Autostrada Shqipëri-Kosovë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
[[Skeda:Motorway_direction_sign-ALB.svg|thumb|A sign of the A1 (Rreshen-Kalimash)]]
== Historia ==
Rruga u lëshua në përdorim në [[qershor]] të vitit [[2009]] nga kryeministri shqiptar [[Sali Berisha]]{{cito}}. Kjo autostradë e lidh Durrësin dhe Shëngjinin me [[Vendkalimi kufitar|vendkalimin kufitar]] me [[Kosova|Kosovën]] në Morinë ndërsa kalon nëpër [[Thumanë]], [[Mamurras]], [[Laç]], [[Milot]], [[Rrëshen]], [[Reps]], [[Thirra|Thirrë]], [[Kalimash]] e [[Kukës]] ndër të tjera. Ajo ka një [[Gjerësia|gjerësi]] 25-31 [[metra]], [[Gjatësia|gjatësi]] prej 170 [[Kilometri|kilometra]] dhe në të zhvillohet [[Shpejtësia|shpejtësi]] 80–120&nbsp;km/h. Nga kufiri në [[Morinë]] deri në [[Durrës]], rruga ekzistuese 180 kilometërshe që përshkohej për 6 deri 7 [[Ora|orë]], është kthyer në një rrugë të shpejtë që të mund të kalohet për vetëm 2,5 orë.<ref name="youtube1">{{cite web | url=http://www.youtube.com/watch?v=dUSN8xCWyJs | title=RTK, emisioni ''"Ekonomia e re"'' }}</ref>
 
Autostrada afron Kosovën me Shqipërinë dhe [[bregdeti]]n e [[Deti Adriatik|Adriatikut]] duke u lidhur edhe me një projekt të ngjashëm në Kosovë, [[Autostrada Merdare-Vërmicë|autostradën]] [[Merdare]]-[[Vërmicë]], momentalisht në zhvillim e sipër. Projekti është pjesë e koridorit Europiano-Juglindor R7 që lidh Lezhën nëpërmjet Prishtinës me Korridorin X në Nish të Serbisë.<ref>http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/projects-in-focus/donor-coordination/2-3_april_2009/working_group_transport_seeto_en.pdf</ref>
 
Për herë të parë është ideuar nga dy ish-presidentet, i [[Shqipërisë]] dhe i [[Kosovës]], përkatësisht [[Sali Berisha]] dhe [[Ibrahim Rugova]], në vitet 1992-1994. Më vonë, është përmendur nga ish-kryeministri shqiptar [[Pandeli Majko]]{{cito}} në vitin [[1999]]; projekti filloi të realizohet në vitin [[2003]], kur [[Banka Botërore]] [[Financimi|financoi]] [[studimi]]n e [[fizibiliteti]]t që përshkon kjo autostradë tani. <!-- [[Skeda:Autostrada durres prishtine-2.jpg|Punët në autostradë|left|250pz|thumb]] -->