Komuna e Zajazit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Zëvedësim i stampës {{pp}} me {{për përmirësim}}
Rreshti 36:
 
== Historia==
{{për përmirësim}}
{{pp}}
Kaluan ato kohëra të errta; filloi lufta e dytë. Këtë rradhë populli shqiptar i kësaj ane do të duhej të ishte më i pjekur, dhe ai me të madhe tregoi një pjekuri të jashtë - zakonshme. Për fat të keq, po bëhej një propogandë e tmerrshme: luftë antifashiste, antinaziste,ku mandej do të siguroheshin të drejtat etnike - legjitime të popujve të pushtuar: "pritë gomar të bij barë". Kështu lindën parulla, ideologji pa logjkë për të ardhmen mjeruese të popullit tonë. Atë botë, përsëri vegjëlia rroku armët, drejtoi masën, i tregoi rrugën popullit, historinë qindravjeçare të sunduesve sllavë, dhe mos besimi ndaj tyre, se ata ndërrojnë politikë e fjalë si tu dojë interesi i tyre. Prap Zajazi lindi njerëz të peshuar, jo me arsim dhe edukatë por me një përvojë të gjatë e të hidhur. Ngjarjet e shëmtuara të vitit 1913 nuk kishin të harruar; tre bunarët në Zajaz, ende s'ishin tharë nga gjaku i vëllezërve, baballarëve, gjyshërve. Të internuarit gjatë lëvizjeve kacake në Zajaz e gjetkë, ende s'ishin kthyer në vatrat e tyre. Me padyshim ata kishin vdekur në vetminë e tyre nën qiellin hapsinor në Orizar dhe vende të tjera të mallkuara bullgare të Maqedonisë lindore pa u mbuluar ndër varre. Si të mundte që ky popull aq i vujatur të harronte ato kohëra të vrazhda, ato shtrëngata që varruan popullin tok kreshnik. Si mund të hiqeshin nga mendja ato burra që me një guximtari të pashoqe të asgjësojnë komunat serbe, duke shpresuar se një ditë do të hynë nën administratën shqiptare. Ata burra viganë u zhdukën në Osllomej, në Rashtan, në Midincë, në Zajaz etj. Si mund të harrohen ngjarjet e Qafës, Sopit, Breqanit, këta dy të fundit të zhdukur fare nga harta gjeografike. Si mund të shkilet mbi gjakun dhe trupin e Sulltanës legjendare, dhe, sot t'i shtrijmë dorën e pajtimit, serbëve, maqedonasve sllavë, për të luftuar gjermanët apo italianët. Ishte e pamundur!