
No edit summary
Rreshti 1:
[[Image:Tuva republic map.png|thumb|250px|right]]
'''Tëvaja''' ose '''Tuvaja''', zyrtarisht '''Republika e Tëvasë''' ([[gjuha ruse|rusisht]]: Респу́блика Тыва́, ''Respublika Tyva'' ose Тува́, ''Tuva'';<ref>Tuva ishte emri i përdorur zyrtarisht në rusisht deri në kalimin e referendumit që nxori emrin zyrtar "Респу́блика Тыва́"; shqiptimi i emrit zyrtar në rusisht është /rʲɪˈspublʲɪkə tɨˈva/, më së afërti me germa shqipe <Rjispubljikë Tijvá>.</ref> tëvisht: Тыва Республика, Tëva Respublika), është [[Republikat e Rusisë|republikë anëtare]] e [[Rusia|Federatës Ruse]] e ndodhur në Azinë Qendrore, në kufirin veriperëndimor të Mongolisë. Mes viteve 1921-1944, Tëvaja ishte shtet i pavarur i njohur si Republika Popullore Tëvane, e cila u aneksua nga Bashkimi Sovjetik duke u kthyer në rreth autonom e më pas republikë autonome brenda Rusisë. Tëvaja ka 305.510 banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej 170.500 km². 77% e popullsisë janë tëvanë etnikë, banorët titullarë të republikës, të cilët flasin gjuhën e tyre tëvishten, anëtare e familjes së gjuhëve turkike, si dhe praktikojnë budizmin dhe shamanizmin si mënyrë jetese. Kryeqytet është [[Këzëlli]] (rusisht: Кызы́л, Kijzijl, tëvisht: Кызы́л, Këzëll).