Ekonomia islame: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: ps:اسلامي وټه
v Robot: Faqe e palidhur
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
[[Kur’ani]] dhe [[Suneti]] nuk përmendin termat '''ekonomia islame'''. Në këtë kuptim koncepti ekonomi islame është një zhvillim i kohëve të fundit në fjalorin Islamik. Megjithatë në [[Kur'an]] dhe [[Sunet]], ka një sërë urdhëratash që trajtojnë aspektet ekonomike të jetës njerëzore. Për ta thënë me pak fjalë, ekonomia islame është ajo ekonomi që zbaton këto mësime në jetën publike dhe lehtëson individët t’i praktikojnë ato në jetën private. Mësimet që merren me jetën ekonomike janë pak, meqenëse i lënë hapësirë të gjerë ligjeve njerëzore, mendimit te pavarur dhe interpretimit nisur nga kërkesat e çdo brezi dhe periudhe. Kështu që nuk mund të ketë një formë standarde të ekonomisë islame. Ajo ndryshon bazuar në kushtet e secilit brez. Myslimanët e çdo epoke duhet të gjejnë formën e ekonomisë duke u bazuar në kërkesat e tyre. Gjëja e vetme thelbësore është zbatimi i mësimeve bazë me qëllim arritjen e objektivave të Tiara’s (makasid el –Sheria’ah). Në jetën publike, objektivat e Sheri’atit mund të përmblidhen në krijimin e një shoqërie ku vlerat e lirisë, besimit reciprok, këshillimit, dhënies llogari, drejtësisë, mirëqenies publike, interesave publike, transparencës në politikë, sundimi i ligjit dhe eliminimi i padrejtësisë, korrupsionit dhe mashtrimit janë më të lartat. Ne jetën private, Sheriati mëson thjeshtësinë, maturinë, vetëmohimin, mëshirën, vëllazërinë dhe bujarinë. Këto [[norma]] dhe [[vlera]] japin një kuadër të përgjithshëm për ekonominë islame. Njerëzit në çdo epoke janë të lirë t’i zbatojnë ato ne politikat dhe institucionet përkatëse. Kjo nuk nënkupton se në një ekonomi islame gjithsecili është i mbrujtur me këto vlera. Në fakt këto janë ideale që ekonomia islame duhet të realizojë.