[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti shtoj: ru:Колики, Микель
v Roboti: Konverton referencat pa titull, dhe vendos titullin e faqes nga eshte mare referenca
Rreshti 20:
Megjithëse i burgosut ose i internuar, ai vazhdoi të kryente detyrën e vet fshehtas. Zhvillonte me shumë kujdes ungjillizimin e bashkëvuajtësve, kur ata e kërkonin, kryente ritet fetare, si pagëzim dhe kungimin, dhe megjithëse larg nga Shkodra, jepte këshilla dhe udhëzime dhe së bashku me kolegët meshtarë merrte vendime për problemet e famullive, që ishin në gjendje përndjekjeje të jashtëzakonshme. Kështu në vitet 1954-1986, kaloi në burgim dhe internim edhe 32 vjet të tjera. Në vitin 1977, në moshën 75-vjeçare, dënohet për të tretën herë me 15 vjet burgim. Absurdi kishte logjikën e vet djallëzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon në disa krahina të Shqipërisë, si në Lushnjë, Fier, në zonën e maleve të Vlorës dhe në vende të tjera syrgjynimi.
Më vonë do të tregonte për torturat e tmerrshme që pësonin në burg: rrahje deri në gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditë me radhë, përve urisë, etjes e të ftohtit. Gjatë kohës së gjatë të burgimit shumë qenë shokët e tij klerikë, por edhe bashkëvuajtës të tjerë, që u vranë ose vdiqën nga torurat mizore. Pra me të drejtë çuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukën që në vitet e para (1945-1950). Me të drejtë konstaton në librin e tij Prof.Simoni, se siç duket, ishte një peng i çmuar në dorën e diktaturës për t'i bërë presion vëllait të tij Ernestit që të mos merrte inisiativa dhe të zhvillonte aktivitet politik kundër pushtetit komunist në Shqipëri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin për vuajtjen e tij përgjigjej: "... të tjerët kanë vuajtur më shumë se unë nga torturat...". Gjithsesi, ai është "Mandela i Shqipërisë" me 40 vite burg... dhe Zoti shtriu dorën pranë Nënës Shqipëri për të vlerësuar si KARDINAL...
Për këto dhe shumë episode të rëndësishme të jetës së Kardinalit Mikel Koliqi do të mësoni më shumë në veprën e sapodalë në qarkullim. Autori, Prof.Gjon Simoni, kryen një detyrë dhe detyrim të madh ndaj qytetit të tij të lindjes, si besimtarë dhe ish nxënës në korin e njohur Scola Cantorum dhe në Veprimin Katolik në Shkodër, që drejtohej nga themeluesi i saj Shkëlqësia e Tij Kardinal Mikel Koliqi<ref>[http://forumi.zemrashqiptare.net/showthread.php?t=485 Zemra Shqiptare<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>.
 
== Burimet ==