Lojërat Olimpike Verore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 11:
Këto festa te rinise e të bukurisë e murrën emrin e tyre nga qyteti antik i ''Olimpias'', i vendosur në Peloponez, në bregun e lumit Alfeo dhe i dedikoheshin Zeusit të Olimpit. Sipas Pauzanit, banorët e Elides tregonin se në fillim lojërat i dedikoheshin Uranit dhe djalit të tij Zeusit, i cili kishte marrë pjesë në gara dhe duke i fituar ato, kishte fituar edhe të drejtën për të qenë zotërues i [[Gjithësia|gjithësisë]]. Më pas, të gjitha perëndit tjera kishin marrë pjese në gara dhe kampioni i parë i shpallur në atë kohe ishte Apolloni. Sipas një legjende tjetër, të cituar po nga Pauzani ishte Herakliti ai që i emërtoi këto lojëra Olimpike,duke vendosur që ato të organizoheshin një here në pesë vite, pasi që pesë ishin vëllezërit e tij. Sanksionimi i lojërave dhe përcaktimi i sakte i vendit se ku do të organizoheshin ato, bë si rrjedhojë e marrëveshjes se mbretit të Spartës 'Likurgut' me atë të Pizes 'Kleostenit. Kjo marrëveshje u shkrua në një disk të bronztë (i quajtur disku i Ifitit) dhe është gjetur 1000 vjet më vonë nga Pauzani në një tempull të Olimpias.
==Rrjedha historike==
Ndër fituesit më të mëdhenj të tyre në lashtësi mbahet mend emri i Koroibos. Ai ka qenë edhe fituesi i tyre i parë më 776 para erës së re. Me kalimin e kohës lojërat morën një zhvillim të gjerë, duke u prëhapur edhe në vendet e tjera. Në to filluan të merrnin pjesë edhe barbarët e gladiatorët. Barbari i parë që fitoi një titull ishte Tiberio. Në vitin 393 e.r me urdhër të perandorit romak Teodozio, dyert e stadiumeve olipmike u mbyllën përgjithmonë.<ref>[http://www.fjalaelire.com/reportazh/15726.html Fjala e lirë]</ref>