Pija energjike: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Pijet energjike filluan të shiteshin për herë të parë në vitin 1987 në Austri dhe në vitin 1997 në Amerikë. Në ditët e sotme njihen më shumë se 200 marka në 140 vende dh...
 
v Robot: Faqe e palidhur
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
Pijet energjike filluan të shiteshin për herë të parë në vitin 1987 në Austri dhe në vitin 1997 në Amerikë. Në ditët e sotme njihen më shumë se 200 marka në 140 vende dhe numri i të rinjve që konsumojnë këto pije sa vjen e shtohet dita ditës. Disa prej tyre i konsumojnë si ujë apo soda në mëngjes, drekë, darkë apo në vaktet në mes. Një studim i bërë në Amerikë tregoi se 31% e të rinjve të moshave 12-17 vjeç janë konsumatorë të rregullt të pijeve energjike. Do t'ju duket e pabesueshme por besojeni se ka pije energjike edhe për fëmijët e moshës 4 vjeçare.
Sipas një raporti të dhënë në vitin 2006 në revistën Fortune tregu i pijeve energjike në Amerikë është rritur afërsisht me 700% që nga viti 2000 dhe shifrat vjetore të shitjeve arrijnë në shumën e 5,4 miliard dollarëve. Edhe pse tek ne gjendja nuk paraqitet kaq kritike ky raport është një paralajmërim i rëndësishëm për një vend i cili shkon drejt rrugës së Amerikës.