[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: hr:Ifigenija
v Robot: Faqe e palidhur
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
'''Ifigjenia''' (greq. ''Ifigenia'', lat. ''Iphigenia'') - e bija e [[Agamemnoni]]t, mbretit të Mikenës dhe gruas së tij Klitemnstrës. Ifigjenia u bë heroinë tragjike me madhësi të vërtetë klasike jo me vullnet të vetin, por "me lojë të pamëshirshme të fatit". Kur i ati i saj, Agamemnoni në krye të njësive të bashkuara akease u nis kundër Trojës, me tërë marinën hyri në limanin beotik, Aulida dhe për shkak të shtërgatës nuk ka mundur të dalë nga limani. Magjistari Kalkant i cili e përcillte ushtrinë, deklaroi që këtë shtrëngatë e ka shkaktuar hyjnesha e gjuetisë, Artemida, për dënimin që Agamemnoni e vrau drenushen e saj të shuguruar. Poqese Agamemnoni nuk dëshiron që e tërë ekspedita mos t'i dështojë, do t'i duhej që ta zbusë hyjneshën në mënyrë që për flijim do t'ia ofrojë bijën e vet Ifigjeninë. Në fillim Agamemnoni kundërshtonte, por më vonë u bë i vetëdijshëm për obligimet e veta ndaj ushtrisë së vet dhe ndërmarrjes së vet të tërësishme kështu që u pajtua me kërkesën e Kalkantit. E ftoj Ifigjeninë, dhe që me siguri të vijë, e porositi se mendon ta martojë me udhëheqësin ushtarak akeas më të bukurin dhe më trimin. Ifigjenia pa u vonuar erdhi me nënën e vet Klitemnestrën dhe vëllaun, Orestin) në Aulidë. Këtu mori vesh se në vend të dasmës po e pret vdekja në elter.