Albanian Screen: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
'''Albanian Screen''' është televizion kombëtar satelitor. Ai transmeton në valë satelitore, në EUTELSAT, dhe është I pranishëm në të gjithë territorin e Europes, Amerikës Veriore dhe Azisë. Gjithashtu televizioni Albanian Screen mbulon me valë tokësore të gjithë territorin e Shqipërisë si dhe me sinjal dixhital tokësor qytetin e Tiranës. Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Albanian Screen është [[Rezart Taçi]].
 
Themeluar në vitin 2003 me një programacion të formatit thellësisht informativ deri në vitin 2010 ka mbajtur emerin ALSAT . Me kalimin në pronësi të grupit Taçi Oil International, programacioni ka pësuar një ndryshim thelbësor dhe ka kaluar nga formati informativ në atë të një televizioni gjeneralist duke ridimesionuar gjithçka në drejtim të informimit, edukimit dhe argëtimit.
 
Investimet e kryera me teknologjinë e fundit bashkëkohore si dhe afrimi në stafin tonë i profesionistëve me të mirë të tregut mediatik kanë bërë të mundur përmbushjen e këtij misioni duke e kthyer Albanian Screen në një nga televizionet më të rëndësioshme në vend.
 
Emisionet e larmishme të kombinuara së bashku në këtë programacion formësojnë fizionominë e tij dhe materializojnë synimin tonë për të përfshirë në të intresin e të gjithë grupmoshave por duke treguar një kujdes të veçantë në përzgjedhjen e emisioneve për fëmijët dhe adoleshentë.
 
Edicionet informative janë tërësisht të paanshme dhe vetëm në funksion të informimit të publikut. Lajmi i shpejte, i plotë dhe etik përcillet nga gazetarë profesionistë në kohë reale. Departamenti i informacionit veç edicioneve informative prodhon edhe programin Target i cili transmetohet ç?do ditë pas edicionit qendror të lajmeve. Në këtë program një prej argumentave kryesorë të zhvillimeve politike, sociale apo ekonomike shtjellohet gjerësisht, shihet më thellë mbi çështjen, vijnë zëra dhe elementë që e plotësojnë argumentin.
 
Filmat e fundit të studiove më prestigjoze kinematografike apo nostalgjinë e kinemasë, dokumentarë me ndjeshmëri të madhe por edhe me kërshëri të gjerë , serialet më të mirë komikë dhe dramatikë, fitues çmimesh të mëdha nderkombëtare, janë pjesë e ekranit tonë.
Rreshti 15:
Talk Show "Dritë Hije" i cili përmes debatit trajton çështjet më të ndjeshme sociale është emisioni I vetëm i kësaj kategorie në ekranet shqiptare. Elementë domethënës të jetës së vendit, personazhe që vijnë drejtpëdrejt nga ngjarjet dhe përfaqësues të organeve të caktuara të lidhura direkt me çështjen e bëjnë këtë emission bartës të shqetësimeve dhe interesave të qytetarëve.
 
Sporti gjendet në Albanain Screen me anë të programit "Skaner Kampionat", një studio sportive e çdo të diele për analizën e plotë mbi futbollin shqiptar. Oponenca, moviola dhe debate analitikë në studio përcjellin panoramën e plotë të futbollit shqiptar.
 
Programi "Orkidea" ngerthen diskutime për zhanre të ndryshme të artit, personazhe intersantë, punime dhe krijime që përshkohen nga tradicionalja apo modernja. Në programin Orkidea gjendet një hapësirë e gjerë argëtimi dhe çlodhjeje për shikuesit. Po ashtu edhe në programin "Agon" është ruajtur kjo filozofi por me nje dinamizëm tjetër në përshtatje me nevojën për informim të shpejtë por edhe nevojën për ti ftuar shikuesit në një ditë të re.
Muzika gërshetuar me lajme zbavitëse, me rubrika që sjellin para shikuesve detaje nga jeta botës VIP vijnë në programin "Jo vetëm hite".
 
Por sigurisht që ne nuk do të qëndrojmë këtu Televizioni Albanian Screen vijon projektin e tij për thelluar cilësinë dhe rritur larminë e programeve. Për të gjithë të rejat e fundit të programit të televizionit Albanian Screen, ju mund të regjistroheni në rubrikën "Buletin".