[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: mn:Блич
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
[[Skeda:Bleach cover 01.jpg|'''Bleach''': Mbullesa (cover) të volumës 1|thumb|250px]]
'''Bleach''' (ブリーチ, Burīchi?) është një serial manga i shkruar dhe ilustruar nga Noriaki "Tite" Kubo. Bleach ndjek aventurat e Ichigo Kurosaki (''Icigo Kurosaki'') pasi merr fuqitë e një Korrësi Shpirtrash (Shinigami ose "Perëndi Vdekjeje") nga një tjetër Perëndi Vdekjeje, Rukia Kuchiki (''Rukia Kuciki''). Fuqitë e tij të sapogjetura e detyrojnë atë të marrë detyrën e mbrojtjes së njerëzve nga shpirtra të keqinj dhe drejtimin e shpirtrave në jetën e përtejme.
 
== Historia ==
Ichigo Kurosaki është një adoleshent që ka dhuntinë e të parit të shpirtrave. Jeta e tij ndryshon menjëherë pas shfaqjes së një Korrësi Shpirtrash -një që drejton lëvizjen e shpirtrave midis botës së njerëzve dhe jetës së përtejme -që quhet Rukia Kuciki, e cila vjen në kërkim të një Holou, një shpirt të humbur të rrezikshëm. Kur Rukia plasohet rende duke mbrojtur Icigon nga Holou, ajo tenton ti transferoje gjysmën e energjisë reiatsu të saj (presioni shpirtëror) Icigos, në mënyre që ai të munde Holoun. Por, Icigo merr puthuajse tere energjinë e saj, duke u transformuar në një Korrës Shpirtrash dhe arrin ta munde Holoun shumë lehtë. Me fuqitë e zbehura, Rukia ngec në botën e njerëzve derisa ti rikthehen fuqitë. Ndërkohë, Icigo duhet të marrë rolin e Rukias duke mundur Holout dhe duke çuar shpirtrat në jetën e përtejme të njohur si Soul Society (''Shoqëria e Shpirtit'').
 
Ndërkohë që koha kalon, Rukia duhet të kthehet në Soul Society dhe superioret e saj mësojnë për vendndodhjen dhe veprimet e saj dhe e dënojnë me vdekje për aktin e paligjshëm të transferimit të fuqive. Edhe pse s'mund ta ndaloje të shkojë në Soul Society, Icigo vendos ta shpëtojë me ndihmën e shokëve të tij të klasës, Orihime Inoue, Yasutora Sado e Uryū Ishida, dhe me ish-Korrësen e Shpirtrave Yoruichi Shihōin dhe Kisuke Urahara. Sapo shkojnë në Soul Society ata luftojnë kundër elitave të ushtrisë së Korrësve të Shpirtrave dhe përpiqen të arrijnë te Rukia përpara ekzekutimit të saj.
 
Zbulohet se ekzekutimi i Rukias dhe tentativa për shpëtim e Icigos ishin manipuluar nga një Korrës Shpirtrash, Sōsuke Aizen, i cili mendohet të ketë vrare, si pjesë e një plani për të kontrolluar Soul Doiety. Aizen tradhton shokët e tij të tjerë duke u bashkuar me Holout më të fortë, Espadat. Pra Aizen behet antagonisti kryesor i serialit dhe Korrësit e Shpirtrave bashkohen me Icigon. Në këtë pikë, Bleach vazhdon luftërat midis Korrësve të Shpirtrave, Espadave dhe Aizenit. Pas çdo mundje ku ishte i përfshire, Icigo trajnohet për të qenë mjaftueshëm i fortë për të përballuar Aizenin i vetëm. Pasi Aizen është dobësuar, një magji që Urahara e kishte fshehur më parë brenda tij, aktivizohet dhe e vulos atë, duke i dhëne fund konfliktit dhe largohet nga Soul Society për ta burgosur atë. Për shkak se Icigo përdor të gjitha fuqitë e tij si Korrës Shpirtrash për të mundur Aizenin, ai i humbet ato fuqi dhe kthehet në një njeri të zakonshëm serish.
 
17 muaj më vonë shfaqen një grup njerëzish të quajtur "Xcution". Ata kanë fuqi si të Holouve që i lejojnë ata të nxjerrin shpirtrat që jetojnë në çdo substance dhe ata duan të shpëtojnë prej tyre. Për të arritur këtë, ata i afrohen Icigos dhe e informojnë se ata duan të rikthejnë fuqitë e tij të humbura në mënyre që ata të transferojnë fuqitë e tyre tek ai.
 
== Media ==
=== Manga ===
Kapitujt e mangës Bleach janë shkruar dhe ilustruar nga Tite Kubo. Në Japoni, ato janë publikuar në të përjavshmen Shueisha Shōnen Jump që prej 2001, ku kapituj të ndryshëm ishin vendosur në një volum tankōbon dhe secila prej tyre përfshinte një poemë bazuar në personazhin e kopertinës. Volumi i parë u publikua më 5 Janar 2002 dhe deri më Dhjetor 2010 janë publikuar 48 volume.
 
