Pjer Abelardi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: Faqe e palidhur
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
[[Skeda:Heloïse et d'Abélard.jpg|thumb|250px|ABÉLARD]]
'''Pjer Abelardi''' (ABÉLARD, Pierre), filozof francez (1079 -1142), u lind më 1079 në Pale, pranë Nantës, në një familje të fisnikërisë së vogël. Formimin e tij "universitar" e nisi që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Në fillim shkoi në shkollën filozofike të "nominalistit" të famshëm Roselën dë Kampienjë, para se të shkonte më 1100 në Paris, në shkollën e kundërshtarit të tij intelektual, "realistit" Gijom dë Shampo (1070-1121). Kritika e mprehtë ndaj mësimeve të mësuesit të tij të ri e detyroi shumë shpejt ta braktiste edhe këtë shkollë, për të dhënë vetë mësim në Melën, pastaj në Korbeil. Abelardi shkoi në Paris rreth moshës tridhjetëvjeçare dhe hapi në malin Sent Zhenevievë, në zemër të lagjes së sotme "Latën", shkollën e vet filozofike. Më 1115 u bë drejtori i shkollës së katedrales Notre-Dame, ku dha me shumë sukses mësim. Këtu filloi dhe lidhja e tij me njërën nga nxënëset e tij të shkëlqyera, Heloizën, mbesën e kanonikut Fylber.