Hajredin bej Cakrani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Ndryshim i emrit shqiperi në Shqipëri
Rreshti 18:
e çelën në vitin 1908 me drejtor [[Thanas Floqi]].
Ne vitet 1910-1911 Hajredini bashke me te vellain Bektashin pas shume takimesh qe paten ne Stambpll me Nexhip Dragen,Isa Boletinin etj, vendosen te organizoheshin per nje kryengritje në jug ku me pas do të merte përmasa të mëdha dhe ku garnizonet turke do të pësonin humbje të njëpasnjëshme dhe do të demoralizoheshin shumë krerët e ushtrisë turke.
Ne gusht te vitit 1912 ne shtepine e vellezerve Cakrani mberrin [[Ismail Qemali]] dhe [[Luigj Gurakuqi]] dhe diskutuan per te ardhmen e ShqiperiseShqipërise dhe per Pavaresine e saj.
 
Mberritja me “Llojdin” austriak e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit në Durrës dhe vendosja e tyre në hotel “Kostndinopoja” ishte siguruar qysh më parë. Më 21 nëntor 1912, nga Durrësi Luigj Gurakuqi dergon këtë telegram në Vlorë; “Et’hem Beut (I biri I Ismail Qemalit) e Bektash Cakranit (që prej kohësh ndodhej në Vlorë dhe ndiqte ngjarjet që andej) ose Qazim Kokoshit në Vlorë; Me urdhër të Ismail Qemal Beut ju bëhet me dije, se pas dy oresh duhet të ndodheni në zyrën telegrafike! Luigj Gurakuqi”. Sipas dëshmive të bashkohësve në orën tetë të mbremjes, Ismail Qemali bisedoi vetëm me Xhemil bej Vloren, ( i nipi dhe njohës i përkryer i çdo gjëje e situate në qytet) dhe Bektash Cakranin, (ndoshta, njeriu më I besuar), në një bisedë të gjatë, në të cilën ata morën udhëzime e këshilla për situatën në Durrës dhe përgatitjen e Kuvendit të Vlorës. Të gjithë shqiptarët janë njohur me atë udhëtim epik tej mase të vështirë, të devijuar nga rruga kryesore për shkak të sigurise se Ismail Qemalit e të gjithë delegacionit, ku sipas një urdhërit trupat e ushtrisë turke duhet ta arrestonin patjetër atë. Hajredin Cakrani i kalon nëpër territoret e cifligjeve të tij, ku pas disa stacionesh, Ismail Qemali me gjithë delegacionin bujtin në shtëpinë e tij, në Petoshanj, fare pranë Libofshës, nje vend strategjik ky i rrethuar nga veriu lindja dhe perëndimi nga rrjedha e lumit Seman dhe flenë atë natë aty.Të nesërmen ndodhi ajo që nuk pritej. Në kalimin e lumit Seman në vah, njerëzit me Qemal Karaosmanin që i mbulonin mbrojtjen e udhëtimin e Ismail Qemalit e kishin kaluar pothuaj të gjithë si pararojë lumin e më pas do të vinte Ismail Qemali, që tashmë ndodhej së bashku me Hajredin Cakranin e të tjerët në krahun tjetër të tij. Pikërisht në këtë cast në anën e këtyre të fundit, në një shpat të zhveshur, shfaqet një kompani ushtarësh, pjesë e garnizonit që kish marrë urdhër per arrestin me shumicë shqiptarësh, por gjithsesi të panjohur. U duk sikur ky ishte fundi dhe misioni I shenjtë historik,nuk do të mbërrinte kurrë në destinacion. Ata që gjithë ato ditë kishin kërkuar për arrest një deputet rebel, një farë Ismail Qemali, tashmë kur përpara tyre shfaqet Hajredin Cakrani, thonë se “na ka ardhur një telegram i dyte, që anullon të parin dhe se ne jemi këtu per ta nderuar e përshëndetur atë dhë misionin e tij”.