[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Old part of Qeparo.jpg|thumb|left|300px]]
Sapo del ne Qafen e Leres shpaloset nje pamje : deti i kalter mes te cilit jane zhytur dy gadishuj, ai i Panormit mjaft i madh dhe i Palermos me i vogel te cilet perfshijne midis tyre nje hapesire deti dhe xhepa te qete natyrore per ankorimin e anijeve qe ne kohet e lashta. Kjo u provua gjate punimeve te portit te Palermos ku u gjeten amfora dhe qeramika te lashtesise.Vete emri Panormo jep krejt permbajtjen e fjales (qe ne greqisht dmth liman natyror ku mund te hedhin spirancen dhe te strehoen anijet qe i ze furtuna. (φυσικό λιμάνι, όρμο όπου μπορούν να καταφύγουν και να αγκυροβολήσουν τα πλοία). Mali perballe me gjelberimin e perhershem te shkureve me aromen qe pranveres mplekset me eren e jodit dhe te leshterikeve te detit dhe ndokush pa frike mund te thote se te tille arome duhet kishte pija amprosio qe pinin perendite ne Olimp. Ne ditet e sotme jane ndertuar bankina per ankorim ne Palermo dhe ne Armeridhe. Ne kete te fundit ka nje hapesire plazhi ku derdhen dhe ujera te embela sic e thote dhe emri Almeridha (domethene burim i ujrave te embela ne greqisht- αλμυρά). Te dy gadishujt duket se ne epoka te largeta gjeologjike kane pesuar shembje tektonike (M. Kabo, Himara ne Shekuj, Tirane 2004, f.12) duke u bere te pa arriteshme nga pjesa perendimore e detit.Lartesia e humnerave ne Panorme arrin gjer ne 115 m Kjo ka favorizuar ndertimin e kalave te mbrojtura mire nga sulmet e pirateve. Panormos, sipas autoreve antike, permendet nder limanet me te rendesishme ne brigjet e Kaonise-Himares se lashte (Χαονία-gr) dhe arkelogjia ende nuk e ka thene fjalen e vet te fundit per qytetin antik dhe keshtjellen qe duhet te kete egzistuar ne kete gadishull.
Gadishulli i vogel i Palermos qe lidhet me nje istem prej 50 m me bregun e detit eshte nje fortese e vertet natyrale mbi te cilen eshte ngritur kalaja e Ali Pashes qe banoret vendas e quajne thjesht Kastri (Kastro-keshtjelle nga greqishtja). Ne te vertete Kalaja e Alipashes, veper e projektuar nga arkitekt ushtarak francez eshte ngritur ne germadhat e nje kalaje te mepareshme dhe sot paraqet vlera te vecanta arqitektonike dhe turistike (shih Jano Koci-Himara-Arkeologji-Kulture-Histori, Tirane 2006). Mbi porten e hyrjes Ali Pasha vendosi nje pllake guri ku ishte gdhendur nje vjershe hymnizuese e figures se tij qe besohet se ka autor iluminstin e shquar epirot Jani Vilarai. Tekstin i shkruar ne greqishten popullore (dhimotiko) e gjejme ne shqip per here te pare ne librin e S. Rushes “Himara ne stuhine e shekujve”, Tirane 2000). Sic thote autori, i cili na e paraqet tekstin edhe ne greqisht me germa latine, perkthimi ne shqip eshte bere nga mesuesi i tij J. Pali qe e pati kopjuar direkt nga pllaka e gurit. Ne literaturen greke e gjejme te botuar ne 1899 nga P. Petridhi. Ne fillim te istmit te Palermos gjrendet kisha e Shen Nikolles e cila me pare ndodhej ne zonen e kalase. Ali pasha ndonse ishte nje figure diktatore e eger kishte nje adhurim te vecante per kultet e krishtere dhe prandaj e ndertoi kishen qe prishi pak me tej.