[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 35:
== Historia ==
 
Hapja e shkollës së parë shqipe në Progonat të [[Kurvelesh]]it të Sipërm.
Në ceremoninë e 100-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Progonat të [[Kurvelesh]]it të Sipërm, historianët dhe oratorët sollën fakte të pa publikuara më parë për historinë e mësimit të shqipes në këtë krahinë. Sipas historianëve, që në vitin [[1790]], misionarë [[arbëreshë]] të ardhur nga [[Italia]] e Jugut fshehtas autoriteteve pushtuese osmane u mësonin banorëve të Kurveleshit dhe [[Himarë]]s [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]], duke përdorur si libër bazë "Doktrina e Krishterë" e Budit.
Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”!
Në ceremoninë e 100-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Progonat të [[Kurvelesh]]it të Sipërm, historianët dhe oratorët sollën fakte të pa publikuara më parë për historinë e mësimit të shqipes në këtë krahinë. Sipas historianëve, që në vitin [[1790]], misionarë [[arbëreshë]] të ardhur nga [[Italia]] e Jugut fshehtas autoriteteve pushtuese osmane u mësonin banorëve të Kurveleshit dhe [[Himarë]]s [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]], duke përdorur si libër bazë "Doktrina e Krishterë" e Budit.
 
"Mirëpo, pavarësisht se nga kjo nismë cenoheshin interesat e pushtuesve osmanë, ajo që reagoi më pozitivisht pranë autoriteteve qendrore osmane ishte Patriarkana e Stambollit, që kërkoi masa ndëshkimore dhe që pas persekutimeve dhe ndëshkimeve të rrepta të administratës pushtuese turke u ndërpre mësimi i shqipes nga misionarët arbëresh", thekson ish-nxënësi i kësaj shkolle, Martin Cukalla, theksojme se nismetaret e kesaj veprimtarie ishte Shkolla e Mesme e Progonatit, fjalimine hapjes dhe pershendetjen e beri Drejtori i Shkolles se Mesme mesuesi Gezim Dana. Këto mësime të para të shqipes janë zhvilluar nga misionarët arbëresh në mjediset e kishave të Progonatit dhe Himarës, ndërsa shkolla e parë shqipe në Progonat është çelur 100 vjet më parë në mjediset e xhamisë së këtij fshati. Gjithmonë sipas historisë së paraqitur gjatë kësaj ceremonie, patriotët dhe mësuesit e parë progonatas që kontribuuan në hapjen e kësaj shkolle ishin Shaqo Buxo, Arif Toto, Hajredin Qëndro, Cane Xhufi dhe Sheh Abazi. Abetaret e para u shtypën në Janinë dhe atdhetarë si Ismail Lesko Progonati i sponsorizuan dhe i dërguan disa ditë para celjes së shkollës në Progonat. Shkolla e parë nuk mund të hapej nëse nuk do të ishte themeluar paralelisht me të klubi patriotik "Arbëria", që shumë shpejt u kthye në një "engjëll" mbrojtës për shkollën e parë ku mësuan fëmijë të ardhur edhe nga Lekdushi, Gusmari, Rexhini dhe [[Nivica]].