[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
{{Infobox MKD fshat| height="200"
| foto harta=[[FiguraSkeda:noimage.jpg|140px]]
| emri= Dobrosht
| komuna= [[Komuna e Tearcës]]
Rreshti 30:
Fshati Dobrosht ka një përqindje të madhe të banorëve që marin ndihma sociale. Rinia e fshatit edhe pse me përgaditje përkatëse arsimore, me të mesme dhe një numër simbolik me arsim fillor, nuk janë të punësuar apo simbolikisht janë në administratën shtetërore. Si në shumë vende të tjera edhe në arat e këtij fshati që janë mbi 5 ha, një numër i banorëve shfrytëzojnë kultura të ndryshme të bujqësisë, por që janë për nevojat familjare dhe sadopak për treg. Vetë shtrirja e bukur rrëzë Malit Sharr të jep përshtypje se ky fshat është në zhvillim e sipër për çka dëshmonjnë edhe shtëpitë e reja të ndërtuara në këto 5 vjetët e fundit si dhe nuk është evidente komponenta e migracionit fshat-qytet apo diku më larg.<ref name=tetova.de/>
 
=== Infrastruktura ===
Të gjitha investimet në infrastrukturën e këtij fshati kënaqin, sepse deri tani gjithçka është bërë me vetë kontributin e dobroshtasve, me përjashtim të rrugës rajonale e cila është ndërtuar në vitin 1968. Në Dobrosht uji për pije është i ndaluar nga Enti i epidemologjisë. Ai së pari duhet të zihet për tu përdorur dhe u mungon një pishinë, për të cilën bashkësia vendore ka përgaditur project i cili do të kushtojë mbi 150 mijë euro, që do të thotë se pjesërisht do do ta zgjedhë këtë problem jetik. Banorët e Dobroshtit janë me lidhje telefonike të rrjetit tokësor, por ankohen se kanë nevojë edhe për numra të rinj. Ndriçimi publik i këtij fshati, siç shprehte kryetari i bashkësisë vendore Isen Hasani, "duhet të sanohet në bashkëpunim me komunën e Tearcës". Gjithashtu, edhe pse janë instaluar dy trafostacione për të cilat janë i janë mirënjohës Nadi Sulejmanit, zëvendësdrejtor në Elektrodistribucionin e Tetovës, thonë se kanë nevojë edhe për tre tranfostacione të reja që besojnë se do të hasin në mirëkuptim tek organet përkatëse të elektrodistribucionit. Rrugicat janë të shtruara me asfalt dhe kuti bekatoni si dhe është rregulluar sadopak kanali, i ci li shërben për ujërat e zeza që në vitin 1985 që ka kushtuar rreth 2 milion marka gjermane. Aktualisht ka dy palë varreza, ato të vjetrat dhe të rejat.<ref name=tetova.de/>
 
Rreshti 38:
Në fshat ka disa vite që funksionon teatri për fëmijë "PINOKIO". Duhet theksuar se është një sensacion, që në fshatrat e Pollogut të gjendet një veprimtari e tillë si e teatrit "PINOKO". Trupa teatrale e teatrit "PINOKIO", përbëhet nga aktorë amatorë, por kryesorja është që nga ata zhvillohet një art, që në rrethinën tonë të pakonkurencë ka vlerë të madhe për dashamirët e artit që janë të paktë në numër. Teatri amator për fëmijë u formua në fillim të vitit [[1998]] dhe deri tani ka arritur të shfaq një mori pjesësh teatrale për fëmijë.<ref name=tetova.de/>
 
