Yves de Kermabon: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Bet 0 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 2:
 
Si oficer i Kalorësisë, ai pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Regjimentin e Parë të [[Legjioni i Huaj|Legjionit të Huaj]]. Në këtë njësit ai shërbeu në pozita komanduese të njëpasnjëshme si: udhëheqës toge me gradën e togerit, komandant kompanie me gradën e kapitenit, dhe së fundi si komandant i regjimentit me gradën e kolonelit. Duke shërbyer si komandant kompanie, ai mori pjesë në tri udhëtime operative në [[Afrika|Afrikë]]: [[Çadi|Çad]], më [[1978]] dhe [[1979]], dhe në [[Republika Qendrore Afrikane|Republikën Qendrore Afrikane]] më [[1981]]. Si komandant i Regjimentit të Parë të Kalorësisë të Legionit të Huaj, së bashku me legjionarët e tij ai mori pjesë në Autoritetin Tranzicional të [[Organizata e Kombeve të Bashkuara|Kombeve të Bashkuara]] në [[Kamboxhia]], për një periudhë gjashtë mujore.
 
 
Gjatë karrierës së tij, Gjeneral Lejtnanti Yves de Kermabon ka shërbyer gjithashtu edhe në detyra komanduese të tjera në ushtrinë franceze duke përfshirë: këshilltar i Inspektorit të Përgjithshëm të Ushtrisë franceze ([[1984]]-[[1987]]), zëvendës i seksionit të ushtrisë në kabinetin ushtarak të Ministrit të Mbrojtjes ([[1989]]-[[1991]]), Shef i Shtabit të Divizionit të 6-të të Motorizuar ([[1994]]-[[1997]]) dhe shef i kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Personelit të Ushtrisë franceze ([[1997]]-[[1998]]).
 
 
Gjatë detyrës së tij në Divizionin e 6-të të Motorizuar, ai pati dy turne operative në ish-Jugosllavi: turneu i parë,
[[janar]]-[[maj]] [[1995]] si zëvendëskomandant i [[Sektori i Sarajevës|Sektorit]] të [[Sarajeva|Sarajevës]] pranë Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara ([[UNPROFOR]]), dhe i dyti, [[dhjetor]] [[1995]]- [[maj]] [[1996]] si shef i Shtabit të Divizionit Shumëkombësh të Juglindjes të [[IFOR]]-it (Forcës Implementuese).
 
 
Ai u promovua në gradën Gjeneral Brigade në [[tetor]] [[1998]] dhe u emërua zëvendës-drejtor për rekrutim në Drejtorinë e Personelit të ushtrisë franceze. Ai komandoi Brigadën e 6-të të Motorizuar nga [[gushti]] [[2000]] deri në [[tetor]] [[2002]]. Gjatë kësaj periudhe ai pati një turne operativ në [[Kosova|Kosovë]] me detyrën e komandantit të Brigadës Shumëkombëshe Veri në [[Mitrovica|Mitrovicë]].
 
 
Atij iu dha grada e Gjeneral Majorit më [[1 tetor]] [[2002]] dhe komanda e Shtabit Nr. 4 të Forcave të Dislokimit. Prej aty, në [[mars]] [[2003]], u dërgua sërish në [[Kosova|Kosovë]] si zëvendëskomandant i [[KFOR]]-it për gjashtë muaj. Më [[1 shtator]] [[2004]], ai mori komandën e KFOR-it. Gjeneral Lejtnant De Kermabon është i martuar dhe ka pesë fëmijë.