[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Otto Witte''' (lindi më [[[16 tetor]] [[1871]], në Pnakow të [[Berlin]]it - [[13 gusht]] [[1958]]) ishte një akrobat cirku gjerman, që u hoq si mbret i Shqipërisë.
 
==Jetëshkrimi==
Rreshti 19:
Fatet e Shqipërisë së vitit 1912-13 diskutoheshin në kancelaritë perëndimore të Londrës, Vjenës apo Parisit. Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, zhvilluar nga data 17 deri 20 dhjetor 1912 në Londër, kishte nxjerrë më së fundi, mbas negociateve intensive, një rezolutë, ku e shpallte Shqipërinë principatë autonome nën një princ të huaj, i cili do të zgjidhej nga Fuqitë e Mëdha brenda gjashtë muajsh. Qeveria e Vlorës i dërgonte apel mbas apeli Konferencës së Ambasadorëve në Londër për të zgjedhur kryetarin e shtetit shqiptar. Ndërkohë Esat Pasha, që drejton qeverinë provizore, siç e përmend Tajar Zavalani në “Histori e Shqipnis”, do shfaqej më vonë hapur kundër qeverisë së Vlorës, duke u dorëzuar Shkodrën malazezëve dhe duke ndjekur ambicjen për t’u bërë sundimtar i Shqipërisë së Mesme, duke akuzuar Ismail Qemalin se bënte një politikë antimuslimane dhe kërkonte që qeveria të transferohej në Durrës.
Mesa dukej caktimi i një prijësi për Shqipërinë në fillim të vitit 1913 ende po vonohej, megjithëse një emër përflitej më së shumti për të qenë në krye të shqiptarëve. Ky ishte Princi turk Halim Eddine (apo Halim Ettin - në shtypin gjerman ndeshet edhe ky version i emrit), nipi i Sulltanit. Një kohë e tillë trazirash në një Ballkan, që s’ishte gjë tjetër veçse një pazar i interesave të fuqive të kohës, ku Shqipëria “pjesa më e egër” e tij nuk kishte as kufij e as një qeveri të qartë, “gjaku blu” i ndonjë princi të përkëdhelur perëndimor nuk do të mund t’i bindte shqiptarët, që as mes tyre nuk po e gjenin dot gjuhën e përbashkët. Kjo zallamahi do t’i mjaftonte ekspozuesit Otto Witte për të realizuar aventurën më të madhe të jetës së tij.
 
[[Katgoria:Gjerman]]
 
[[en:Otto Witte]]