=== Arsimi ===
[[FiguraSkeda:FshatiDobrosht.JPG|thumb|300px|Pamje nga fshati Dobrosht, 2005.]]
Në shkollën fillore qendrore "Faik Konica" të Dobroshtit, mësojnë 480 nxënës në dy ndërrime me 19 paralele, ku drejtor i shkollës është Ramadan Azemi. Kjo shkollë për herë të parë u ndërtua në vitin [[1926]] ku mësimi është ndjekur në gjuhën sërbo-kroate. Është rindërtuar në vitin 2000 prej Shoqatës italiane "ICRM" në shumë prej 25 mijë euro, ku me 20 % të mjeteve financiare ka marë pjesë edhe shkolla. Më 13.11.2002 në Lagjen e Poshtme, solemnisht u inaugurua objekti i ri i shkollës lu do të mësojnë 117 nxënës në 5 paralele ; një fsohnjore, tri fillore dhe një të klasë e përzier në gjuhën maqedonase. Në praninë e shumë mysafirëve dhe sirtarëve eminent nga vendi dhe jashtë, solemnitetin e shpalli të hapur Ramadan Azemi- drejtor i shkollës fillore "Faik Konica". Në këtë solemnitet përshëndetën me fjalë rasti shumë personalitete të shquara si përfaqësues nga shoqatat e ndryshme donatore për ndërtimin e këtij objekti. Shkollën e re e lëshuan në përdorim Lorens Batler-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni dhe Ramadan Azemi drejtor i shkollës. Objektin e ri e kanë financuar Ministria e Arsimit të Republikës së Maqedonisë dhe donatorët USAID, IOM, CRS, UNCHR e të tjerë, të cilëve për kontributin e dhënë iu ndanë mirënjohje publike. Kjo godinë e re paraqet gëzim të madhpër vogëlushët e Lagjës së Poshtme të Dobroshtit, sepse mësimet do t'i vijojnë afër shtëpive të tyre. Gjithashtu me nder të veçantë i kujtojnë mësimdhënësit e parë si : Muhamet dhe Istref Mahmuti, Nexhat Pustina, Adile Pustina, Selajdin Qazimi, Enver Shala, Enver Murati, nga Dobroshti: Zelfi Aliti, Jakup Aliti, Menaf Elmazi, Kurtish Aliti, Jumni Elmazi, Selim A. Selimi, Setki Azemi e të tjerë.<ref name=tetova.de/>
 
=== Sporti ===
Me ndihmën e IOM-it para disa viteve është ndërtuar edhe fusha sportive në qendër të fshatit. Vite me rradhë në Dobrosht ka funksionuar vetëm një klub fudbolli i njohur si "Slloga", klub në të cilin të drejtë ekskluzive për udhëheqje kanë pasur maqedonasit dhe ndonjë shqiptar. Ky ishte qëllimi kryesorë që shumë aktivistë dhe dashamirë të sportit gjatë vitit 1998 të riorganizohen dhe klubit në fjalë t'ia ndërojnë emrin nga KF "Slloga" në KF "Dobrosht 98", ku shumica dërmuese e udhëheqësisë ishin shqiptarë. Ambiciet e klubit ishin të mëdha, por kuvendi i 25 dhjetorit-1998 në LF të Tetovës ishte i kobshëm për shumë klube shqiptare dhe prej atëherë ky klub ka ngrirë aktivitetet e veta. Në sezonin e ardhshëm klubi përsëri do të riaktivizohet. KF "Dobroshti 98" ka kushte optimale për garim të suksesshëm, kur dihet se disponon me terren të fudbollit.<ref name=tetova.de/>
 
== Politika ==
 
Bashkëpunimi me komunën e Tearcës Bashkësia vendore e cila ka anëtarë të cilët janë thuajse të gjihtë me fakultete si dhe me tituj shkencorë, kanë dy këshilltarë komunal e i kanë të harmonizuara qëndrimet dhe kërkesat për të mirën e vetë fshatit, të cilën gjë e konfirmon edhe kryetari i kësaj komune Llokman Elezi, i cili deklaron: "Bashkpunimi me Bashkësine vendore dhe me komunën e Tearcës nëpërmjet këshilltarëve nga ky fshat janë shumë të mira, edhe pse fsahti Dobrosht i ka karakteristikat e veta. Për nevojat dhe kërkesat jetika i kanë të harmonizuara veprimet dhe qëndrimet që dëshmon se edhe Këshilli i bashkësisë vendore thuajse të gjitha projektet i koordinon në interes të ndërsjelltë, pra komunë-bashkësi vendore, që bashkërisht të ndihmojnë në të mirën e të gjithve edhe pse presin ende investime në rrafshin e infrastrukturës. Për të ardhmen shprehin dyshim, por prapëseprap ka shenja optimizmi se do të bëhet mirë nëse jetësohet Marrëveshja e Ohrit. Si shumë fshatra, edhe ky fshat me banorët e vetë shpresojnë në ditë më të mira".<ref name=tetova.de/>
Rreshti 66:
{{MKD-gjeo-cung}}
 
[[CategoryKategoria:Fshatra në komunën e Tearcës]]
 
[[bg:Доброще]]