[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 6:
==Definicioni==
 
Hard rock-u është një formë e muzikës rock që karakterizohet me zë të lartë dhe agresiv. [[Kitara elektrike]] shpesh është më e theksuar, përdoret me "[[distortion]]" si dhe efekteve të tjera, si një instrument për ritme të përsëritura në shkallë të ndryshme, dhe si instrument solo. Tek [[bateritë]] karakteristike është të fokusohet në ritëm, goditje të forta të [[bas-daulles]], nganjëherë duke përdorur [[cembalet]] për theksim. [[Kitara bas]] punon në bashkpunim me [[bateritë]], herë pas here duke luajtur ritme, por zakonisht duhet të përputhet me ritmin dhe kitaren. Këngëtarët mund të këndojnë me zë të ulët, të ashpër, ose zë ulëritës apo bërtimë, nganjëherë në një gamë shumë të lartë, por edhe zë falso.
 
Në fund të viteve të 60ta termi "heavy meta" është përdorur si zëvendësues i Hard Rock-ut, por gradualisht ky term filloi të përdoret për të përshkruar muzikën me volum dhe intensitet edhe më të madh. Ndërsa hard rock-u mbeti me identitetin e "rock and roll".