[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti ndryshoj: yo:Pópù Clement 11k
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
[[Skeda:Clement XI.jpg|thumb|Klementi XI ose Gjon Françesk Albani]]
[[Skeda:ClemensXI.png|thumb|200px|Monedhë që tregon Klementin XI]]
'''Papa Klementi XI''', '''Gjon Françesk Albani''' u lind në [[Urbino]] ([[Italia|Itali]]) me [[23 korrik]] [[1649]]. Me [[9 tetor]] [[1700]] fillon detyrën e [[Papa|Papës]]. Papa Klementi XI - Albani vdiq me [[19 mars]] [[1721]] mbasi e udhëhoqi [[Kisha katolike romake|kishën katolike]] për 21 vjet rrjesht dhe rreshtohet i katërti për nga vitet ne krye të Kishës Katolike mbas [[Shën Pjetri]]t me 35 vjet, [[Papa Pio IX]] me 31 vjet, [[Papa Gjon Pali]]-t me 26 vjet.
 
== Jeta dhe veprimtaria ==
Në vitin [[1660]], pas kryerjes së shkollës fillore, shkoi në [[Roma|Romë]] për të ndjekur kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin [[1668]] diplomohet në drejtësi. Në vitin [[1670]] fillon karrierën kishtare. Nga [[Papa Inoçenti XI]] u emërua sekretar i [[Breva]]ve (dekreteve papnore). Me [[13 shkurt]] [[1690]], emërohet kardinal. Me 9 tetor [[1700]] zgjidhet Papë i kishës katolike.
 
== Ndihmesa e Klementit XI për Shqipërinë ==
Rreshti 45:
 
== Figura e Klementit XI në historinë shqiptare ==
Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me "gjak shqiptar, "si një Pape me "origjine shqiptare, " si Papa qe ka thirrur [[Kuvendi i Arbërit|Kuvendin e Arbërit]] me [[1703]] dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare. Emri i tij nga disa studiues është përmendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur ti takonte një bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe [[Shqipëria|Shqipërinë]]. Në këtë mënyre, kësaj figure madhështore te popullit shqiptar nuk i është kushtuar një kapitull i domosdoshëm ne historinë e Shqipërisë. Megjithatë i rëndësishëm është fakti se ne asnjë rast nuk shpërfillet prejardhja e tij shqiptare nga autorë te huaj, por përkundrazi theksohet "krenaria" e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij për çështjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si një veprimtari atdhetare. Papa Klementi XI - Albani e dinte fort mire atë fjalën ungjillore "se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet e
saj," ashtu si kundër çdo shqiptar, veçanërisht ne shtetet e huaja, dallohet në shqiptarizmin e tij, nga veprat qe ai kryhen ne dobi te çështjes kombëtare dhe te jetës se shqiptareve. Kështu qe edhe për Papa Klementin XI - Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmin e tij se sa e dine në të vërtete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja janë larguar pak a shume nga traditat evropiane. Qëndrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Francesk - Albani te zgjidhet Pape, për te dhëne një kontribut me te madh edhe në jetën politike ne ato vite, kur Evropës po i kërcënohej rreziku nga [[Perandoria Osmane]], e cila mbante nen sundim gati te gjithë Evropën Juglindore. Kohet e fundit e sidomos nga autoritetet me te larta te Kishës Katolike, është përmendur emri i Papa Klementit XI- Albani, nëpërmjet lëvizjeve me te mira te se kaluarës se lavdishme te shqiptareve dhe te luftës se popullit shqiptar për liri dhe pamvaresi.