Licensori amerikano-verior Viz Media ka serializuar kapitujt në Shonen Jump ne Amerikën e Veriut që prej Nëntorit 2007. Deri në Dhjetor 2010 janë publikuar 34 volume.
 
=== Seriali i animuar ===
Episodet e serialit televiziv të animuar Bleach drejtohen nga Noriyuki Abe dhe prodhohen nga TV Tokyo, Dentsu, dhe Studio Pierrot. Episodet janë shfaqur në TV Tokio në Japoni që prej 5 Tetorit 2004.
 
Versioni në anglisht i serialit Bleach u shfaq për herë të parë në televizionin YTV në Kanada më 8 Shtator 2006. Cartoon Network filloi të transmetonte Bleach mbrëmjen e ardhshme në bllokun Adult Swim. Adult Swim ndaloi transmetimin e episodeve të reja në anglisht më 20 Tetor 2007 pasi kishte dhëne 52 episodet e para. U zëvendësua me një serial tjetër të Viz Media, Death Note, që ti jepte studios më shumë kohë për të dubluar Bleach.
 
Seriali filloi përsëri më 2 Mars 2008 por ndaloi prapë më 21 Nëntor 2009 pasi kishte transmetuar 167 seri. Seriali u kthye serish më 28 Gusht 2010 në Adult Swim.
Në Gusht 2009 në Japoni ishin publikuar 49 komplete DVD nga Aniplex. Viz Media ka lëshuar 31 komplete DVD në anglisht së bashku me tre kuti DVD që përmbajnë 5 sezonet e para të serialit.
 
=== Muzika ===
Prodhuar nga Shirō Sagisu, janë lëshuar 11 CD me muzikën e serialit dhe filmave Bleach. Bleach Original Soundtrack 1 u publikua më 18 Maj 2005 e cila përmbante 25 këngë duke përfshire edhe muzikën hapëse dhe mbyllëse. Bleach Original Soundtrack 2 u publikua më 2 Gusht 2006 dhe përmbante 23 muzika instrumentale. Bleach Original Soundtrack 3 u publikua më 5 Nentor 2008 me 27 muzika instrumentale. Bleach Original Soundtrack 4 u lëshua më 16 Dhjetor 2009 me 30 muzika instrumentale. Bleach : Memories of Nobody Original Soundtrack u publikua me 25 muzika nga filmi Bleach : Memories of Nobody. Një disk u publikua për filmin Bleach : The DiamondDust Rebellion, me rreth 30 këngë nga filmi, që u pasua nga një disk i tretë për filmin Bleach : Fade to Black, I Call Your Name, me 29 këngë. Bleach : The Best përmban 12 nga temat hapëse dhe përmbyllëse të serialit në versionet e plota, dhe më pas u pasua nga Bleach : Best Tunes, që përmban 12 këngë të tjera.
 
=== Filmat ===
Ka 4 filma të bazuar në serialin Bleach, të drejtuar nga drejtuesi i serialit, Noriyuki Abe. Filmat janë publikuar në Dhjetor të çdo viti duke filluar nga 2006.
Filmi i parë, Bleach : Memories of Nobody, u publikua në Japoni më 16 Dhjetor 2006. Filmi përqendrohet në veprimet e "Te errteve", të cilët u dëbuan nga Shoqëria e Shpirtrave dhe tashme duan ta shkatërrojnë atë dhe Botën e Njerëzve.
 
Filmi i dyte, Bleach : The DiamondDust Rebellion, u publikua në Japoni më 22 Dhjetor 2007. Historia ka të bëjë me përpjekjet e kapitenit të Divizionit 10, Tōshirō Hitsugaya për të pastruar emrin e tij pasi një artefakt që i përket mbretit të Shoqërisë së Shpirtrave vidhet prej tij.
 
Filmi i trete, Bleach : Fade to Black, I Call Your Name, u publikua në Japoni më 13 Dhjetor 2008. Në film, anëtaret e Shoqërisë së Shpirtrave kanë amnezi, të shkaktuar nga një Holou, duke i bërë ata të humbasin kujtimet për Icigon dhe Rukian. Kur Icigo shkon në Shoqërinë e Shpirtrave, zbulon se Rukia nuk ka harruar vetëm atë por edhe identitetin e saj.
 
Filmi i katërt, Bleach : The Hell Verse, u publikua në Japoni më 4 Dhjetor 2010. Icigo shkon në portat e Ferrit, ku shkojnë Holout që kanë bërë vepra të këqija gjatë jetës si njerëz.
 
=== Mjuzikell ===
Bleach është huazuar në një sere mjuzikellave rroku, nga Studio Pierrot dhe Nelke Planning. Janë prodhuar 5 shfaqje muzikore, gjithashtu performanca të njohura si "Live Bankai Shows". Performanca e parë u mbajt më 17-28 Gusht 2005 në Space Zero Tokyo.
 
{{anime-manga-cung}}