Anemi makrocitike: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: nl:Macrocytaire anemie
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
'''Anemi makrocitike''' është makrocitike kur MCV është mbi 100. [[Anemia]] makrocitike njihet edhe si anemi megaloblastike.
Shkaktohet nga ngadalësimi i [[eritropoeza|eritropoezës]] si pasojë e mungesës të metabolitëve të nevojshëm për sintezën e [[acidit deoksiribonukleik]]:
#* a. Mungesa e [[vitamina B12|vitaminës B12]]...
#* b. ... dhe mungesa e [[acidi folik|acidit folik]].
Qelizat e gjakut janë të mëdha sepse këto janë qeliza që, për shkak të mungesës të DNA-së, s'i kanë bërë dot ndarjet mitotike. [[Citoplazma]], sinteza e RNA-së dhe e [[proteina]]ve është normale. Tipar tjetër është prania e neutrofileve me shumë segmente (angl: hypersegmented neutrophils). Prania e [[neutrofile]]ve me shumë segmente (mbi 5, 6) është patognomonike.
 
 
== Mungesa e vitaminës B12 ==
# [[Vitamina B12]] është e nevojshme për funksionimin e 2 [[Enzima|enzimave]]:
#* a. Njëra enzimë është metioninë sintetaza, e cila merr nje grup metil nga [[N5-metil-tetrahidrofolati]] dhe ia jep homocisteinës. Mungesa e aktivitetit të metioninë sintetazës bën që gjithë [[acidi folik]] të ngecet në formën e N5-metil-tetrahidrofolatit. Mungesa e N5,10-metilen-tetrahidrofolatit pengon sintezën e timidinës.
#* b. Enzima tjetër është [[metil-malonil-CoA-mutaza]], e cila kthen metil-malonil-CoA-në në [[suksinil-CoA]]. Mungesa e aktivitetit të metil-malonil-CoA-mutazës shkakton grumbullim të acideve yndyrore jonormale, të cilat mendohet se shkaktojnë probleme të mielinës të nervave.
# Burimi dhe thithja e vitaminës B12:
#* a. Vitamina B12 gjendet në ushqimet me origjinë shtazore. Trupi i njeriut ka nevojë për '''2 - 3 mg në ditë''', dhe normalisht trupi ka rezerva që mund të zgjasin me vite.
#* b. [[Pepsina]] e [[stomaku]]t e çliron vitaminën B12 nga proteinat me të cilat është e lidhur. Vitamina B12 pastaj lidhet me kobalofilinat e pështymës (angl:cobalophilin, R-binder).
#* c. Më pas, në [[duodenumi|duoden]] enzimat pankreatike çlirojnë vitaminën B12 nga kobalofilinat; në duoden vitamina B12 lidhet me faktorin intrinsik të prodhuar nga qelizat parietale të stomakut.
#* d. Kompleksi vitaminë B12 + faktor intrinsik pastaj arrin pjesën e fundit të [[ileumi]]t. Atje ka receptorë të posaçëm për faktorin intrinsik, me anë të të cilëve bëhet i mundur kalimi i vitaminës B12 brenda [[qeliza]]ve intestinale.
# Shkaqet e mungesës të vitaminës B12 janë të parashikueshme nga më sipër.
#* a. Shkaku numër një i anemisë megaloblastike është anemia pernicioze; anemia pernicioze është sëmundje autoimune që shkaktohet nga goditja e qelizave parietale prej sistemit imun; karakterizohet nga anemia megaloblastike, aklorhidria, dhe gastriti atrofik.
#* b. [[Gastrektomia]].
#* c. Mungesa e vitaminës B12 nga dieta.
#* d. Pamjaftueshmëria e [[pankreasi]]t.
#* e. Sëmundjet e zorrëve, ileiti dhe operacionet kirurgjike me heqje të pjesës të fundit të ileumit.
#* f. Infeksioni nga trematodi Diphyllobothrium latum. Krimbi thith vitaminën B12 për nevojat e veta.
# Shenjat dhe simptomat: anemi megaloblastike dhe simptoma neurologjike (neuropati periferike, parestezi, ulje e propriocepsionit).
# Analizat laboratorike:
#* a. Vihet re rritje e nivelit të [[acidi metilmalonik|acidit metilmalonik]] dhe të [[homocisteina|homocisteinës]].
#* b. Në aneminë pernicioze vihen re [[antritrupa]] drejtuar kundër faktorit intrinsik, si dhe mosthithje e vitaminës B12 orale ([[testi Schilling]]).
# Trajtimi: vitaminë B12.
 
 
== Mungesa e acidit folik ==
# Anemia nga mungesa e [[acidi folik|acidit folik]] ngjan me aneminë nga mungesa e vitaminës B12, por ndryshe nga mungesa e vitaminës B12, mungesa e acidit folik nuk shkakton probleme neurologjike.
# Trupi i njeriut ka nevojë për '''50-200 mg acid folik në ditë'''. Rezervat mjaftojnë për disa muaj.
# Pamjaftueshmëria e acidit folik është pasojë e dietës të keqe, e mosthithjes të ushqimeve nga zorra, e kërkesave të rritura të organizmit (p.sh., shtatzania), ose e përdorimit të inhibitorëve të dihidrofolat reduktazës.
# Shenjat dhe simptomat: anemi megaloblastike pa simptoma neurologjike.
# Analizat laboratorike: niveli i acidit metilamalonik është normal, kurse niveli i homocisteinës është i rritur.
# Trajtimi:
#* a. Acid folik. Ushqime të pasura me acid folik janë bimët e gjelbra si spinaqi, sallata jeshile, brokoli, etj.
#* b. Duhet të jesh i sigurt se nuk ka mungesë të vitaminës B12.
 
[[CategoryKategoria:Hematologji]]
[[CategoryKategoria:Sëmundje]]
 
[[ca:Anèmia macrocítica]]