[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: Faqe e palidhur
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 3:
Lëvizja e bogomilëve u përhap nga Filipopolisi (Plovdivi) në Bizant, ku idhtarët e saj u shtypën egërsisht në fillim të shekullit XII, jo vetëm për bindjet fetare, por me sa duket edhe për nacionalizmin e tyre sllav dhe për pakënaqësinë ndaj kulturës bizantine. Megjithatë, ata ia dolën të vazhdonin në Ballkan e në Azinë e Vogël deri në periudhën e push-timit Osman. Bindjet e bogomilëve, të dënuara nga Kisha e Krishterë si herezi, u përhapën edhe në Itali e në Perëndim. Bogomilët u quajtën në masë të madhe si pararendës të lëvizjes katar (Cathare) në Francën jugore. Ndër bashkësitë katare të Europës perëndimore më 1250 ishte një Ecclesia Albanensis, një bashkësi fetare dualiste e përqendruar rreth Milanos, Veronës dhe Desenzanos, themeluesit e së cilës, duke gjykuar nga emri, mund të kenë ardhur nga Shqipëria.
Djepi i Bogomilizmit të Mesjetës në Ballkan përkon afërsisht me ter-ritorin e Republikës së Maqedonisë së sotme dhe me viset jugperëndi-more të Bullgarisë. Deri në fundin e shekullit XII lëvizja ishte përhapur në Serbi, në Bosnjë dhe në Hercegovinë. Nuk dihet se deri në çfarë shkalle e ushtroi ndikimin e saj në Shqipëri. Meqë bogomilizmi maqedonas kishte rënë dhe praktikisht ishte zhdukur në shekullin XIV, periudhë kjo kur fiset nomade shqiptare ishin ende në fazën e konsolidimit fillestar, nuk ka gjasa që ky besim kryesisht sllav të ketë patur ndonjë ndikim të thellë në popullsinë vendëse të Shqipërisë.
 
 
 
[[Kategoria:Feja]]