[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 17:
'''Charleston''' (shqiptohet Çarlston) është një qytet në shtetin amerikan të [[South Carolina|Karolinës së Jugut]]. Ai është qyteti i dytë më i madh i shtetit. Charleston u bë selia e [[Charleston County|Qarkut të Çarlstonit]] në 1901 kur ky qark u krijua. Emri origjinal i qytetit ishte Charles Towne në vitin 1670, dhe ai u zhvendos në vendndodhjen e tij të tanishme (Oyster Point) nga një vend në bregun perëndimor të lumit Ashley (Albemarle Point) në 1680. Ai e mori emrin e tij të tanishëm në 1783. Në vitin 1690, Charleston ishte qyteti i pestë më i madh në Amerikën e Veriut, dhe mbeti ndër dhjetë qytetet më të mëdha në [[Shtetet e Bashkuara]] deri në regjistrimin e vitit 1840.
 
Charleston është i njohur si Qyteti i Shenjtë për shkak të shquarjes së kullave të kishave mbi pamjen e qytetit, sidomos majat zbukuruese të shumta, si dhe për faktin se ai ishte një nga qytetet e pakta në trembëdhjetë kolonitë origjinale që siguronte tolerancë fetare për jo-katolikët, edhe pse e kufizuar. Shumë hyguenotë (anëtarë të Kishës së Reformuar Protestante) shkuan në Charleston.
 
[[Kategoria:Qytete në SHBA]]