[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim i eshte me është
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 52:
'''Sindromit te Kanerit dhe tiparet klinike:
* Te folurit -pak apo asgjë.
* Aftësia të kryej veprime te pavarura(pake apo shume e kufizuar),
* Izolimi ne vetëvete, ku nuk ekziston apo shumë e kufizuar dëshira për të komunikuar me personat e tjerë (prej edhe vjen emri Autizem-i mbyllyr në vetëvete).
* Sa i përket shkallës së intelegjensës te fëmijve me autizëm duhet cekur se kjo është e ndryshme, ku ka raste që kanë intelegjens të lartë me talente dhe interesime jo të zakonshme(si p.sh interesimi për numra, për planet e udhëtimit) mirpo fatëkeqsisht femijët me A. Kanerit kanë intelegjens pak më të ulët se normalja.
 
'''Sindromi i Apsbergut''', forme më e butë e Autizmit. Kjo formë është e lehtë si në aspektin e shfaqjes të simptomeve e po ashtu sa i perket shërimit te vet sëmundjes.Fillon poashtu mbas moshës 2 vjeqare me paraqitjen e sjelljeve tipike të A.,pra duke u perqendruar në vetëm një veprim,duke levizur të gjitha objektet në formë rrethi pa marrë parasysh se a është i pershtatshëm (si p.sh. një katror apo një libër),me probleme në të folur ku ka raste qe deri në moshen 3 vjeqare nuk flasin.Gjitashtu paraqiten forma më të lehta të vetëlëndimit si dhe një tendencë që në rast të mosrealizimit të dëshires te paraqiten shpërthime të mllefit në mënyrë ekstreme.
Rreshti 68:
 
Në përgjithësi dallojmë këto teori për shkaqet e autismit: njëra konsideron se shkaku i A. është në bazë gjenetike, tjetra si shkaktar konsideron ndryshimet e trurit në fazën e hershme, është i pranishëm mendimi po ashtu se ndryshimet biokimike që ndodhin në trurin e fëmijës mund të jenë shkaktare te A.,tjetra teori konsideron se problemet në përceptimin e botës së jashtme janë fajtore. Vështirësia e gjetjes së faktorit të A. qëndron në kompleksitetin e vetë sëmundjes,për arsye se A. përfshin një pjesë të madhe të aktivitetit njerzor duke filluar komunikimin(të folurit),raportet sociale-ndërnjerzore, mundësitë për aktivitete të pavarura janë të kufizuara.
Përsa i perket faktorit gjenetik si shkaktar i autizmit duhet cekur se shpesh mendohet se prindërit janë ata të cilët janë "fajtorë" për gjendjen e fëmijës duke pohuar se fëmija ka trashëguar gjenet prej prindërve,ky mendim është plotësisht i pasaktë,sepse në të vërtet kur flasim për gjenet si shkak te A.ka të bëjë se materiali trashëgues(gjenet) janë të dëmtuara dhe si te tilla shkaktojnë sëmundje si p.sh tek Down sindrom(mongoloizmi) ku kromozomi 21 është i trefishtë .Përkundër përpjekjeve të shumta që po bëhen për gjetjen e kromozomit "fajtor" duke hulumtuar materialin gjenetik tek binjakët të prekur nga autizmi apo duke hulumtuar materialin gjenetik të fëmijëve të prekur nga autizmi që janë të të njëjtës familje(mundësia që autizmi të paraqitet përsëri në një familje që ka një fëmijë autist është më e madhe se sa tek ato që nuk kanë) parashikohen së paku 10 vite për të arritur deri tek një rezultat per rolin e gjeneve për A. .Po ashtu në kohët e fundit në SHBA është duke u përmendur me të madhe se shkaktari i autizmit është vaksina që jepet kundër fruthit(në gjuhën angleze mumps),rubeolës,varicelës që jepet si kombinim, mirëpo deri tani nuk ka prova të qëndrueshme që vërtetojnë këtë pohim.
Një prej teorive më bindëse është ajo e cila e sqaron A. si pasojë e moskomunikimit të qelizave të trurit(neuroneve) ,ku secila qelizë(neuron) përbëhet nga dendritet(që bëjnë pranimin e informacioneve) dhe nga aksoni(që bën transmetimin e informacioneve në qelizën tjetër).Kjo shihet më së miri duke vështruar fëmijët me A. ku vërehët se ata kuptojnë shumë (pra pranimi i informacioneve bëhet) mirëpo problemet paraqiten gjatë realizimit deri në fund (informacioni i pranuar nuk do të transmetohet më tutje deri në realizimin pëfundimtar).Duke pasur parasysh se ekzistojnë afër 100 miliarda qeliza nervore(neurone)është shumë i vështirë përcaktimi dhe identifikimi i qelizave që nuk janë në gjendje të kryejnë pranimin apo transmetimin e informacioneve.
Zbulimi i para disa viteve të neuroneve "pasqyrë"(mirror neuron apo spiegelneurone)do të ndikojnë në gjetjen e shkaktarit të A.,ku supozohet se këto neurone speciale kanë aktivitet të pakët dhe të kufizuar tek personat me A.
Rreshti 89:
 
[[Kategoria:Psikologji]]
 
[[Kategoria:Sëmundje]]