[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 20:
== Jetëshkrimi ==
 
Lindi në Prizren më 1916 më 29 janar, si i fundmi i katër fëmijëve në familjen e Çup dhe Ganxhe Vilës<ref>[http://www.standard.al/index.php/dosjer/1144-arben-puto-spiunon-lazer-radin-i-cili-u-denua-me-30-vjet-burg-dhe-pune-te-detyruar Arben Puto spiunon Lazër Radin]</ref>. Frekuenton shkollën fillore e të mesme të qytetit të lindjes në periudhën 1922-'29. 1929, si rezultat represionit serb mbas arratisjes së vëllezërve nga shërbimi ushtarak detyrohet të marrë udhën e mërgimit, në Shqipëri duke braktisur kështu dhe bibliotekën e pasur…. 1930-31, vazhdon një vit të shkollës së mesme në gjimnazin e Tiranës. 1931-1938, vazhdon gjimnazin e Shkodrës ku kishte si prof. historie [[Ernest Koliqi]]n, në konviktin “Malet Tona”. 1935-1938, fillon botimet e para në shtypin e kohës (Shtypi, Kombi, Drita, Diana, kryesisht me emër, me inicialet, L.R., apo me pseudonimet Lara, Lapredi, Ladi…). 1936, në verën e atij viti, në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra, njihet me poetin [[Migjeni]]… 1936, grupi përparimtar i shkollës, ku bënin pjesë autori, [[Qemal Stafa]], [[Xhemal Broja]], etje. përgatitë për botim gazetën “Shkëndija”. 1937, ndodhet në [[Roma|Romë]] me grupin e njëqind studentëve shqiptarë. 1938, përfundon me sukses gjimnazin dhe bën të gjitha përpjekjet për të vazhduar studimet në Jurisprudencë në La Sapienza të Romës. Ishte ndër të parët (në mos i pari, njoftuar nga motra e Milloshit) që nxorri shkrime kushtuar vdekjes së Migjenit, tek "Drita" në shtator 1938 dërgon "Migjeni si poet e si njeri". 1938-1942, vazhdon studimet në Itali. 1940, bashkëpunon me gazetën “Tomorri” dhe “Tomorri i vogël” me një seri artikujsh, gjersa ndalohet me protestë të ambasadës jugosllave. Kaplohet nga entuziazmi i fashizmit, tashmë vendlindja e tij ishte bashkuar më trungun mëmë, dhe shkruan broshurën "Fashizmi dhe fryma shqiptare" me parathënje të ''neo-shqiptaristit'' [[Vangjel Koça]]. 1942, laureohet me 110/110 Doktor juris (në Filozofinë e së drejtës) dhe ftohet si asistent profesor në katedrën e prof. Vito Cesarini Sforza. 1942, kthehet në Shqipëri dhe nis stazhin e Avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës. 1943-1944, publikon një seri artikujsh redaksionalë në gazetën “Bashkimi i Kombit” me emër, iniciale dhe me pseudonimin ''Ushtima e Sharrit'' dhe ''Gjergj Komneni''. 1943, në dhjetor martohet me Vitore Vushmaqin. 1944, merr liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë atë. 1944, me 23 nëntor, arrestohet nga partizanët që kishin marrë pjesë në çlirimin e Tiranës. U arrestua më 23 nëntor 1944 në [[Tirana|Tiranë]], dorëshkrimet iu sekuestruan, shkrimet i censurohen. U gjykua në prill të 1945 në atë që njihet si ''[[Gjyqi special (1944-1945)|Gjyqi special]]'', ku u dënua me 30 vjet burgim për interesin e tij rinor e jetëshkurtë rreth politikës. 1944-1954, vazhdon odiseja e pafund e burgjeve të tmerrit komunist. 1952, i arrestohet edhe e shoqja dhe dënohet me dhjetë vite burg. 1954, lirohet nga burgu dhe pa mbushur dy javë interrnohet fillimisht në Savër e më pas në kampin e intelektualëve, në Kuç të Kurveleshit. 1954-1958, interrnimi në kampin e Kuçit të Kurveleshit. 1956-1957, lirohet nga burgu e shoqja dhe u lind fëmija i parë. 1958-1962, i interrnuar në kampet, e Shtyllasit, Radostinës, Gradishtës dhe Çermës. 1959-1963,i lind fëmija i dytë dhe i tretë. 1962-1990, i interrnuar dhe dëbuar në kampin e Savrës. Punon si mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes, dizenjator dhe punëtor krahu në bujqesi
1976, del në pension pleqërie. 1982, demaskohet publikisht si armik i popullit dhe i pakënaqur nga regjimi. 1985-1990, nis të shkruajë kujtimet në tre vëllime, përgatit dy libra me poezi, plotëson veprën “Një verë me Migjenin”, përmbledh kujtimet mbi [[Mirash Ivanaj]]n, përkthen librin “Qytete dhe Fantasma” të Duçiqit. 1988, përkthen poemën e jashtëzakonëshme të Jevrem Bërkoviqit “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, e cila qarkulloi fshehtas dorë më dorë.
1990, kthehet në Tiranë mbas një odiseje gati gjysëmshekullore persekutimi çnjerëzor.