[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Ndryshim i emrit shqiperi në Shqipëri
Rreshti 64:
Gjeografia padyshim është një ndër shkencat më të vjetra.
 
Që në parahistori njerëzit kanë tentuar të sqarojnë zhvillimin e proceseve natyrës, mandej t’i njohin renditjet kronologjike edhe pse shkenca në një mënyrë ka qenë e pranishme në pjesën më të madhe të civilizimeve të lashta. Shkrime më të shumta për natyrën si tërësi i hasim te filozofët antikë. Për gjeografinë rezultate të rëndësishme nga ajo kohë ka dhënë [[Aristoteli]] - për mozaikun e sipërfaqes së tokës dhe brezat e nxehtësisë dhe [[Erastoteni]] - mbi madhësinë dhe dimensionet e [[Toka|Tokës]]. Erastoteni në shekullin e III p.e.s. i pari e përdori termin gjeografi. Mjaft rendesi mori vepra e Klaud Ptolemeut "Syntaksis" qe u be ligj per boten shkencore deri ne kohen e Kopernikut.Ai paraqiste ne te shtrirjen e botes se njohur deri ne ate kohe,te percaktuara mbi bazen e koordinatave gjeografike,pozicionin e qyteteve dhe te grykederdhjeve lumore (madje dhe te vendit tone Shqipërise)
 
Në mesjetë vjen deri te stagnimi i shkencave në përgjithësi duke përfshirë edhe gjeografinë. Shkencat e atëhershme janë zhvilluar gjithashtu edhe në kuadër te civilizimit [[islam]]. Gjeografët më të dalluar të kësaj kohe janë [[Al-Biruni]] dhe [[Al-Idrisi]]. Gjate kesaj periudhe shkenca e gjeografise ne pergjithesi, nuk avancoi,madje disa arritje te antikitetit ,si pershembull,koncepti mbi rrumbullakesine e Tokes, formimin e maleve etj.,nuk shpjegoheshin me dukurite natyrore ,por me ato fetare.Po keshtu dhe dyndjet e fiseve barbare,krahas shkaterimeve te shumta penguan mjaft edhe zhvillimin e metejshem te arritjeve te antikitetit.Gjate kesaj periudhe per tu permendur jane zbulimi i ishujve veriore te Oqeanit Atlantik dhe te kontinentit te Amerikes Veriore ne vitin 1000 nga vikinget,udhetimet ne Azi te Plan Karpinit,Ribruhut,te Marco Polos,njohurite gjeografike te arabeve etj.