Ndryshimi mes inspektimeve të "Haraçi"

16 bytes added ,  8 vjet më parë
v
Roboti: Konverton referencat pa titull, dhe vendos titullin e faqes nga eshte mare referenca
v (r2.7.2) (roboti shtoj: id:Kharaj)
v (Roboti: Konverton referencat pa titull, dhe vendos titullin e faqes nga eshte mare referenca)
Fillimisht, pas [[Ekspansioni islamik|ekspansionit të parë islamik]] të shekullit të 7-të, ''haraxhi-i'' cilësonte taksën si shumë e përgjithshme, të vjelur nga provincat e pushtuara, e cila mblidhej nga nëpunësit e ish-[[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]] dhe [[Perandoria Sasanide|Sasanide]] ose, në kuptim më të gjerë, çdo lloj takse që vilnin pyshtuesit myslimanë nga popullsia jo-myslimane, [[dhimmi]]t. Në atë kohë ''haraxhi-i'' përdorej në mënyrë sinonime me ''[[xhizja]]-n'', e cila më vonë u shndërrua në një [[Taksa për frymë|taksë për frymë]] për dhimmi-t. Nga ana tjetër, pronarët myslimanë të tokave paguanin vetëm ''[[ushr-i]]n'', [[E dhjeta (taksë)|të dhjetën]] fetare, e cila ishte shumë më e ulët.<ref name="lewis1">Lewis (2002), p. 72</ref>
 
Por konvertimi ''(ndërrimi i fesë)'' në masë i [[Kristianizmi|të krishterëve]] dhe [[Zoroastrizmi|zoroastristëve]] në [[Feja islame|fenë islame]] bëri që të shterojë burimi i të ardhurave nga taksat për perandorinë [[Arabët|arabe]]. Gjendja u ashpërsua edhe më tepër, kur një ekspeditë në shkallë të gjerë por e pasuksesshme kundra Perandorisë Bizantine e organizuar nga [[kalifi]] [[Umajjadët|umajjad]] [[Sulaiman ibn Abd al-Malik|Sulaiman]] më 717 e çoi gjendjen financiare të umajjadëve në prag të greminës. Pak para ardhjes së Sulaiman-it në pushtet, [[Al-Hadxhaxh ibn Jusuf|Al-Hadxhaxh-i]], guvernatori i provincës së Irakut, ishte përpjekur të rrisë të ardhurat duke kërkuar nga myslimanët pagimin e taksës së plotë mirëpo kjo masë hasi në kundërshtim dhe pakënaqësi. Për të zgjidhur këto probleme, pasardhësi në detyrë i Sulaiman-it, [[Umar-i II]], arriti kompromisin, sipas së cilit, duke filluar prej vitit 719, toka për të cilën ishte paguar më parë ''haraxh'', nuk lejohej t'u jepej myslimanëve, të cilët mund ta jepnin atë me qira por në rast se ata e jepnin, atëherë ishin të detyruar të paguanin ''haraxh'' për të. Me kalimin e kohës, rezultati i kësaj reforme ishte që taksa e ''haraxh-it'' vilej për shumicën e tokave pa marrë parasysh fenë e atij që e punonte. Reformat e Umar-it II u përfunduan nën pushtetin e [[Abbasidët|abbasidëve]] dhe do të bëheshin më vonë model për sistemin tatimor të shtetit islamik.<ref name="lewis2">Lewis (2002), f. 79-80</ref> Që prej kësaj kohe ''haraxh-i'' është përdorur edhe si term i përgjithshëm për të përshkruar çdo lloj takse: kështu psh. vepra klasike e juristit të shekullit të 9-të [[Abu Jusuf-i]]t mbi tatimet quhej ''Kitab al-haraxh'', në shqip: ''Libri i tatimeve''.<ref name="lewis1"gjeneruar automatikisht1>Lewis (2002), f. 72</ref>
 
Orientologu rus i shekullit të 20-të, A. J. Jakubovski, krahason sistemin e taksave të tokës të [[Sasanidët|sasanidëve]] [[Perandoria Sasanide|persianë]] me atë të kohës së [[Kalifati|kalifateve]] islamikë: