Dhimitër Tutulani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim i stampës {{joref}} me {{pa referenca}}
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 2:
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = Dhimitër Tutulani
|FOTO = [[FiguraSkeda:Dhimitër_Tutulani.jpg|200px]]
|Emri = Dhimitër
|Mbiemri = Tutulani
Rreshti 23:
Në 22 dhjetor 1908 u çel Klubi shqiptar i Beratit “Bashkimi”, një qendër kulturore ku mblidheshin qytetarë patriotë nga shtresa të ndryshme sociale, të cilët nën pektun e kulturës zhvillonin aktivitete për formatimin e një lëvizje patriotike, në të cilën nuk kishte si të mos përfshihej dhe Dhimitër Tutulani.
Shumë shpejt, ai u bë një zë i fuqishëm që arsyetonte idetë me veprimet dhe elokuencën si avokat në mbrojtje të shtresave më të varfëra. Në vitet 1908-1912, në nahijen e Beratit u ngritën disa çeta të armatosura në mbështetje të të drejtave kombëtare në Shpirag, Skrapar, Gllavë, etj. Në 1911 u krijua në Berat Komiteti i Shqiptarëve për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare, e drejtuar nga Pleqësia Këshillonjëse, ndërsa në 23 korrik 1912 u mblodh Kuvendi i Sinjës, që doli me kërkesa politike, pasi Memorandumi i Sinjës kërkonte autonominë e Shqipërisë.
Në këto lëvizje të ethëshme, beratasit ishin aktorët kryesorë dhe mes patriotëve spikati me fjalimet e tij avokat Dhimitër Tutulani. Ishte ky kontribut aktiv që ai u zgjodh delegat në Kuvendin e Vlorës, në 28 nëntor 1912, bashkë me Babë Dudë Karbunarën dhe [[Iliaz Bej Vrioni|Iliaz VrioniVrionin]]n nga qyteti i Beratit, ku nënshkroi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Dh. Tout.”.
 
Vetëm 6 vjet më pas, në dhjetor 1918, ai u zgjodh delegat i Beratit në Kongresin e Durrësit që u mbajt në 25- 27 dhjetor në përpjekje për formimin e qeverisë shqiptare, në çastet kur territori rrezikohej më shumë se kurrë. Kongresi i Durrësit zgjodhi Qeverinë e Përkohshme dhe një prej votuesve ishte dhe firmëtari i Pavarësisë, Dhimitër Tutulani. Dy vjet më vonë mori pjesë si delegat në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]].
Rreshti 29:
Si jurist i diplomuar, aktiviteti i tij politik nuk u shkëput nga ai social dhe i kulturës kombëtare. Ai ka lënë firmën e vet edhe në në aktin e shkëputjes së Kishës shqiptare nga Partriakana greke. Avokat Tutulani ishte delegat në Kongresin e Kishës Ortodoke që u mbajt në [[10 shtator]] [[1922]] në shkollën e lagjes Mangalem në Berat, prej nga doli vendimi për formimin e kishës autoqefale shqiptare, një dëshirë e hershme e besimtarëve për të pasur kishën e tyre të pavarur. Ortodoksët shqiptarë, të udhëhequr nga kanoni kryesor "Kishë e lirë në shtet të lirë", vendosën që të gjitha ritualet fetare të bëhen në gjuhën amtare, shqip. Dhimitër Tutulani shërbeu më se 35 vjet si anëtar i Dhimogjerondisë në Mitropolinë e Beratit deri në vdjekje.
Si qytetar nuk la pas detyrimet ndaj qytetit. Ndër vite, Dhimitër Tutulani kreu disa detyra shtetërore. Në vitin 1923 u zgjodh zv/prefekt, ndërsa në janar 1925 kryetar i Bashkisë së Beratit. Në zgjedhjet e para lokale të Beratit, në maj 1922, ai ishte anëtar në komisionin e zgjedhjeve. Përgjatë viteve, ishte i zgjedhur në organet administrative qytetare. Në vitin 1930, u votua nga Asambleja e Bashkisë si anëtar në Këshillin e Përhershëm, pranë kryetarit të bashkisë. Vdiq në Berat, duke lënë të shkruar në testament se një pjesë të pasurisë së tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, mirëqënie, etj.
 
 
 
 
 
[[Kategoria:Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë]]
[[Kategoria:Berat]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
 
[[en:Dhimiter Tutulani]]